Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë

Ligji për procedurat tatimore dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij rregullojnë procedurat për administrimin e detyrimeve tatimore, parimet e organizimit e të funksionimit të administratës tatimore në Republikën e Shqipërisë etj.

Ky ligj, përcakton parimet bazë mbi të cilat mbështetet sistemi tatimor shqiptar, administrimi i tij. Sanksionohen të drejtat e tatimpaguesve, që në fakt janë një balancë e plotë përkundrejt detyrimeve të tyre kontributeve, në të hyrat e buxhetit të shtetit.

Në mënyrë të qartë ligji përcakton mënyrën e mbajtjes së dokumentacionit për qëllime tatimore nga tatimpaguesit.

Duke qenë se vendos parimin e vetëvlerësimit si parësor në përmbushjen e detyrimeve të tatimpaguesve, në ekuilibër të plotë me të, qëndron roli i administratës tatimore. Kështu, përveç misionit të saj mbështetës në arritjen e qëllimit të përmbushjes tatimore nga tatimpaguesit, kjo administratë ushtron të drejtën e saj të kontrollit, mbështetur veçse në një parim, atë të përzgjedhjes në bazë të analizës së riskut.

Në shërbim të interesave të biznesit të rregullt, përsa i takon anës dokumentare, sinqeritetit e besueshmërisë së deklarimeve, ligji ka përcaktuar masa administrative të përshkallëzurara për ata tatimpagues që i shmangen parimit të vullnetarizmit në deklarimin e pagesën e detyrimeve tatimore.

Së fundi, një sistem efikas apelimi, që i mundëson çdo tatimpaguesi të shfrytëzojë lirshëm të drejtën e ankimimit është mundësuar nga ligji në fjalë.

Ligji aktual i procedurave tatimore, i miratuar në Maj 2008, ka pësuar një sërë ndryshimesh të kushtëzuara nga etapat e zhvillimit ekonomik, duke ju përgjigjur politikave fiskale të pushtetit ekzekutiv si dhe nevojave të komunitetit të biznesit.

Me qëllim unifikimin e trajtimit të problematikave apo rasteve të diskutueshme të ndeshura në praktikë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dalë me qëndrime unifikuese apo vendime teknike.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

ALPROFIT CONSULT
Ekonomisti iJashtëm iBiznesit Tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë
Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.