Një nga dimensionet më të rënda të kësaj situate lidhet edhe me krizën financiare dhe pamundësinë e bizneseve për të zhvilluar lirisht aktivitetin e tyre....Read More
Me qellim zbatimin me rigorozitet te Urdhrit te Ministrit të Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, nr. 193, date 20.03.2020, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe...Read More
Prej datës 17 mars, e deri në një njoftim të dytë, shërbimet e Administratës Tatimore nuk do të ofrohen në sportelet dhe zyrat e Shërbimit...Read More
“
Të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari si strukturë akomoduese, kanë afat deri në datë 31.03.2020, për të aplikuar për marrjen e çertifikatës së kategorizimit.
Të gjitha subjektet të cilat do të aplikojnë brenda kësaj date do të përfitojnë shkallën e reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije tatimpaguesit se nuk do të jenë subjekt përfitimi i shkallës së reduktuar të TVSH-së, nëse nuk përmbushin detyrimin ligjor për të aplikuar brenda kësaj date.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, me Urdhërin Nr. 41 datë 18.02.2020 ‘’Për një ndryshim në Urdhërin Nr. nr.267, datë 24.07.2019 “Mbi miratimin e rregullores për mënyrën, kriteret dhe procedurat e kategorizimit të strukturave akomoduese”, i ndryshuar, njofton të gjitha subjektet e interesuara, se afati i aplikimit për marrjen e çertifikatës së kategorizimit është shtyrë deri në datë 31.03.2020.
Kështu, bazuar në Ligjin nr.92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në RSH”, të ndryshuar, Neni 49, pika 4, (Ligj nr. 107/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për TVSH në RSH”, të ndryshuar), shkalla e reduktuar e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar 6 % aplikohet për çdo furnizim shërbimi të ofruar brenda strukturave akomoduese, të cilat kanë aplikuar për marrjen e çertifikatës së kategorizimit brenda datës 31.03.2020.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Së fundmi janë miratuar disa ndryshime ligjore, dhe botuar në Fletore Zyrtare (FZ-2019-182 dhe FZ-2019-184 ). Këto ndryshime lidhen me: rivlerësimin e pasurive të paluajtshme,...Read More
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit për ndryshimet e bëra me anë të Akteve Normative, në Ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për...Read More
Për shkak të situatës së krijuar pas tërmetit të datës 26 nëntor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije shtyrjen e afatit për dorëzimin...Read More
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kujton tatimpaguesit se duhet të depozitojnë pranë Drejtorive Tatimore Rajonale, inventarin analitik të datës 31.12.2019. Bazuar në Ligjin nr.9920 datë...Read More
Në zbatim të Planit kundër Informalitetit, Administrata Tatimore ka vijuar fushatën ndërgjegjësuese për deklarimin real të pagave, ndërsa vazhdon verifikimi në terren për punonjës të...Read More