TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Aplikim për Leje Unike / Unique permit

Aplikim për Leje Unike / Unique permit

Shërbimi elektronik “Aplikim për Leje Unike” u mundëson shtetasve të huaj, që kërkojnë të qëndrojnë dhe të punojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, të bëjnë një kërkese për t’u pajisur me leje unike në Republikën e Shqipërisë. Nëpërmjet kryerjes së aplikimit vetëm elektronikisht, eliminohet prezenca fizike e shtetasit të huaj në Shqipëri në momentin e aplikimit. Aplikimi së bashku me dokumentet shoqëruese do të dorëzohen vetëm një herë online, dhe strukturat përgjegjëse do e trajtojnë sipas procedurës ligjore në fuqi deri në lëshimin e lejes unike me vulë elektronike.

Video udhëzuese

Për të aplikuar për leje unike në Republikën e Shqipërisë, plotësimi i formularit të duhur të aplikimit varet nga tipi i kërkuar i aplikimit:

  • Leje unike e re, me vizë D;
  • Leje unike e re, pa vizë D;
  • Rinovim leje unike, me vizë D;
  • Rinovim leje unike, pa vizë D.

Baza Ligjore:

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumentacionin e nevojshëm për secilin tip aplikimi, mund ta gjeni: këtu

Hapat e procedurës

  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Leje Unike“;
  • Klikoni butonin “Përdor”;
  • Plotësoni saktë formularin elektronik me të dhënat e nevojshme sipas të gjitha fushave;
  • Ngarkoni në formatin e përcaktuar të gjithë dokumentet e listuara në fomular;
  • Pasi të siguroheni se informacioni i plotësuar nga ju është i saktë, klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;.

Për kategoritë e të huajve, të cilat në bazë të ligjit duhet të marrin miratimin e punësimit, aplikimi shqyrtohet dhe aprovohet on-line fillimisht nga AKPA. Për kategorinë e të huajve të vetëpunësuar dhe investitorë, vlerësimi i plotësimit të kushteve për pajisjen me leje unike bëhet nga komisioni vlerësues i ministrisë përgjegjëse për financat dhe ekonominë.

Për kategoritë e të huajve, të cilët, në bazë të ligjit kanë nevojë të pajisen me vizë, viza miratohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pasi të jetë aprovuar miratimi i punësimit nga AKPA.

Pas miratimit të punësimit nga AKPA dhe miratimit të vizës nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, autoriteti për kufirin dhe migracionin merr vendimin për lëshimin, ndryshimin ose ripërtëritjen e lejes unike, nëse aplikuesi përmbush kushtet e specifikuara në ligj. Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i lejes unike të qëndrimit, kur plotësohen kriteret e kërkuara nga legjislacioni në fuqi, bëhen brenda një afati maksimal prej 12 javësh nga dita e aplikimit. Shqyrtimi i kërkesës nga secili institucion përgjegjës duhet bërë brenda një afati maksimal prej 2 javësh. Miratimi apo refuzimi i kërkesës i njoftohet on-line.

Në rast miratimi të lejes unike të qëndrimit, leja unike gjenerohet me vulë elektronike dhe i dërgohet elektronikisht aplikantit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

12 javë nga data e aplikimit.

Periudha e vlefshmërisë

1- vjeçare; 2- vjeçare; 3- vjeçare; 5- vjeçare.

Kostot

Në varësi të tipit të aplikimit.

Më shumë

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]

Burimi: e-Albania.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online