Shënim mbi bazën ligjore, shtator 2026. Kjo faqe i referohet ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, për tatimin mbi të ardhurat, i cili nuk është më në fuqi. Ai është zëvendësuar nga ligji nr. 29/2023. Përmbajtja më poshtë ruhet për referencë, por para se të veproni verifikoni rregullin aktual.
Sistemi tatimor në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga një paketë ligjesh, udhëzimesh, rregulloresh, marrëveshjesh tatimore me vendet e tjera, në të cilat gjejnë pasqyrim llojet e tatimeve dhe taksave që aplikohen në Shqipëri, nivelet e tyre, procedurat për vendosjen, ndryshimin dhe heqjen e tatimeve, procedurat e vlerësimit dhe mbledhjes së detyrimeve tatimore, si dhe format dhe metodat e kontrollit tatimor.
Përmbajtja
Legjislacioni Tatimor
Detyrimet vilen për marrëdhëniet e tregtisë ndërkombëtare dhe aktivitetin ekonomik ne vend. Aktiviteti ndërkombëtar mbi mallrat administrohet me legjislacionin doganor dhe administrata doganore, duke pëfshirë edhe administrimin e mallrave të prodhimit vendas, me akcizë. Aktiviteti ekonomik në vend si dhe i tregtisë ndërkombëtare të shërbimit administrohet nga legjislacioni tatimor dhe administrata tatimore. Legjislacioni doganor përbëhet nga ligje administrative dhe nga ligje më specifike që percaktojne detyrimet e ndryshme doganore. Ligji kryesor administrativ është:- Ligji 102, datë 31.7.2014 “Kodi doganor i RSH”
- Ligji 9641 date 21.12.2005 “Për Nomenklaturën e Mallrave dhe Tarifën Doganore”
- Ligji 61, datë 24.5.2012 “Për akcizat në RSH”
- Ligji Nr. 92, datë 24.7.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”
- Ligji Nr.9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”
- Ligji Nr. 9920, datë19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe me Paketën Fiskale 2007 , përcakton rregullat e përgjithshme të :
- tatimpaguesve, të drejtat dhe detyrimet, procesin e vetëdeklarimit, përdorimin e përfaqsuesit tatimor, adreson regjistrimin e tij;
- administratës tatimore, të drejtën për te monitoruar, kontrolluar dhe rivlerësuar detyrimet e vetë deklaruara;
- administrimit tatimor të ndarë në qëndror (drejtoria e përgjithme e tatimeve dhe drejtoritë rajonale të saj) dhe sistemi tatimor lokal (njësitë e pushtetit vendor me Zyrat vendore), mundësinë e delegimit të pushtetit administrativ agjentëve të tjerë publik;
- përcakton evazionin, gjobat, procedurat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve;
- i jep administratës dhe qeverisë të drejtën për të nxjerrë akte nënligjore;
- Ligji Nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore në Republikën e Shqipërisë”
- Ligji Nr.9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”.
- Ligji Nr.10033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit”.
- Ligji Nr. 92, datë 24.7.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”
- ligji 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”
- ligji 9136, datë 11.09.2003 “për mbledhjen e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ne RSH”
Sipas legjislacionit shqiptar
Tatimi është një pagesë në buxhetin e shtetit me natyrë të detyrueshme dhe të pakthyeshme, i cili përfshin edhe dënimet administrative si dhe interesat për pagesa të vonuara të përcaktuara në ligj. Me fjalë të tjera tatimet janë pagesa të detyrueshme që shteti u ngarkon kontribuesve të ndryshëm, të cilat përdoren për të mbuluar shpenzimet publike me karakter të përgjthshëm, në mënyrë që shteti të përmbushë funksionet e veta. Tatimet nuk burojnë drejtpërdrejt nga prona e shtetit ose nga të drejtat pasurore mbi të, por ato derivojnë nga pasuria dhe forca ekonomike e personave privatë. Dy karakteristika bazë të tatimeve janë :- Pagesave tatimore u mungon kushti i kthimit dhe i kompensimit të drejtpërdrejt. Kjo do të thotë se në rastin e tatimeve nuk aplikohet parimi një për një siç ndodh me pagesat e tjera (p.sh taksat)
- Tatimet si rregull janë të hyra pa paracaktim. Në rastet më të përgjithshme, destinacioni i përdorimit të tatimeve nuk përcaktohet.
- Tarifat janë kryesisht burim i të hyrave monetare të organeve lokale të shtetit, të bashkive, komunave, etj.
- Shërbimet publike për të cilat paguhet tarifa kanë të pranishëm edhe elementin e vullentarisë gjë e cila në asnjë rast nuk ndodh me tatimet.
- Nga pikëpamja financiare roli i tarifave është shumë më pak i ndjeshëm se sa i tatimeve. Kështu dhe roli dhe rëndësia e tarifave për përballimin e shpenzimeve për shërbimet është i ndjeshëm në buxhetin lokal e më pak i ndjeshëm në atë kombëtar.
Përgjegjësia tatimore (obligimi për pagimin e tatimeve)
- Përgjegjësia tatimore e një personi fillon kur personi është i përfshirë në veprimtari ose fiton pasuri të cilat kanë elementë të tatueshëm sipas dispozitave të legjislacionit tatimor.
- Përgjegjësia tatimore mbaron kur një person nuk është i përfshirë më në veprimtari ose nuk zotëron më pasuri të cilat kanë elementë të tatueshëm dhe i ka paguar të gjitha tatimet, taksat, gjobat dhe interesat për të cilat detyrohet.
E drejta për informim e tatimpaguesve
- Kur ndaj një tatimpaguesi hapet një çështje gjyqësore, ai ka të drejtë të shqyrtojë dokumentacionin përkatës, përveç rasteve kur është e rëndësishme ruajtja e sekretit të interesave publike apo private, siç është rasti i sekretit të biznesit të një të treti si dhe rasti i sekretit të identitetit të informatorëve. Mospranimi i kërkesës për ekzaminim kërkon një vendim të veçantë ekzekutiv nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.
