Postim historik, 8 maj 2020. Ky postim i përket pagave, kontributeve ose procedurave tatimore siç ishin në vitin 2020. Shifrat dhe rregullat aktuale ndryshojnë çdo vit, prandaj për vlerat në fuqi sot shihni faqen tonë të burimeve për pagat dhe kontributet.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon të gjithë tatimpaguesit, të cilëve ju është miratuar Kërkesa për Përfitim të Ndihmës Financiare, sipas sipas VKM nr.254 datë 27.03.2020, paketa 1, se për plotësimin e Listëpagesës së Kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe TAP për periudhën Prill 2020, duhet të kenë parasysh:
Deklarimi sipas zgjedhjes në kërkesën për ndihmë
- Nëse gjatë plotësimit të Kërkesës për përfitim të ndihmës financiare, kanë zgjedhur “Jam dakord” në seksionin “Deklarimi dhe pagesa e sigurimeve shoqërore e shëndetësore do të bëhet nga tatimpaguesi për këtë periudhë”, atëherë duhet të vijojnë me deklarimin dhe pagesën e Kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe TAP, sipas të dhënave të muajit Prill 2020.
- Nëse gjatë plotësimit të Kërkesës për përfitim të ndihmës financiare, kanë zgjedhur “Nuk jam dakord” në seksionin “Deklarimi dhe pagesa e sigurimeve shoqërore e shëndetësore do të bëhet nga tatimpaguesi për këtë periudhë”, atëherë kanë mundësi, por jo detyrim, që në listëpagesë të plotësojnë kutizën “Pa aktivitet”. Në këtë mënyrë për periudhën Prill 2020, pa larguar punonjësit, mund t’a dorëzojnë Listëpagesën.

