Afati për dorëzimin e bilanceve të bizneseve do të shtyhet deri më 15 shtator 2022.
Kështu njoftoi të martën Qendra Kombëtare e Bizneset, ku theksoi se subjektet tregtare do të kenë kohë deri më 15 shtator që të depozitojnë pasqyrat financiare të vitit 2021.
Duke u nisur nga problematikat e hasura nga subjektet tregtare ditët e fundit, per kryerjen me sukses te aplikimeve per depozitimin e pasqyrave financiare te vitit raportues 2021, njoftojmë se, bazuar ne parashikimet e Kodit te Procedurave Administrative, afati i depozitimit te tyre shtyhet deri ne date 15.09.2022
Njofton QKB në faqen e saj zyrtare
Shtyrja e afatit të bilanceve, që u njoftua pak ditë më parë edhe nga Ministria e Financave, po bëhet për shkak të problemeve që kanë hasur subjektet në dorëzimin e tyre si pasojë e sulmit kibernetik që goditi shërbimet shtetërore duke bërë që portali e-Albania të mos funksionojë për disa ditë.
Afati fillestar ligjor për dorëzimin e tyre ishte 31 korriku.
Shtyrja në kohë e dorëzimit të bilanceve ishte edhe një kërkesë e kontabilistëve duke argumentuar se depozitimi i tyre edhe me një muaj nuk do të kishte efekte negative.
Bizneset që nuk dorëzojnë brenda afatit të ri bilancet e vitit 2021, do të gjobiten me 60 mijë lekë.
Burimi: Shqiptarja.com