Postim historik, 18 dhjetor 2020. Ky postim ishte pjesë e lajmeve rreth nisjes së fiskalizimit në Shqipëri. Sistemi sot funksionon plotësisht dhe rregullat aktuale janë të përmbledhura te faqen tonë aktuale për fiskalizimin.
Të gjithë tatimpaguesit duhet të marrin masat e duhura me qëllim që të përmbushin detyrimet Ligjore, referuar Ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”.
Që nga data 1 Janar 2021, faturat që do të lëshohen për Organet Publike Shtetërore duhet të jenë Fatura Elektronike dhe shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave.
Ndërsa për faturat që do të lëshohen ndërmjet tatimpaguesve, këto fatura duhet që të jenë Fatura Elektronike dhe shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave duke filluar nga data 1 Korrik 2021.
Për të lëshuar Faturë Elektronike kërkohet që tatimpaguesit të përmbushin kërkesat si më poshtë:
- Akses në Internet në vendin e lëshimit të faturave elektronike
- Pajisja me Certifikatë Elektronike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Shërbimi: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691
- Aksesimi i Platformës Qendrore të Faturave duke përdorur kredencialet tuaja të aksesit nëpërmjet E-Albania, në adresën: https://efiskalizimi-app.tatime.gov.al/self-care
- Plotësimi i të dhënave për procesin e fiskalizimit sipas nënpikave:
Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falasTë dhënat që plotësohen gjatë fiskalizimit
- Përcaktimin e ofruesit të internetit për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
- Përcaktimin e pronësisë së ambientit dhe sipërfaqes për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
- Përcaktimin e rregullit të numrit rendor të faturave
- Përcaktimin e aktiviteteve të biznesit referuar kodeve NACE Rev. 2
- Përcaktimin e orëve të punës për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
- Përcaktimin e koordinatave në hartë për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
- Shtimin e kontakteve për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
- Shtimin e operatorit/ëve që do të lëshojë faturë elektronike
- Ngarkimin e Certifikatës Elektronike me qëllim fillimin e procesit të lëshimit të faturave elektronike
Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë. KONTAKTO ME NE Lexo edhe: Fatura elektronike dhe certifikata e fiskalizimit.
