TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Autorizim për regjim të përpunimit aktiv

Çfarë është regjimi i përpunimit aktiv, kuptimi doganor dhe përcaktime të tjera?

Regjimi i përpunimit aktiv është një regjim doganori i cili lejon mallrat joshqiptare dhe shqiptare të përdoren në territorin doganor shqiptar, në një ose më shumë operacione përpunimi, të destinuara për t’u rieksportuar nga ky territor doganor në formën e produkteve kompensuese, pa iu nënshtruar:

  • detyrimit të importit;
  • pagesave të tjera, sipas parashikimeve në dispozitat përkatëse në fuqi;
  • masave të politikës tregtare, për aq sa ato nuk ndalojnë hyrjen ose daljen e mallrave në ose nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë..

Regjimi i Përpunimit Aktiv ka në thelb eksportimin e punës, teknologjisë dhe faktorëve të tjerë ekonomike që në mënyrë direkte bëjnë transformim të thjeshtë apo përfundimtar në mallra të gatshëm, për t’u përdorur si produkte në operacione të tjera përpunimi, montimi, apo për konsum.

Gjithashtu, ky regjim jepet dhe për mallrat e destinuara për t’iu nënshtruar operacioneve që garantojnë përputhjen e tyre me kërkesat teknike për çlirimin e tyre për qarkullim të lirë.

Përdorimi i këtij regjimi doganor ekonomik kushtëzohet nga lëshimi i autorizimit nga autoritetet doganore kompetente.

Dhënia e autorizimit, përcaktohet nga kushtet specifike që e rregullojnë këtë regjim:

  • I jepet personave që janë të vendosur në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë;
  • kur personat ofrojnë të gjitha garancitë e nevojshme për kryerjen e operacioneve;
  • kur autoritetet doganore mund të mbikëqyrin e kontrollojnë regjimin.
  • kur në rastet e lindjes së një borxh doganor ose detyrime të tjera për mallra të vendosura nën një regjim të posaçëm, ata japin një garanci në përputhje me nenin 84;
  • autorizimi i lëshohet personave që përdorin mallrat ose marrin përsipër përdorimin e tyre apo personave që kryejnë operacionet e përpunimit mbi mallrat ose marrin përsipër kryerjen e tyre

Procedura për pajisjen me autorizim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave vijon duke depozituar dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë bazuar në Aneksin 8, Shtojca C të Dispozitave Zbatuese
  2. Kontratë porosie të shoqërisë me firmat e huaja, për përpunimin e mallrave
  3. Deklarim të shoqërisë në lidhje më efektet ekonomike që do të sjellë përdorimi i autorizimit.
  4. Në rastet kur importohen mallra të cilat për natyrën e tyre apo procesin teknologjik që kryhet, humbasin pjesërisht apo tërësisht, paraqitet karta teknologjike dhe metoda që ndiqet për përcaktimin e koeficientit të shfrytëzimit
  5. Në rastet kur parashikohet të ketë një ose disa operatorë, paraqitet marrëveshja apo marrëveshjet mes operatorëve dhe kërkuesit të autorizimit si dhe identiteti fiskal i operatorit, deklaratë e operatorit mbi vendndodhjen e ambientit ku do të kryhet përpunimi dhe disponibiliteti i tij për kontroll në çdo kohë nga organi doganor.
  6. Rastet kur, kërkohet që zyrat doganore të hyrjes, mbikëqyrjes dhe mbylljes së regjimit të jenë të ndryshme, një deklarim të shoqërisë për argumentimin e saktë ekonomik.

Baza ligjore:

Ligji 102/2014, datë 31.07.2014 “Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë”, nenet 191 deri 202, 228 deri 231.

Marrja e autorizimit

Shërbimi elektronik “Autorizim për regjim të përpunimit aktiv” lejon importimin e mallrave joshqiptare që t’i nënshtrohen një ose më shumë operacioneve të përpunimit, pa pagesën e detyrimit doganor, pagesave të tjera apo masave të politikës tregtare, për aq sa ato nuk ndalojnë hyrjen/daljen në Republikën e Shqipërisë.

Pas aplikimit subjekti njoftohet me email për miratimin e autorizimit së bashku me dokumentin e autorizimit të nënshkruar elektronikisht.

Baza ligjore:
Neni 191 deri 202, 228 deri 231 i Kodit Doganor nr.102/2014 dhe neni 529 deri 565 dhe nenet 687 deri 690 të VKM-së 651 datë 10.11.2017, Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:

Autorizim për herë të parë

  1. Kontratë me firmën porositëse
  2. Deklarim për efektin ekonomik të autorizimit
  3. Karta teknologjike.

Për një autorizim pasues

  1. Kontrata me firmën porositëse;
  2. Procesverbali përmbledhës Aneksi 1;
  3. Kopje autorizimit të kaluar.

Hapat e procedurës

  • Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
  • Zgjidhni shërbimin “Autorizim për regjim të përpunimit aktiv“;
  • Klikoni butonin “Përdor”;
  • Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme, duke bashkëlidhur dhe dokumentet e kërkuar;
  • Klikoni butonin “Dërgo”;
  • Formulari i dërguar paraqitet në Sektorin e Procedurave dhe Regjimeve Doganore dhe merret në shqyrtim nga specialisti përkatës;
  • Nëse nuk plotësohen kushtet e nevojshme për të përfituar autorizimin dhe ai refuzohet, specialisti përpilon shkresën duke sqaruar arsyet e refuzimit dhe ia kalon për miratim përgjegjësit të sektorit/Drejtorit të Drejtorisë/Zv.Drejtorit të Përgjithshëm. Ju do të njoftoheni me e-mail për shkresën e miratuar me arsyen e refuzimit;
  • Nëse plotësohen kushtet e nevojshme për të përfituar autorizimin dhe ai pranohet, specialisti përgatit autorizimin dhe ia kalon për miratim përgjegjësit të sektorit/Drejtorit të Drejtorisë/Zv. Drejtorit të Përgjithshëm. Pas miratimit të autorizimit nga Zv. Drejtori i Përgjithshëm për regjimet e përpunimit aktiv, specialist që ka përgatitur autorizimin kryen përditësimin e tij në sistemin ‘Asycuda World‘. Ju do të njoftoheni me e-mail për miratimin e autorizimit, së bashku me dokumentin e autorizimit të nënshkruar elektronikisht.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

Nga 1 deri 28 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë

Nga 1 deri në 5 vite

Kostot

Pa pagesë

Më shumë

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online