Fillojnë aplikimet për çertifikimin e Prodhuesve apo mirëmbajtësve të zgjidhjes software

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit që operojnë në fushën e Teknologjisë së Informacionit, se në kuadër të procesit të Fiskalizimit, mund të aplikojnë për t’u çertifikuar si  një prodhues/mirëmbajtës i zgjidhjeve software-ike, bazuar dhe në zbatim të kërkesave të VKM  nr. 239, datë 20.03.2020 “Për kërkesat teknike dhe funskionale të zgjidhjes software-ike për procedurën e faturimit dhe të fiskalizimit si dhe procedurën e kriteret për regjistrimin e prodhuesve e të mirëmbajtësve të zgjidhjeve software-ike”

Regjistrimi i prodhuesve dhe mirëmbajtësve të zgjidhjeve software-ike, është mundësuar nëpërmjet  aplikimit online në platformën e-albania.

Pasi subjektet e klasifisikuara si pjesë e regjistrit të prodhuesve apo mirëmbajtësve software-ikë do të marrin Certifikatën elektronike, e cila do të përmbajë kodin e prodhuesit/mirëmbajtësit software-ik si dhe kodin e zgjidhjes software-ike të regjistruar, ata do të regjistrohen në regjistrin publik të prodhuesve apo mirëmbajtësve software-ikë dhe do të mund të ofrojnë produktet/shërbimet e tyre në tregun e Republikës së Shqipërisë.

Kriteret, hapat e procedurës së aplikimit si dhe dokumentacionin e nevojshëm, ju mund t’i gjeni në https://e-albania.al/eAlbaniaServices/ServiceList.aspxwservice_filter=INS&institution_id=111&institution_name=Ministria%20e%20Financave%20dhe%20Ekonomis%c3%ab&service_type=Y

Administrata Tatimore fton të gjithë subjektet që operojnë në këtë fushë dhe plotësojnë kriteret sipas VKM nr.239 datë 20.03.2020, të aplikojnë sa më parë për t’u certifikuar dhe për t’u bërë pjesë e procesit të Fiskalizimit.

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

ALPROFIT CONSULT
Ekonomisti iJashtëm iBiznesit Tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë
Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.