TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2) NVE: Seksioni F – Ndërtimi


SEKSIONI F – NDËRTIMI

Ky seksion përfshin ndërtime të përgjithshme dhe aktivitete ndërtimore të specializuara për ndërtime dhe pun- ime inxhinierike. Këtu përfshihen punime të reja, riparime, shtesa dhe ndryshime, ngritjen e ndërtesave ose strukturave të parafabrikuara në kantieret e ndërtimit si edhe ndërtime me karakter të përkohshëm.

Ndërtime të përgjthshme janë ndërtimet e ndërtesave të plota, ndërtimet e zyrave, njësive tregtare dhe të tjera ndërtime publike e të shërbimeve, ndërtesat e fermave etj, ose punime inxhinierike si rrugë, autostrada, ura, tunele, hekurudha, aeroporte, porte, dhe të tjera projekte ujore, sisteme ujitje, sisteme kanalizimi, lehtësira industriale, kanale dhe linja elektrike, komplekse sportive  etj.

Këto punime mund të kryhen vetë ose me pagesë me bazë kontrate. Pjesë të punimeve dhe madje edhe punimet në tërësi mund të kryhen me kontraktorë. Një njësi e cila mban përgjegjësinë për punimet e kryera klasifikohet në këtë seksion.

Gjithashtu këtu përfshihet edhe riparimi i godinave dhe punimet inxhinierike. Ky seksion përfshin ndërtimin e plotë të ndërtesave (ndarja 41), ndërtimin e plotë të punimeve inxhinierike (ndarja 42), si edhe punimet e specializuara të ndërtimit, nëse kryhen vetëm si pjesë e procesit të ndërtimit (ndarja 43).

Qiramarrja e makinerive të ndërtimit me operator klasifikohet bashkë me punimin ndërtimor specifik të kryer me këto makineri.

Ky seksion përfshin gjithashtu kryerjen e projekteve të ndërtimit ose të punimeve inxhinierike duke pasur mjetet financiare, teknike dhe fizike për realizimin e projekteve të ndërtimit për shitje. Nëse këto projekte ndërtimi kryhen jo për t’u shitur, por për nevojat e veta (p.sh qiradhënia e hapësirave në këto godina, aktivitete prodhimi në këto ndërtesa), njësia mund të mos klasifikohet atje, por sipas veprimtarisë së saj operacionale, p.sh. agjensi imobiliare, prodhim etj.

41           Ndërtimi i ndërtesave

Kjo ndarje përfshin punimet e përgjithshme të ndërtimit të ndërtesave të të gjitha llojeve. Përfshihen këtu punimet e reja, riparimet, shtesat dhe ndryshimet, ngritja e ndërtesave ose strukturave të parafabrikuara në kantierin e ndërtimit, dhe gjithashtu ndërtesa me karakter të përkohshëm.

Përfshirë këtu është ndërtimi i plotë i godinave të banimit, zyrave, njësi tregtare dhe të tjera ndërtime publike e shërbimi, ferma etj.

41.1        Hartimi i projekteve të ndërtimit

41.10    Hartimi i projekteve të ndërtimit

Kjo klasë përfshin:

  • hartimin e projekteve për ndërtimin e ndërtesave rezidenciale dhe jo rezidenciale, duke bashkuar mjetet financiare, teknike dhe fizike për realizimin e projekteve të ndërtesave për t’u shitur.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • ndërtimin e ndërtesave, shih 41.20
  • veprimtari të arkitekturës dhe inxhinierisë, shih 71.1
  • shërbimet e projekt manaxhimit lidhur me projektin e ndërtesës, shih 71.1

41.2      Ndërtimi i ndërtesave rezidenciale dhe jo rezidenciale

Kjo klasë përfshin ndërtimin e plotë të ndërtesave rezidenciale dhe jo rezidenciale, për llogari të vet, për shitje ose me pagesë sipas kontratës. Pjesë të punimeve ose madje edhe gjithë procesi i ndërtimit është i mundur edhe nëpërmjet të tretëve. Nëse kryhen vetëm pjesë të specializuara të procesit të ndërtimit, atëherë veprim- taria është klasifikuar në ndarjen 43.

41.20    Ndërtimi i ndërtesave rezidenciale e jo rezidenciale

Kjo klasë përfshin:

  • ndërtimin e të gjitha llojeve të ndërtesave rezidenciale
    • shtëpi për një familje
    • ndërtesa për shumë familje, përfshirë ndërtesa shume katëshe
  • ndërtimin e të gjitha tipeve të ndërtesave jo rezidenciale
    • uzina industriale (fabrika)
    • spitale, shkolla, ndërtesa për zyra
    • hotele, njësi tregtare, zona tregtare dhe restorante
    • ndërtesat e aeroportit
    • mjedise sportive të mbyllura
    • garazhe parkimi përfshirë dhe ato nëntokësore
    • magazina
    • ndërtesa fetare
  • montimin dhe ngritjen e konstruksioneve parafabrikate në kantierin e ndërtimit Kjo klasë gjithashtu përfshin :
  • rimodelimin ose rinovimin e strukturave ekzistuese rezidenciale

Kjo klasë nuk përfshin:

  • ndërtimin e lehtësirave të tjera industriale përveç ndërtesave, shih 42.99
  • veprimtari inxhinierike dhe arkitekturore shih 71.1
  • projekt menaxhimin për ndërtim shih 71.1

42           Punime inxhinierike

Kjo ndarje përfshin punime të përgjithshme ndërtimi për objekte të punimeve inxhinierike. Këtu përfshihen punime të reja, riparime, shtesa dhe ndryshime, ngritja e strukturave parafabrikate në kantierin e ndërtimit dhe gjithashtu ndërtime me karakter të përkohshëm.

Përfshirë janë edhe ndërtimi i veprave të mëdha civile si: autostrada, rrugë, ura, tunele, hekurudha, fusha aviacioni, porte, dhe të tjera projekte ujore, sisteme ujitje, sisteme kanalizimi, lehtësira industriale, kanale dhe linja elektrike, komplekse sportive të jashtme etj. Këto punime mund të kryen me mjetet e veta finan- ciare ose me pagesë në bazë kontrate. Pjesë të punës ose edhe e gjithë puna praktike mund të kryhet me nënkontraktim.

42.1        Ndërtimi i rrugëve dhe hekurudhave

42.11          Ndërtimi i rrugëve dhe autostradave

Kjo klasë përfshin:

  • ndërtimin e autostradave, rrugëve për mjetet dhe këmbësorët.
  • punimet në sipërfaqen e rrugëve, autostradave, urave ose tuneleve
    • asfaltimi i rrugëve
    • lyerja e rrugëve dhe shenjëzime të tjera
    • instalimi i barrierave të sigurisë, shenjave të trafikut dhe të ngjajshme
  • ndërtimin e rrugëve të fushave të aviacionit Kjo klasë nuk përfshin:
  • instalimin e ndriçimit të rrugëve dhe të sinjaleve elektrike, shih 43.21
  • veprimtari arkitekturore dhe inxhinierike, shih 71.1
  • menaxhimin e projekteve për ndërtim, shih 71.1
42.12          Ndërtimi i hekurudhave mbi dhe nën tokësore

Kjo klasë përfshin:

  • ndërtimin e hekurudhave mbi dhe nën tokësore

Kjo klasë nuk përfshin:

  • instalimin e ndriçimit të rrugëve dhe të sinjaleve elektrike, shih 43.21
    • veprimtari arkitekturore dhe inxhinierike, shih 71.1
    • menaxhimin e projekteve për ndërtim, shih 71.1
42.13          Ndërtimi i urave dhe tuneleve

Kjo klasë përfshin:

  • ndërtimin e urave përfshirë ato për autostrada të ngritura
    • ndërtimin e tuneleve

Kjo klasë nuk përfshin:

  • instalimin e ndriçimit të rrugëve dhe të sinjaleve elektrike, shih 43.21
    • veprimtari arkitekturore dhe inxhinierike, shih 71.1
    • menaxhimin e projekteve për ndërtim, shih 71.1

42.2      Ndërtimi i veprave të shërbimit komunal

42.21     Ndërtimi i veprave të tubacioneve e kanalizimeve

Kjo klasë përfshin:

  • ndërtimin e linjave të tubacioneve e kanalizimeve dhe ndërtesat dhe strukturat e lidhura që janë pjesë e këtij sistemi

Kjo klasë përfshin:

  • ndërtime inxhinierike për:
    • tubacione urbane me gjatësi të madhe
    • kanalizime kryesore ujore
    • sisteme kullimi (kanale)
    • rezervuarë
  • ndërtimin e:
    • sistemit e ujrave të zeza, përfshirë riparimin
    • stacioneve të përpunimit të ujrave të zeza
    • stacioneve të pompimit

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • shpimet për nxjerrjen e ujit Kjo klasë nuk përfshin:
  • menaxhimin e projekteve për punimet inxhinierike, shih 71.1
42.22     Ndërtimi i veprave të shërbimit komunal për energjinë elektrike dhe telekomunikacione

Kjo klasë përfshin ndërtimin e linjave të shpërndarjes të energjisë elektrike dhe telekomunikacionit dhe ndër- time të lidhura me to si dhe strukturat që janë pjesë përbërëse e këtyre sistemeve

Kjo klasë përfshin:

  • punimet inxhinierike për:
    • linjat e furnizimit me energji elektrike dhe të telekomunikacionit urban;
    • stacionet e furnizimit me energji elektrike

Kjo klasë nuk përfshin:

  • menaxhimin e projekteve për punimet inxhinierike, shih 71.1

42.9      Ndërtimi i veprave të tjera të punimeve inxhinierike

42.91    Ndërtimi i veprave ujore

Kjo klasë përfshin

  • ndërtimin e:
    • ujësjellësave, porteve dhe punimeve në lumenj, porteve turistike, portave bllokuese etj.
    • moleve dhe digave
    • drenazhimeve

Kjo klasë nuk përfshin:

  • menaxhimin e projekteve për punimet inxhinierike, shih 71.1
42.99    Ndërtimi i veprave të tjera të inxhinierisë civile p.k. t.

Kjo klasë përfshin:

  • ndërtimin e impianteve industriale përveç ndërtesave si:
    • rafineri
    • uzina kimike
  • punimet e ndërtimi përveç atyre të ndërtesave si:
    • objekte të pambuluara

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • parcelizimin e terrenit me përmirësim të tij (psh. rrugë shtesë, infrastruktura të shërbimit komunal etj.)

Kjo klasë nuk përfshin:

  • instalimin e makinerive e paisjeve industriale, shih 33.20
  • parcelizimin e terrenit pa përmirësim të tij, shih 68.10
  • menaxhimin e projekteve për punimet inxhinierike, shih 71.1

43.          Punime të specializuara ndërtimi

Kjo ndarje përfshin punime të specializuara ndërtimi pra ndërtimin e pjesëve të ndërtesave dhe punimeve inxhinierike ose përgatitjen e tyre. Këto aktivitete zakonisht janë të specializuara për një aspekt të përbashkët të strukturave të ndryshme, që kërkojnë njohuri ose paisje të posaçme, si ndërtimi i puseve, punime të hapjes së themeleve, punime të konstruksionit, punime betoni, vendosja e tullave, vendosja e gurëve, montimi i sistemit të ngrohjes, mbulimi i çative, etj. Përfshihet edhe ngritja e strukturave prej çeliku nëse këto struktura nuk janë prodhuar nga e njëjta njësi. Punimet e specializuara të ndërtimit kryhen zakonisht me nënkontraktorë. Përshihen gjithashtu riparimet për punimet e mësipërme.

Gjithashtu këtu përfshihen edhe punimet e përfundimtare dhe punimet plotësuese ndërtimore.

Kjo ndarje përfshin instalimin e të gjitha lehtësirave që e bëjnë ndërtimin funksional. Këto punime kryhen za- konisht në vendin e ndërtimit, megjithëse pjesë të punës mund të jenë kryer jashtë në një repart të specializuar. Përfshihen punime të tilla si punime hidraulike, instalimi i sistemit të ngrohjes dhe ajrimit, sistemet e alarmit dhe

punime elektrike, sistemi i shuarjes automatike të zjarrit, ashensorëve dhe eskalatorëve, etj. Gjithashtu janë përfshirë punime të izolimit (ujë, nxehtësi, tingull), punime me fletë metali, punime ftohëse qendrore, instalimi i sistemeve të ndriçimit dhe sinjalistikës për rrugët, hekurudhat, aeroportet, portet, etj.

Gjithashtu përfshihet riparimi i punimeve të mësipërme.

Punime përfundimtare të ndërtesave përmbledhin edhe punime që kontribuojnë në përfundimin e ndërtimit si veshja me xham, suvatimi, lyerja, shtrimi i dyshemeve ose mureve me pllaka ose me material tjetër si parket, moket, letër muri, etj. mbushja me rërë e dyshemesë, punime karpentjeri, punime akustike, pastrimi i fasadës, etj. Gjithashtu përfshihet riparimi i punimeve të mësipërme.

Marrja me qira e makinerive me operator klasifikohet me punimin e ndërtimit për të cilin kryhet.

43.1        Prishja dhe përgatitja e kantierit të ndërtimit

Ky grup përfshin:

– punimet për përgatitjen e kantierit të ndërtimit, përfshirë zhvendosjen e strukturave ekzistuese më parë.

43.11          Punime për prishje

Kjo klasë përfshin:

– prishjen ose shembjen e ndërtesave dhe strukturave të tjera.

43.12          Përgatitja e kantierit të ndërtimit

Kjo klasë përfshin:

  • pastrimin e vendit të ndërtimit
    • heqjen e dherave, gërmimin, mbushjen e tokës, nivelimin dhe shkallëzimin e terrenit (njolla) të ndërtimit, gërmimi në thellësi, heqja e mbeturinave shkëmbore, plasjet me eksploziv, etj.
    • përgatitjen e terrenit për gërmime të thella (miniera): heqje masive e dherave dhe punime të tjera për sistemimin e fushave minerare, përveç atyre të naftës e gazit.

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • drenimin e terrenit të ndërtimit
    • drenimin e tokave bujqësore dhe pyjeve

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shpimin e puseve për nxjerrjen e naftës dhe gazit, shih 06.10, 06.20
    • dezinfektimin e tokës, shih 39.00
    • shpime për nxjerrjen e ujit, shih 42.21
    • shpime të puseve, shih 43.99
43.13          Shpime

Kjo klasë përfshin:

  • shpimet provë dhe zgjedhjen e tokës për qëllime ndërtimi, gjeofizike, gjeologjike ose të ngjashme.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shpime për prodhimin e naftës, gazit, shih 06.10,06.20
    • shërbime të mirëmbajtes të shpimeve provë që lidhen me aktivitetin e minierave, shih 09.90
    • shpime për nxjerrjen e ujit, shih 42.21
    • shpime të puseve, shih 43.99
    • eksplorimin e tokës për naftë dhe gaz, studimi gjeofizik, gjeologjik dhe sizmik, shih 71.12

43.2      Punime elektrike, hidraulike dhe të tjera punime instalimi

Ky grup përfshin punimet e instalimit të lehtësirave që shërbejnë për funksionimin e një godine si të tillë, përf- shirë instalimin e sistemeve elektrike, hidraulike (ujë, gaz, dhe tubave të shkarkimit), sisteme të ngrohjes dhe të kondicionimit të ajrit, ashensorëve etj.

43.21     Instalime elektrike

Kjo klasë përfshin:

  • instalimin e sistemeve elektrike në të gjitha llojet e ndërtesave dhe të strukturave inxhinierike.
    • kabllimi dhe pajisjet elektrike
    • kabllim për telekomunikacion
    • kabllim i rrjetit kompjuterik dhe tekeviziv, përfshirë fibrat optike
    • satelitë
    • sisteme ndriçimi
    • alarm zjarri
    • mbrojtje elektronike kundër vjedhjeve
    • ndriçimi i rrugëve dhe sinjale elektrike
    • ndriçimi i rrugëve të aeroporteve

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • lidhjen e pajisjeve elektroshtëpiake dhe pajisjeve shtëpiake, përfshirë dhe ngrohjen e dyshemesë

Kjo klasë nuk përfshin:

  • ndërtimin e linjave të transmetimit të komunikimit dhe energjisë, shih 42.22
  • sistemet elektronike të survejimit normal e në distancë dhe sigurimit sikurse alarmi antivjedhje dhe kundra zjarrit përfshirë instalimin dhe mirëmbajtjen e tyre, shih 80.20
43.22     Punime hidraulike, instalime të ngrohjes dhe kondicionimit të ajrit

Kjo klasë përfshin punime të tilla si punime hidraulike, instalimin e sistemeve të ngrohjes dhe ajrit të kondi- cionuar përfshirë shtesa, ndryshime, mirëmbajtje dhe riparime.

Kjo klasë përfshin:

  • instalimin në ndërtesa ose vepra të tjera ndërtimi të:
    • sistemeve të ngrohjes (elektrike, gaz dhe naftë)
    • furnaltave dhe kullave të ftohjes
    • kolektorëve të energjisë diellore jo elektrike
    • pajisjeve hidraulike dhe sanitare
    • pajisjeve dhe rrugëve të ventimlimit, ftohjes ose kondicionimit të ajrit
    • pajisje te gazit
    • tubacioneve të avullit
    • sistemeve të sprucimit kundra zjarrit
    • sistemeve të ujitjes automatike të barit
    • instalime të tubacioneve

Kjo klasë nuk përfshin:

  • instalimin e ngrohjes elektrike të dyshemesë, shih 43.21
43.29    Instalime të tjera elektrike

Kjo klasë përfshin instalimin e pajisjeve përveç atyre elektrike, hidraulike, të sistemeve të ngrohjes dhe kondi- cionimit të ajrit ose të makinerive industriale në ndërtesa dhe vepra të punimeve inxhinierike.

Kjo klasë përfshin:

  • instalimin në ndërtesa ose vepra të tjera ndërtimi të:
    • ashensorëve, eskalatorëve përfshirë riparimin dhe mirëmbajtjen e tyre
    • dyerve automatike dhe të rrutullueshme
    • përcjellësve ndriçimi
    • sistemeve pastrimi në vakum
    • izolimit termik, të zhurmave ose vibracioneve

Kjo klasë nuk përfshin:

  • instalimin e makinerive industriale, shih 33.20

43.3      Punime përfundimtare të ndërtesave dhe punime të finicionit

43.31     Punime suvatimi

Kjo klasë përfshin:

– aplikimin në ndërtesa ose në të tjera vepra ndërtimi në mjedise të jashtme ose të brendshëm të suvatimit ose stukimit, përfshirë edhe me materiale të tjera.

43.32     Punime montimi

Kjo klasë përfshin:

  • vendosjen e dyerve (përveç dyerve automatike e rotulluese), dritareve, kasave të dyerve dhe dritareve, prej druri ose materiale të tjera
  • kuzhina të inkastruara, kasat e sirtareve të inkastruara, shkallët, montime raftesh për dyqane dhe të ngjajshme
  • kompletimi i punimeve të brendëshmë si tavanet, pjesë të tjera të lëvizëshme, etj.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • vendosjen e dyerve automatike e rotulluese, shih 43.29
43.33     Punime për veshjen e dyshemeve dhe mureve

Kjo klasë përfshin:

  • vendosjen në ndërtesë ose në vepra të tjera ndërtimi të elementëve të mëposhtëm:
    • veshja e mureve e dyshemesë me pllaka qeramike, betoni, ose guri të prerë, pllaka qeramike të kaldajave
    • shtrimi me parket dhe të tjera veshjeve druri të dyshemeve, veshja e murit me elementë druri
    • veshje të dyshemesë me mokete dhe linoleum, përfshirë gomën ose plastikën
    • veshje dyshemeje ose muri me terakotë, mermer, granit ose gurë
    • veshje me letër muri
43.34     Lyerja dhe vendosja e xhamave

Kjo klasë përfshin:

  • lyerjen e mjediseve të brendshëm dhe të jashtëm të ndërtesave
  • lyerjen e strukturave të punimeve inxhinierike
  • instalimin e xhameve, pasqyrave, etj.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • vendosjen e dritareve, shih 43.32
43.39    Punime të tjera përfundimtare dhe finicioni të ndërtesave

Kjo klasë përfshin:

  • pastrimin e ndërtesave të reja pas ndërtimit
  • punime të tjera përfundimtare dhe të finicionit të ndërtesave të pa klasifikuara në vend tjetër.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • aktivitete të arkitektëve të interierëve, shih 74.10
  • pastrime të vazhdueshme të ndërtesave dhe strukturave të tjera, shih 81.21
  • aktivitete të posaçme të pastrimit të specializuara të mjediseve të brendëshme e të jashtme të godinës, shih 81.22

43.9      Punime të tjera të specializuara ndërtimi

43.91    Punime të çatisë

Kjo klasë përfshin:

  • ngritjen e çatisë
  • mbulimin e çatisë

Kjo klasë nuk përfshin:

  • dhënien me qira të makinerive dhe pajisjeve të ndërtimit pa operator, shih 77.32
43.99    Të tjera punime të specializuara ndërtimi p.k.t

Kjo klasë përfshin:

  • punime ndërtimi të specializuara për një lloj punimi të njejtë për struktura të ndryshme që kërkojnë njohuri apo pajisje të posaçme:
    • ndërtimi i themeleve, përfshirë vendosjen e pilotave
    • punime për të provuar lagështirën dhe prova për ujin
    • tharja e ndërtesave
    • shpime
    • montimi i strukturave metalike
    • veshje çeliku
    • shtrimi i tullave dhe vendosja e gurëve
    • skeleri dhe platforma pune për ngrohje dhe çmontim skelash duke përjashtuar dhënien me qira të skelave dhe platformave të punës
    • ngritja e oxhakëve dhe furrave industriale
    • punime sipas kërkesës së specialistit që kërkojnë ngjitje dhe përdorimin e pajisjeve të duhura, p.sh. punime në lartësi ose struktura të lartë
  • punime nënsipërfaqësore
  • ndërtimin e pishinave të zbuluara
  • pastrimin me avull, grryerja me rërë dhe punime të ngjajshme për fasadat e ndërtesave
  • marrjen me qira të vinçave me operator

Kjo klasë nuk përfshin:

  • marrjen me qira të makinerive dhe pajisjeve të ndërtimit pa operator, shih 77.32

Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online