TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Detyrimi për të deklaruar

Të gjithë individët rezidentë në Republikën e Shqipërisë, që realizojnë të ardhura bruto vjetore me burim brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mbi shumën 2.000.000 lekë, kanë detyrimin të plotësojnë dhe dorëzojnë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave brenda datës 30 Prill të vitit që pason vitin e mbyllur kalendarik.

Të gjithë individët jorezident në Republikën e Shqipërisë, që realizojnë të ardhura bruto vjetore me burim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë mbi shumën 2.000.000 lekë, duhet të plotësojnë dhe dorëzojë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave brenda datës 30 Prill të vitit që pason vitin e mbyllur kalendarik.

*Ky rregull nuk zbatohet për individët, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës. Këta individë deklarojnë në deklaratën e tyre vjetore të të ardhurave, në një shumë të vetme, të gjitha të ardhurat e siguruara nga punësimi, llogarisin shumën totale të detyrimit tatimor mbi pagat, zbresin, kur është rasti, tatimin e mbajtur nga punëdhënësi dhe përcaktojnë shumën e detyrimit tatimor që duhet të paguajnë për buxhetin e shtetit.

Afati dhe mënyra e deklarimit

Deklarata vjetore e të ardhurave individuale, duhet të dorëzohet brenda datës 30 Prill të vitit që pason vitin e mbyllur kalendarik.
Deklarimi për:

bëhet në rrugë elektronike. Çdo individ rezident shqiptar, të cilit i lind detyrimi për të deklaruar, por që nuk është i regjistruar në e-Filing, duhet të regjistrohet duke ndjekur hapat si vijon:

  • Hyn në faqen zyrtare të internetit të DPT-së në adresën: www.tatime.gov.al
  • Klikon në menunë e-Shërbime”, zgjedh në të djathtë nën-menunë “Për Individët
  • Klikon në linkun “kliko këtu”, në paragrafin e dytë
  • Në ekran do të shfaqet tabela e të dhënave për tu plotësuar për individin.

Individët jorezidentë, duhet të drejtohen në zyrën më të afërt tatimore për t’u regjistruar

Pagesa e detyrimit për tatimin mbi të ardhura personale

Nëse nga plotësimi i deklaratës vjetore rezulton se individi duhet të paguajë tatim, bazuar në rubrikën “Totali për t’u paguar”, të deklaratës individuale vjetore të të ardhurave, individi dorëzon në bankë formularin “Urdhërpagesë e tatimit mbi të ardhurat individuale”, e cila gjenerohet nga sistemi informatik dhe bën pagesën e tatimit jo më vonë se data 30 Prill e vitit pasardhës të vitit për të cilin bëhet deklarimi.

Korrigjimi i deklaratës së dorëzuar më parë

Individi deklarues mund të korrigjojë deklaratën fillestare të tij deri në dy herë, brenda 3 muajve nga data e dorëzimit të deklaratës së parë të plotësuar gabim, pa penalitete. Në rast të një korrigjimi tjetër, pas atij të dytë, brenda afatit tremujor nga dorëzimi i deklaratës fillestare ndaj individit tatimpagues deklarues zbatohen sanksionet ligjore. Individi e dorëzon deklaratën e korrigjuar nga llogaria e tij në e-filing në faqen zyrtare të tatimeve online www.tatime.gov.al.

Dokumentacioni justifikues i të ardhurave dhe shpenzimeve

Çdo e ardhur e realizuar dhe shpenzim i kryer, deklaruar në deklaratën individuale vjetore të të ardhurave, duhet të jetë i provuar me dokumentin ligjor përkatës justifikues. Individi deklarues në rast të një kërkese nga Administrata Tatimore, ka detyrimin të paraqesë, dokumentacionin përkatës justifikues.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.


Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë  KONTAKTO ME NE

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online