TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Njoftim për çregjistrimin e pajisjeve fiskale në rast përdorimi të një zgjidhjeje softuerike të certifikuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vijim të interesimit të vazhdueshëm të subjekteve tatimpagues që kanë implementuar dhe po përdorin një zgjidhje softuerike të certifikuar para fillimit të efekteve të ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar dhe nuk po përdorin më pajisjet fiskale të instaluara, kërkon të sqarojë të gjithë subjektet e interesuara për sa vijon:

 Të gjithë tatimpaguesit që kanë zgjedhur të lëshojnë fatura për transaksionet me para në dorë nga një zgjidhje softuerike e certifikuar dhe për rrjedhojë nuk po përdorin më pajisjet fiskale të instaluara, duhet të marrin masat për të kryer procedurën e çregjistrimit të këtyre pajisjeve fiskale në përdorim. 

 Për këtë qëllim, subjekti tatimpagues njofton organin tatimor zyrtarisht në rrugë shkresore apo elektronike se ka implementuar një zgjidhje softuerike te certifikuar dhe kërkon të kryejë çregjistrimin e pajisjeve fiskale që nuk i përdor më. Kërkesa shoqërohet me të gjithë të dhënat identifikuese të zgjidhjes softuerike në përdorim.

 Pas miratimit të kërkesës nga ana e Administratës Tatimore, shoqëria e autorizuar kryen çregjistrimin e pajisjes fiskale dhe ruan memorien fiskale të saj.  Çregjistrimi i pajisjeve fiskale që nuk përdoren nga ana e çdo subjekti tatimpagues është një detyrim ligjor i tyre.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.


Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë  KONTAKTO ME NE

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online