Publikohet në E-Albania lista e aktiviteteve të lejuara

Është publikuar në portalin E-Albania lista e aktiviteteve të lejuara. Lista gjendet e plotë në link:

https://e-albania.al/PopupBizneset/Lista_e_aktiviteteve_te_hapura.pdf

Sipas listës lejohen aktivitetet bujqësore, aktivitetet e tregtimit me shumicë të pothuajse gjithë produkteve.

Të mbyllura vijojnë të mbeten: flokët dhe trajtime të tjera të bukurisë, aktivitete të mirëmbajtjes trupore, palestra, arsimi, tregtia e luleve, orëve e bizhuterive, transporti rrugor i pasagjerëve, taksitë, tregtia me pakicë e veshjeve, këpucëve, mallrat e përdorur, qilimave, artikujve sportivë, mobilieve, lodrave, pajisjet e telekomunikacionit në dyqane të specializuara, pajisjeve audio e video. Të ndaluar janë dhe transporti detar dhe ajror i pasagjerëve.

Aktivitetet e shërbimit të pijeve (bar, kafe dhe lokal) vijojnë të jenë të mbyllura dhe mund të jenë të fundit që do të hapen.

Krahas këtij urdhri është publikuar dhe një udhëzues i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) që u rekomandon punëdhënësve praktikat e duhura të kufizimit të përhapjes së COVID-19, duke sjellë zvogëlimin e transmetimit të infeksionit midis punonjësve, për të ruajtur vijimësinë e biznesit dhe krijimin e një ambient pune të shëndetshëm.

https://e-albania.al/PopupBizneset/Protokollet_qe_duhet_te_zbatojne_bizneset_e_hapura.pdf

Burimi: Monitor.

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

ALPROFIT CONSULT
Ekonomisti iJashtëm iBiznesit Tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë
Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.