Në AlProfit Consult, ne jemi gjithmonë të përkushtuar për të mbështetur të gjithë klientët tanë, me shërbime të specializuara, kërkesa specifike dhe përshtatje e vazhduar. Ne mendojmë që çdo rast është i ndryshëm nga njëri tjetri dhe kërkon angazhim dhe trajtim të veçantë.
Pjesë e rëndësishme e bashkëpunimeve tona janë organizatat jofitimprurëse. Ne punojmë ngushtësisht me disa organizata në vendin tonë, duke dhënë shërbime të vazhduara kontabiliteti, konsulence financiare, implementimin e programeve të kontabilitetit dhe shërbime të tjera mbështetëse.
Gjatë këtyre angazhimeve ne kemi kuptuar rëndësinë që ka pjesa më e madhe e tyre, duke përmbushur misionin e tyre; ku shpesh, një pjesë e mirë e shpenzimeve financohen nga vetë anëtarët organizatës. Nga ana tjetër, administrimi financiar i tyre, është sfidë më vete. Funksionimi ndryshe i tyre, kërkesat e veçanta të donatorëve dhe në tërësi kultura jonë financiare e menaxhimit të fondeve të përbashkëta, është më e vështirë nga sa mund të mendohet.
Disa nga çështjet që mund të përmirësohen, në punë e përditshme të administrimit financiar të organizatave jofitimprurëse, janë si më poshtë:
- Mungon personeli i nevojshëm që administron direkt financat e organizatës. Për shkak edhe të natyrës së projekteve dhe zbatimit të tyre jo të vazhduar, një pjesë e mirë e organizatave; sidomos organizatat relativisht të vogla (në vlerën e fondeve dhe punonjësve që angazhohen), këto organizata e kanë të pamundur angazhimin e një ekonomisti me kohë të plotë.
- Nuk ka një sistem të informacionit kontabël, program kontabiliteti, që të administrojë të gjithë informacionin e nevojshëm financiar, për të kontrolluar transaksionet, regjistruar të dhënat dhe raportuar më pas tek drejtuesit apo donatorët. Kjo vjen kryesisht nga mungesa e fondeve, kërkesat specifike të donatorëve për të raportuar mbi baza pagesash dhe jo të drejta e detyrime të konstatuara (Accrual), mungesë informacioni dhe shumë faktorë dhe arsye të tjera.
- Bashkëpunimi me zyra të jashtme të kontabilitetit, për të administruar të dhënat financiare dhe deklarimet tatimore është plotësisht sipërfaqësor. Në pjesën më të madhe të rasteve, zyra e kontabilitetit ofron vetëm kryerjen e deklarimeve periodike tatimore dhe regjistrim të të dhënave në një sistem paralel të kontabilitetit, që përdoret vetëm për hartimin e pasqyrave financiare për qëllime të përgjithshme (ato që depozitohen në organet tatimore).
AlProfit Consult, mund t’ju ndihmojë për të përmirësuar administrimin e të dhënave kontabël dhe ndryshuar tërësisht rolin që ka një studio e konsulencës financiare, në punën e përditshme të saj. Ne mund të jemi pjesë e pandarë e marrjes së vendimeve që në fazën fillestare të hartimit të buxheteve dhe propozimin për donatorin.
Në vazhdim, ne do të ndjekim hap pas hapi zbatimin e projektit dhe jemi mbështetje e vazhduar. Ju do të keni në çdo kohë angazhimin tonë për të diskutuar çdo vendim tuajin dhe ju nuk do të duhet të shqetësoheni për raportimin e zakonshëm ndaj donatorëve, drejtueseve apo organeve publike.
Studioja jonë është e specializuar në përdorimin e programit financiar QuickBooks. Kjo nuk është gjithçka, dhe e mjaftueshme për të pasur sukses në punën tuaj, por një siguri dhe faktor i rëndësishëm për suksesin tuaj. Ne mund të instalojmë (tërësisht falas) dhe ndihmojmë në implementimin e tij pranë organizatës suaj. Kjo platformë është mjaft e njohur dhe popullore dhe në bazë të çdo klasifikimi apo renditje, QuickBooks është pa asnjë diskutim programi më popullor dhe më i njohur.
Në pjesën më të madhe të rasteve, edhe vetë donatorët, udhëzojnë për implementimin e QuickBooks, për të administruar të dhënat dhe raportuar nga raportet që gjenerohen nga vetë ky aplikacion. Meqenëse ai është i njohur dhe i përdorur në pjesën më të madhe të organizatave, edhe monitorimi nga donatorët bëhet më i thjeshtë. Fleksibiliteti që ai ofron dhe popullariteti i tij në rang global, e bën të thjeshtë përdorimin nga çdokush. QuickBooks nuk është vetëm një program kontabiliteti; ai është një sistem i dedikuar i ruajtjes dhe raportimit të të dhënave, duke filluar nga hartimi i buxhetit deri tek raportimi për qëllime të brendshme dhe donatorit.
Akoma më e rëndësishme se sa instalimi dhe punimi në QuickBooks është implementimi i tij dhe ndjekja e vazhduar, duke përfshirë të gjitha palët e administrimit dhe interesit pranë organizatës suaj. Ne kemi kuptuar që puna e përditshme pranë një organizate është mjaft intensive dhe shpesh nuk ka kohë për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm dhe administruar në kohë çdo shpenzim që ndodh.
AlProfit Consult mund t’ju ndihmojë duke u angazhuar në punën tuaj të përditshme. Ne mund të diskutojmë dhe hartojmë së bashku procese pune dhe ndjekje e vazhduar më pas. Ju nuk do të duhet të vendosni sa herë që ka një shpenzim që ndodh, për dokumentet që duhet të hartohen apo shpenzimet që kanë ndodhur deri në atë moment. Ju do të jeni të qartë për dokumentacionin e nevojshëm, kostot financiare dhe çdo procedurë tjetër të kërkuar nga donatori, organet publike apo qoftë edhe nga praktika dhe vendimet e vetë organizatës. Kështu ju mund të fokusoheni në punën tuaj të përditshme dhe bëni atë që duhet dhe dini të bëni më mirë: arritjen e misionit të organizatës suaj.
Ne ju ftojmë që të përfitoni nga oferta jonë, për të marrë plotësisht falas dhe pa asnjë angazhim të gjitha shërbime e konsulencës financiare muajin e parë.
Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë KONTAKTO ME NE