TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Sistemi Tatimor ne Shqiperi

Sistemi tatimor në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga një paketë ligjesh, udhëzimesh, rregulloresh, marrëveshjesh tatimore me vendet e tjera, në të cilat gjejnë pasqyrim llojet e tatimeve dhe taksave që aplikohen në Shqipëri, nivelet e tyre, procedurat për vendosjen, ndryshimin dhe heqjen e tatimeve, procedurat e vlerësimit dhe mbledhjes së detyrimeve tatimore, si dhe format dhe metodat e kontrollit tatimor.

Legjislacioni Tatimor

Detyrimet vilen për marrëdhëniet e tregtisë ndërkombëtare dhe aktivitetin ekonomik ne vend. Aktiviteti ndërkombëtar mbi mallrat administrohet me legjislacionin doganor dhe administrata doganore, duke pëfshirë edhe administrimin e mallrave të prodhimit vendas, me akcizë.

Aktiviteti ekonomik në vend si dhe i tregtisë ndërkombëtare të shërbimit administrohet nga legjislacioni tatimor dhe administrata tatimore.

Legjislacioni doganor përbëhet nga ligje administrative dhe nga ligje më specifike që percaktojne detyrimet e ndryshme doganore.

Ligji kryesor administrativ është:

  • Ligji 102, datë 31.7.2014 “Kodi doganor i RSH”

Ligje specifike që përcaktojnë detyrimet doganore janë:

  • Ligji 9641 date 21.12.2005 “Për Nomenklaturën e Mallrave dhe Tarifën Doganore”
  • Ligji 61, datë 24.5.2012 “Për akcizat në RSH”
  • Ligji Nr. 92, datë 24.7.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”
  • Ligji Nr.9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”

Legjislacioni tatimor përbëhet nga ligjet për tatimet dhe tarifat kombëtare dhe ato vendore. Legjislacioni përbëhet nga ligje proceduriale dhe ligje specifike që percaktojne detyrimin tatimor.

Ligji kryesor administrativ është:

  • Ligji Nr. 9920, datë19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe me Paketën Fiskale 2007 , përcakton rregullat e përgjithshme të :
  • tatimpaguesve, të drejtat dhe detyrimet, procesin e vetëdeklarimit, përdorimin e përfaqsuesit tatimor, adreson regjistrimin e tij;
  • administratës tatimore, të drejtën për te monitoruar, kontrolluar dhe rivlerësuar detyrimet e vetë deklaruara;
  • administrimit tatimor të ndarë në qëndror (drejtoria e përgjithme e tatimeve dhe drejtoritë rajonale të saj) dhe sistemi tatimor lokal (njësitë e pushtetit vendor me Zyrat vendore), mundësinë e delegimit të pushtetit administrativ agjentëve të tjerë publik;
  • përcakton evazionin, gjobat, procedurat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve;
  • i jep administratës dhe qeverisë të drejtën për të nxjerrë akte nënligjore;

Ligje të tjera të karakterit administrativ (mbështetur në nenet 78 dhe 83 të kushtetutës), por edhe aspektit tatimor (mbështetur në nenin155 të kushtetutës) janë:

  • Ligji Nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore në Republikën e Shqipërisë”
  • Ligji Nr.9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”.
  • Ligji Nr.10033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit”.

Ligjet e tjera tatimore më specifike që përshkruajnë lloje të veçanta të tatimeve apo taksave me karakter kombëtar apo vendor. Ligji Nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat1 i ndryshuar i cili mbulon tatimet mbi të ardhurat e individëve, kompanive dhe personave fizikë tregtarë.

  • Ligji Nr. 92, datë 24.7.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”
  • ligji 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”
  • ligji 9136, datë 11.09.2003 “për mbledhjen e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ne RSH”

Sipas legjislacionit shqiptar

Tatimi është një pagesë në buxhetin e shtetit me natyrë të detyrueshme dhe të pakthyeshme, i cili përfshin edhe dënimet administrative si dhe interesat për pagesa të vonuara të përcaktuara në ligj. Me fjalë të tjera tatimet janë pagesa të detyrueshme që shteti u ngarkon kontribuesve të ndryshëm, të cilat përdoren për të mbuluar shpenzimet publike me karakter të përgjthshëm, në mënyrë që shteti të përmbushë funksionet e veta. Tatimet nuk burojnë drejtpërdrejt nga prona e shtetit ose nga të drejtat pasurore mbi të, por ato derivojnë nga pasuria dhe forca ekonomike e personave privatë.

Dy karakteristika bazë të tatimeve janë :

  • Pagesave tatimore u mungon kushti i kthimit dhe i kompensimit të drejtpërdrejt. Kjo do të thotë se në rastin e tatimeve nuk aplikohet parimi një për një siç ndodh me pagesat e tjera (p.sh taksat)
  • Tatimet si rregull janë të hyra pa paracaktim. Në rastet më të përgjithshme, destinacioni i përdorimit të tatimeve nuk përcaktohet.

Tatimet si instrumenti kryesor dhe më i rëndësishëm i mbledhjes së të hyrave publike paraqiten në një shumëllojshmëri formash. Në legjislacionin shqiptar, duke pasur parasysh momentin e krijimit të të ardhurave dhe momentin e shpenzimit të këtyre të ardhurave, tatimet ndahen në të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. Kështu, sipas këtij kriteri tatimet që paguhen në momentin e krijimit të të ardhurave përfaqësojnë grupin e tatimeve të drejtpërdrejta kurse ato që realizohen në momentin e shpenzimit të të ardhurave të siguruara përfshihen në grupin e tatimeve të tërthorta.

Tarifat është një kontribut i detyrueshëm për tu paguar nga çdo person i cili drejtpërdrejt përfiton një shërbim publik. Pra, tarifat paraqesin një kompensim për shërbimet publike speciale që kryhen nga shteti në favor të personave të ndryshëm. Këto shërbime lidhen me një apo disa dobi të drejtpërdrejta të shtetasve. Disa karakteristika të veçanta të taksave janë si më poshtë :

  • Tarifat janë kryesisht burim i të hyrave monetare të organeve lokale të shtetit, të bashkive, komunave, etj.
  • Shërbimet publike për të cilat paguhet tarifa kanë të pranishëm edhe elementin e vullentarisë gjë e cila në asnjë rast nuk ndodh me tatimet.
  • Nga pikëpamja financiare roli i tarifave është shumë më pak i ndjeshëm se sa i tatimeve. Kështu dhe roli dhe rëndësia e tarifave për përballimin e shpenzimeve për shërbimet është i ndjeshëm në buxhetin lokal e më pak i ndjeshëm në atë kombëtar.

Përgjegjësia tatimore (obligimi për pagimin e tatimeve)

  • Përgjegjësia tatimore e një personi fillon kur personi është i përfshirë në veprimtari ose fiton pasuri të cilat kanë elementë të tatueshëm sipas dispozitave të legjislacionit tatimor.
  • Përgjegjësia tatimore mbaron kur një person nuk është i përfshirë më në veprimtari ose nuk zotëron më pasuri të cilat kanë elementë të tatueshëm dhe i ka paguar të gjitha tatimet, taksat, gjobat dhe interesat për të cilat detyrohet.

E drejta për informim e tatimpaguesve

  • Kur ndaj një tatimpaguesi hapet një çështje gjyqësore, ai ka të drejtë të shqyrtojë dokumentacionin përkatës, përveç rasteve kur është e rëndësishme ruajtja e sekretit të interesave publike apo private, siç është rasti i sekretit të biznesit të një të treti si dhe rasti i sekretit të identitetit të informatorëve. Mospranimi i kërkesës për ekzaminim kërkon një vendim të veçantë ekzekutiv nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.

Burimi: Wikipedia.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online