TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Tatimi mbi të ardhurat e korporatës: Dispozitat e llogaritjes së tatimit mbi të ardhurat e korporatës (ndryshimet ligjore pas Janar 2024)

Të ardhurat dhe llogaritja e tatimit të pagueshëm mbi të ardhurat e korporatave

Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe me këtë ligj, të gjitha veprimtaritë e një entiteti trajtohen si veprimtari biznesi dhe të gjitha të ardhurat e një entiteti përbëjnë të ardhura nga veprimtaria.

Tatimi i pagueshëm mbi të ardhurat e korporatave llogaritet duke aplikuar normat e tatimit mbi të ardhurat e korporatave të përcaktuara në nenin 41 të këtij ligji për të ardhurat e tatueshme të entitetit dhe reduktohet me:

  • kreditimin e tatimit të huaj sipas nenit 42 të këtij ligji;
  • tatimin e mbajtur në burim sipas kreut V të këtij ligji;
  • paradhëniet për tatimin mbi të ardhurat e korporatave të paguara gjatë vitit tatimor.

Nëse diferenca e llogaritur në pikën 2 të këtij neni është negative, tatimpaguesi mund të kërkojë tatimin e tepërt dhe administrata tatimore do t’ia kthejë këtë shumë tatimpaguesit jo më vonë se 60 ditë nga data e aplikimit. Në rast se tatimpaguesi nuk e kërkon tatimin mbi të ardhurat e korporatave të paguar tepër, ky tatim konsiderohet si një pagesë paradhënie për tatimin mbi të ardhurat e korporatave të vitit tatimor pasardhës.

Norma tatimore

Norma e tatimit mbi të ardhurat e korporatave është 15%. Përjashtimisht, norma tatimore për dividendët është 8%, pa zbritur asnjë kosto.

Kreditimi i tatimit të huaj për tatimin mbi të ardhurat nga korporatat

Nëse gjatë një viti tatimor entiteti rezident realizon të ardhura tatimore nga burime jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, tatimit për t’u paguar nga ai entitet për këto të ardhura duhet t’i zbritet shuma e tatimit të paguar në një vend të huaj për këto të ardhura.

Shuma e tatimit të huaj të paguar vërtetohet me dokumentacionin specifik të lëshuar për këtë qëllim nga vendi i huaj ku janë realizuar të ardhurat dhe sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat.

Kreditimi i tatimit të huaj të paguar të përshkruar në pikën 1 të këtij neni nuk mund të kalojë tatimin e pagueshëm mbi fitimin e tatueshëm për të ardhurat e korporatave nga burimi i huaj nëse këto të ardhura do të ishin realizuar në Republikën e Shqipërisë.

Kreditimi tatimor, siç përcaktohet në këtë nen, llogaritet veçmas për secilin vend të huaj, i cili është burim të ardhurash ose fitimesh, nëse e ardhura është realizuar nga burime të huaja në më shumë se një vend.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Shkarko

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online