TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Njoftim për mënyrën e fiskalizimit të faturës së mallrave të importuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit se procesi i përmirësimit të procedurës së fiskalizimit të faturave të huaja për mallrat e importuara do të përfundojë brenda pak ditësh.

Ky përmirësim ka të bëjë me saktësimin dhe përputhjen në mënyrë automatike të vlerave të TVSH-së, si në deklaratën doganore, ashtu edhe në vlerën e faturës që fiskalizohet.

Për të mundësuar fiskalizimin e faturave të mallrave të importit, në rastet kur ju shfaqen diferenca shumë të vogla, ju duhet:

  • të shtoni një rresht në fund të faturës me përshkrimin “Rakordim”, duke vendosur vlerën e diferencës së shfaqur dhe në këtë mënyrë do të përputhjet dhe barazohen vlerat ndërmjet deklaratës doganore dhe faturës që fiskalizoni në portalin SelfCare. Vlera që do të shtohet për saktësim nuk mund të jetë më e madhe se 99 lekë.

  • Më pas mund të vijoni me fiskalizimin e faturës.

Dorëzimi i librave të shitjes dhe blerjes do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarisë tuaj të deklarimit elektronik në e-filing.

Për çdo problematikë të hasur në zbatimin e kësaj procedure, ju mund të na kontaktoni duke komunikuar me HelpDesk për Fiskalizimin drejtpërsëdrejti nga portali i dedikuar http://helpdesk.tatime.gov.al/, duke dërguar email në adresën [email protected] apo duke kontaktuar Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 00 02.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

 

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online