TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Për një shtesë në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

AKT NORMATIV
Nr. 36, datë 24.12.2021

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008, “PËR PROCEDURAT
TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhet shtesa, me këtë përmbajtje:


Neni 1

Në kreun XV “Dispozita tranzitore dhe të fundit”, pas pikës 7, të nenit “Dispozita kalimtare”, shtohet pika 8, me këtë përmbajtje:
“8. Përjashtimisht parashikimeve në këtë ligj, zbatimi i sanksioneve për kundërvajtjet administrative që lidhen me zbatimin efektiv të ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar, do të fillojë të aplikohet pas datës 30.6.2022, për
tatimpaguesit, si më poshtë:


a) tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe që nuk janë të regjistruar për TVSH-në, të cilët kryejnë vetëm shitje me para në dorë kundrejt konsumatorëve finalë, persona të patatueshëm;
b) tatimpaguesit që ofrojnë furnizimin me ujë për konsumatorët finalë, si dhe tregu i rregulluar i energjisë elektrike;
c) bankat apo institucionet financiare për njoftimin e pagesave të e-Faturave të lëshuara nga subjektet tatimpaguese.”.

Neni 2

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Botuar ne F.Zyrtare 202/2021
Dale nga shtypi me 28.12.2021

Shkarko Aktin Normativ

Keni një Pyetje ?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online