TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Njoftim për formatin e ri të faturës së thjeshtuar.

Në vijim të përmirësimeve të vazhdueshme të portalit Self-Care, në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit” i ndryshuar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit se është bërë një zhvillim lidhur me formatin e ri të faturës së thjeshtuar.

Për ta lehtësuar sa më shumë këtë proces, për tatimpaguesit të cilët sipas VKM nr. 220, datë 12.3.2020 “Për përcaktimin e kategorisë së tatimpaguesve dhe të kritereve të përdorimit të procedurës së thjeshtëzuar të fiskalizimit”, mund të lëshojnë fatura nga portali Self-Care, konkretisht janë bërë ndryshimet e mëposhtme, për lëshimin e faturës me para në dorë:

  • Lista e artikujve: Në menunë “Të dhënat e tatimpaguesit” është shtuar nën-menuja “Lista e artikujve”, ku tatimpaguesit fillimisht regjistrojnë produktet/shërbimet që ofrojnë, duke përcaktuar edhe çmimin, njësinë matëse, kodin e artikullit ose barkod, etj.
  • Në menunë “Faturat”, opsioni “Lësho faturë” të dhënat e tatimpaguesit janë të parambushura të tilla si; Njësia e Biznesit, Operatori. Tatimpaguesi shton artikuj, të cilat i ka regjistruar paraprakisht sipas pikës 1 më lart, duke kërkuar në listën e produkteve/shërbimeve nëpërmjet kodit apo emërtimit.
  • Pas përzgjedhjes së artikullit, tatimpaguesi ka mundësinë të përcaktojë sasinë e ofruar dhe zbritjet e ndryshme që mund të aplikojë për klientë të caktuar, për çdo artikull.

Sjellim në vëmendje se përpara lëshimit të faturës së thjeshtuar me para në dorë, tatimpaguesi fillimisht duhet të ketë regjistruar më parë listën e artikujve sipas pikës 1 më lart.

Për çdo problematikë të hasur në zbatimin e kësaj procedure, ju mund të na kontaktoni duke komunikuar me HelpDesk për Fiskalizimin drejtpërsëdrejti nga portali i dedikuar http://helpdesk.tatime.gov.al/, të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit në çdo DRT apo të vizitoni në çdo moment faqen e internetit në menunë dedikuar Fiskalizimit,    https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi,  

Në materialin bashkëngjitur këtij njoftimi, do të gjeni të gjitha hapat të shoqëruara edhe me foto ilustruese për mënyrën e lëshimit të Faturës së Thjeshtuar. Shkarko Manualin e Faturës së thjeshtuar.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online