TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

[Video] Hapat e lëshimit të Faturës Elektronike përmes portalit Self-Care

Të gjithë tatimpaguesit duhet të marrin masat e duhura me qëllim që të përmbushin detyrimet Ligjore, referuar Ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”. Që nga data 1 Janar 2021, faturat që do të lëshohen për Organet Publike Shtetërore duhet të jenë Fatura Elektronike dhe shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave. Ndërsa për faturat që do të lëshohen ndërmjet tatimpaguesve, këto fatura duhet që të jenë Fatura Elektronike dhe shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave duke filluar nga data 1 Korrik 2021.

Për të lëshuar Faturë Elektronike kërkohet që tatimpaguesit të përmbushin kërkesat si më poshtë:

  • Akses në Internet në vendin e lëshimit të faturave elektronike
  • Pajisja me Certifikatë Elektronike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)
    Shërbimi: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691
  • Aksesimi i Platformës Qendrore të Faturave duke përdorur kredencialet tuaja të aksesit nëpërmjet E-Albania, në adresën: https://efiskalizimi-app.tatime.gov.al/self-care
  • Plotësimi i të dhënave për procesin e fiskalizimit sipas nënpikave:
    Përcaktimin e ofruesit të internetit për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit

    • Përcaktimin e pronësisë së ambientit dhe sipërfaqes për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
    • Përcaktimin e rregullit të numrit rendor të faturave
    • Përcaktimin e aktiviteteve të biznesit referuar kodeve NACE Rev. 2
    • Përcaktimin e orëve të punës për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
    • Përcaktimin e koordinatave në hartë për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
    • Shtimin e kontakteve për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
    • Shtimin e operatorit/ëve që do të lëshojë faturë elektronike
  • Ngarkimin e Certifikatës Elektronike me qëllim fillimin e procesit të lëshimit të faturave elektronike

Me plotësimin e kërkesave të cituara më lart, ju tashmë mund të lëshoni fatura elektronike nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave për Organet Publike Shtetërore.

Për më shumë, mund t’i referoni edhe faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në adresën: https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi

Për më shumë ndiq videon për të parë hapat e lëshimit të faturës elektronike nëpërmjet portalit Self-Care https://www.youtube.com/watch?v=Y_bGew_D1u4&t=76s

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.


Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë  KONTAKTO ME NE

 

Leave a Reply