TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

SKK 01 Kuadri i përgjithshëm për përgatitjen e pasqyrave financiare – i përmirësuar

Kryefaqe | Financë & Kontabilitet | Standardet Kombëtare të Kontabilitetit | SKK 01 Kuadri i përgjithshëm për përgatitjen e pasqyrave financiare – i përmirësuar

.

Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara

.

SKK 1 KUADRI I PËRGJITHSHËM PËR PËRGATITJEN E PASQYRAVE FINANCIARE

Pg.

.

.

STANDARDI KOMBËTAR I KONTABILITETIT NR. 1 – KUADRI I PËRGJITHSHËM PËR PËRGATITJEN E PASQYRVE FINANCIARE – I PËRMIRËSUAR

.

PËRMBAJTJA  Paragrafët

OBJEKTIVAT DHE BAZA E PËRGATITJES  1-3

FUSHA E ZBATIMIT  4

OBJEKTIVI I PASQYRAVE FINANCIARE  5-12

Objektivi  5- 8

Pozicioni financiar  9-10

Performanca  11-12

PËRKUFIZIMET KRYESORE PËR ELEMENTET E PASQYRAVE FINANCIARE  13-39

Aktivet  14-21

Detyrimet  22-26

Kapitali i Vet  27-29

Të Ardhurat  30-32

Shpenzimet  33-36

Totali i të ardhurave gjithëpërfshirëse dhe fitimi ose humbja  37-39

PARIMET BAZË PËR PËRGATITJEN E PASQYRAVE FINANCIARE  40-90

Supozime dhe konsiderata të përgjithshme  41-65

Konstatimi i të drejtave dhe detyrimeve dhe përputhshmëria  41-43

Parimi i njësisë ekonomike  44-45

Parimi i vijimësisë  46-47

Njohja e aktiveve, detyrimeve, të ardhurave dhe shpenzimeve  48-49

Probabiliteti i përfitimit të ardhshëm ekonomik  50

Besueshmëria e matjes  51-59

Njohja dhe matja fillestare  60

Vlerësimi i mëpasshëm  61-63

Kompensimi  64-65

Karakteristikat cilësore të pasqyrave financiare  66-90

Kuptueshmëria  67-69

Rëndësia dhe Materialiteti  70-76

Besueshmëria  77

Parimi i paraqitjes me besnikëri  78

Parimi i përparësisë së përmbajtjes ekonomike mbi formën ligjore  79-80

Parimi i paanshmërisë  81

Parimi i maturisë  82-83

Parimi i plotësisë  84

Qëndrueshmëria dhe Krahasueshmëria  85-90

PËRZGJEDHJA DHE NDRYSHIMI I POLITIKAVE KONTABËL  91-102

Përzgjedhja e politikave kontabël  91-97

Ndryshimi në politikat kontabël  98-102

VLERËSIMET KONTABËL DHE NDRYSHIMET E TYRE  103-108

Zbatimi i vlerësimeve kontabël  103-105

Ndryshimet në vlerësimet kontabël  106-108

.

.

KORRIGJIMI I GABIMEVE  109-115

NGJARJET PAS PËRFUNDIMIT TË PERIUDHËS RAPORTUESE  116-119

SHËNIMET SHPJEGUESE  120-129

DATA DHE RREGULLAT E HYRJES NË ZBATIM TË STANDARDEVE  130

KRAHASIMI ME STANDARDET NDËRKOMBËTARE TË RAPORTIMIT FINANCIAR PËR NVM-TË (2009)  131

.

OBJEKTIVAT DHE BAZAT E PËRGATITJES

1.

Objektivi i Standardit Kombëtar të Kontabilitetit 1 Kuadri i përgjithshëm për përgatitjen e pasqyrave financiare („SKK 1‟ ose

„Standardi‟), i miratuar nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe shpallur nga Ministria e Financës, i ndryshuar, është të japë konceptet dhe rregullat-bazë të përcaktuara në Ligjin nr. 9228, datë 29.04.2004,“Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, si dhe të vendosë rregullat për zbatimin e politikave kontabël, të vlerësimeve, të korrigjimit të gabimeve dhe paraqitjen e ngjarjeve ekonomike, pas datës së mbylljes së pasqyrave financiare të përgatitura në bazë të Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit. Standardet Kombëtare të Kontabilitetit bazohen në parimet e kontabilitetit dhe të raportimit financiar të pranuara në shkallë ndërkombëtare, kërkesat e përgjithshme të të cilave përshkruhen në Ligjin “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” Nr. 9228

, publikuar në prill 2004, i ndryshuar.

2.

SKK 1 mbështetej në kuadrin e Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar“Kuadri për përgatitjen dhe paraqitjen e pasqyrave financiare” si dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar SNK 1 “Paraqitja e pasqyrave financiare”, SNK 8 “Politikat kontabël, ndryshimet në vlerësimet kontabël dhe gabimet”, dhe SNK 10 “Ngjarjet pas datës së bilancit”. SKK 1 (i përmirësuar) është ndryshuar për t‟u bërë i krahasueshëm me seksione të veçantë të SNRF-ve për NVM (2009). Standardi bazohet kryesisht në Seksionin 2 – Konceptet dhe Parimet e Përhapura Gjerësisht. Standardi gjithashtu mbështetet në Seksionin

10 – Politikat Kontabël, Vlerësimet dhe Gabimet dhe në Seksionin 31 – Ngjarjet pas Periudhës Raportuese. Krahasimi i SKK 1 (i përmirësuar) me SNRF për NVM-të (2009) është dhënë në paragrafin 131. Për rastet që nuk janë trajtuar nëpërmjet një politike të veçantë kontabël të SKK 1, drejtuesit e njësisë ekonomike raportuese duhet të miratojnë një politikë të tillë që siguron një pasqyrim të vërtetë e të besueshëm të pozicionit financiar, performancës financiare, dhe fluksit të mjeteve monetare së njësisë ekonomike, siç kërkohet në nenin 9 të Ligjit për Kontabilitetin Nr. 9228 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”,

publikuar në prill 2004, i ndryshuar.

3.

Pasqyrat financiare përgatiten mbi bazën e konceptit të materialitetit. Standardet Kombëtare të Kontabilitetit nuk zbatohen për

zërat jomaterialë. Parimi i materialitetit përkufizohet dhe sqarohet në paragrafët 40 deri 90 të SKK 1. Pasqyrat financiare ndërtohen bazuar në supozimet bazë, parimet dhe karakteristikat e informacionit kontabël.

.

FUSHA E ZBATIMIT

4.

Kërkesat e SKK 1, “Kuadri i përgjithshëm për përgatitjen e pasqyrave financiare”, do të zbatohen në të gjitha pasqyrat

financiare të përgatitura në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit.

.

OBJEKTIVI I PASQYRAVE FINANCIARE

.

Objektivi

5.

Objektivi i pasqyrave financiare të përgatitura sipas Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit është dhënia e informacionit rreth pozicionit financiar, performancës financiare dhe fluksit të mjeteve monetare të njësisë ekonomike, të dobishëm për vendimmarrjen ekonomike të një grupi të gjerë përdoruesish të cilët nuk kërkojnë raporte të veçanta për të përmbushur nevojat e

tyre specifike për informacion.

6.

Pasqyrat financiare japin një pamje të vërtetë e të drejtë të pozicionit financiar, performancës financiare dhe fluksit të mjeteve monetare së njësisë ekonomike, vetëm dhe vetëm nëse:

(a)ato janë të sakta e të plota në pasqyrimin e përmbajtjes së ngjarjeve ekonomike;
(b)përgatitja e tyre bazohet në vlerësime të arsyeshme e të bazuara( në rastet kur vlerësimet janë të domosdoshme); dhe
(c)shënimet në pasqyrat financiare janë përgatitur me detaje të mjaftueshme për të dhënë një pamje të përgjithshme të pozicionit financiar, performancës financiare dhe fluksit të mjeteve monetare të një njësie ekonomike, në mënyrë të tillë që lexuesit kompetentë të mund të nxjerrin konkluzione të arsyeshme.

7.

Paraqitja e vërtetë dhe e besueshme nënkupton që:

(a)parimet-bazë dhe kërkesat e tjera, të paraqitura nga neni 9 deri në 12 të Ligjit të Kontabilitetit Nr. 9228, si dhe paragrafët 40- 90 të standardit, janë përdorur si bazë për përgatitjen e pasqyrave financiare;
(b)aktivet, detyrimet , kapitali, të ardhurat, shpenzimet dhe fitimi neto, të paraqitura në pasqyrat financiare, përmbushin kriteret e përkufizimeve të dhëna në këtë standard.

8.

Zbatimi me korrektësi i të gjitha Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit në përgatitjen e pasqyrave financiare, në përgjithësi jep një pamje të vërtetë e të besueshme të pozicionit financiar, performancës financiare dhe fluksit të mjeteve monetare të njësisë ekonomike. Në raste shumë të rralla, kur drejtuesit e njësisë ekonomike mendojnë se zbatimi i SKK-ve të caktuara nuk bën të mundur dhënien e një pamjeje të vërtetë e të besueshme të pozicionit financiar, performancës financiare dhe fluksit të mjeteve monetare të njësisë, atëherë drejtimi do të përgatisë pasqyrat financiare, sipas atyre parimeve që bëjnë të mundur një paraqitje të vërtetë e të besueshme dhe do të shpjegojë arsyet për moszbatimin e SKK-ve në shënimet shpjeguese të pasqyrave

financiare.

.

.

Pozicioni Financiar

9.

Pozicioni financiar i një njësie ekonomike është marrëdhënia e aktiveve, detyrimeve dhe kapitalit të saj në një datë të caktuar siç paraqitet në pasqyrën e pozicionit financiar. Këto përcaktohen si më poshtë:

(a)një aktiv është një objekt ose e drejtë e kontrolluar nga njësia ekonomike si rezultat i ngjarjeve të kaluara, nga i cili pritet të rrjedhin përfitimet e ardhshme ekonomike tek njësia ekonomike;
(b)një detyrim është një detyrim aktual i njësisë ekonomike që rrjedh nga ngjarje të shkuara, shlyerja e të cilit pritet të rezultojë në një dalje të burimeve nga njësia ekonomike;
(c)kapitali i vet është interesi i mbetur në aktivet e njësisë ekonomike mbasi zbriten të gjitha detyrimet e saj.

10.

Disa zëra që plotësojnë përkufizimin e një aktivi ose një detyrimi mund të mos njihen si aktive ose detyrime në pasqyrën e pozicionit financiar, sepse ato nuk plotësojnë kriteret për njohje dhënë në paragrafët 14 deri 26. Në veçanti, pritshmëria që përfitimet e ardhshme ekonomike do të rrjedhin tek ose nga një njësi ekonomike, duhet të jetë mjaft e sigurt për të përmbushur

kriterin e probabilitetit para njohjes së një aktivi ose detyrimi.

.

Performanca

11.

Performanca është marrëdhënia e të ardhurave dhe shpenzimeve të një njësie ekonomike gjatë një periudhe raportuese. Ky standard lejon njësitë ekonomike të paraqesin performancën në dy pasqyra financiare (një pasqyrë të të ardhurave dhe shpenzimeve dhe një pasqyrë të të ardhurave gjithëpërfshirëse). Fitimi/humbja e vitit ose totali i të ardhurave gjithëpërfshirëse përdoren shpesh si matës të performancës ose si bazë për vlerësime të tjera, të tilla si kthimi në investime ose fitimet për aksion. Të ardhurat dhe shpenzimet përcaktohen si vijon:

(a)të ardhurat nënkuptojnë rritje të përfitimeve ekonomike gjatë periudhës raportuese në formën e hyrjeve ose shtimeve të aktiveve, ose ulje e detyrimeve, që rezultojnë në rritje në kapital, përveç atyre që lidhen me kontributet nga investitorët e kapitalit;
(b)shpenzimet janë zvogëlimet në përfitimet ekonomike gjatë periudhës raportuese në formën e daljeve ose pakësimit të aktiveve ose si shtim të detyrimeve që rezultojnë në ulje në kapital, përveç atyre që lidhen me shpërndarjet për investitorët e kapitalit.

12.

Njohja e të ardhurave dhe shpenzimeve rezulton direkt nga njohja dhe matja e aktiveve dhe e detyrimeve.

.

PËRKUFIZIMET KRYESORE PËR ELEMENTET E PASQYRAVE FINANCIARE

13.

Aktivet, detyrimet, kapitali, të ardhurat, shpenzimet dhe fitimi të paraqitura në pasqyrat financiare duhet të përmbushin kriteret

e përkufizimeve të dhëna në Standard. Kuptimet e këtyre përkufizimeve kryesore shpjegohen në paragrafët 14-39 të këtij Standardi.

.

Aktivi

14.

Aktivi është një objekt ose e drejtë ekonomike e kontrolluar nga njësia ekonomike, i cili

(a)ka ardhur si rezultat i ngjarjeve të shkuara; dhe
(b)nga përdorimi, i të cilit priten përfitime të ardhshme.

15.

Njësia ekonomike mund të marrë përfitime ekonomike nga aktivi në disa forma. Një aktiv mund të: (a)përdoret më vete ose i

kombinuar me aktive të tjera për prodhimin e mallrave ose shërbimeve që shiten nga njësia ekonomike; (b)shkëmbehet me aktive të tjera; (c)përdoret për të shlyer/paguar një detyrim; (d) shpërndahet tek pronarët e njësisë ekonomike.

16.

Shumë aktive të tilla, si aktivet afatgjata materiale, kanë përmbajtje fizike. Megjithatë, të qenurit fizik nuk është thelbësor për

ekzistencën e tyre. Kështu, për shembull patentat dhe të drejtat e autorësisë janë aktive, nëse ato kontrollohen nga njësia ekonomike dhe prej tyre priten të merren përfitime ekonomike.

17.

Bazë për raportimin e aktiveve në pasqyrën e pozicionit financiar është ekzistenca e pronësisë ligjore ose ekzistenca e kontrollit efektiv. Ndonëse në përgjithësi, kontrolli efektiv i aktiveve përputhet me pronësinë ligjore të tyre, kjo mund të mos ndodhë gjithmonë. Për shembull, në rastin e një marrëveshjeje për qira financiare një aktiv mund t‟i përkasë ligjërisht qiradhënësit, por meqenëse ky aktiv është nën kontrollin e qiramarrësit për pjesën më të madhe të jetës së dobishme të tij, ai raportohet në

pasqyrën e pozicionit financiar të qiramarrësit.

18.

Një aspekt me rëndësi të madhe në përcaktimin e ekzistencës së kontrollit efektiv është fakti se kush merr pjesën më të madhe

të përfitimeve ekonomike që gjenerohen nga aktivi, dhe kush merr pjesën më të madhe të rreziqeve, të lidhura me këtë aktiv.

19.

Mundësia për të gjeneruar përfitime ekonomike, zakonisht nënkupton aftësinë për të shtuar fluksin hyrës të mjeteve monetare

dhe ekuivalenteve të saj në njësinë ekonomike, ose për të pakësuar daljet e mjeteve monetare nga njësia.

20.

Aktivi njihet në pasqyrën e pozicionit financiar të njësisë ekonomike, vetëm nëse është e mundur që prej tij të gjenerohen përfitime ekonomike në të ardhmen. Nëse këto përfitime ekonomike janë të mundshme, por nuk ka siguri të mjaftueshme, ai aktiv nuk do të njihet në pasqyrën e pozicionit financiar. Një transaksion i tillë rezulton në njohjen e një shpenzimi në pasqyrën

e performancës financiare. Megjithatë, aktive të tilla do të shpjegohen në pasqyrat financiare si aktive të kushtëzuara.

21.

Vetëm ato aktive, kostoja e të cilëve mund të përcaktohet me besueshmëri, njihen në pasqyrën e pozicionit financiar.

.

Detyrimet

22.

Detyrimet në pasqyrën e pozicionit financiar të njësisë ekonomike janë detyrime aktuale të cilat:(a) kanë lindur nga ngjarje të

shkuara; dhe (b) shlyerja e tyre pritet të shoqërohet me daljen e burimeve në të ardhmen.

23.

Detyrimi njihet në pasqyrën e pozicionit financiar, nëse njësisë ekonomike, për të bërë shlyerjen e tij, do t‟i duhet të veprojë në një mënyrë të tillë që do të shkaktonte dalje të përfitimeve ekonomike. Për shlyerjen e detyrimit, njësisë ekonomike mund t‟i

duhet, për shembull, të paguajë me parà ose ekuivalente të saj, të ofrojë një shërbim të caktuar, të japë një aktiv të caktuar, ta

.

.

zëvendësojë atë detyrim me një detyrim tjetër ose ta shndërrojë detyrimin në kapital.

24.

Shumë nga detyrimet vijnë nga marrëveshjet ligjore (të ashtuquajtura “detyrime kontraktuale”). Në raste të caktuara, deyrimet mund të lindin nga praktika ekonomike e njësisë ekonomike, si dhe një dëshirë për të mbajtur marrëdhënie të mira biznesi me klientët, punonjësit dhe partnerë të tjerë (të ashtuquajtura “detyrime konstruktive”). Për shembull, nëse praktika ekonomike e një njësie ekonomike kërkon të bëhet zëvendësimi i të gjitha produkteve me defekt, njësia ekonomike do të njohë në pasqyrën e pozicionit financiar detyrimin, që vjen nga kjo praktikë, pavarësisht nëse ekziston një detyrim ligjor ose jo.

Një detyrim konstruktiv është një detyrim që rrjedh nga veprimet e një njësie ekonomike kur:

(a)duke krijuar një model nga praktika e së kaluarës, nga politika të publikuara më parë ose deklarime specifike, njësia ekonomike u ka treguar palëve të tjera se ajo do të pranojë përgjegjësitë e veçanta, dhe
(b)si rezultat, njësia ekonomike u ka krijuar një pritshmëri të arsyeshme palëve të tjera se ajo do t‟i përmbushë këto përgjegjësi.

25

Një njësi ekonomike do të njohë një detyrim në pasqyrën e pozicionit financiar kur:

(a)njësia ekonomike ka një detyrim në fund të periudhës raportuese, si rezultat i një ngjarje të kaluar;
(b)është e mundur që njësisë ekonomike do t‟i kërkohet transferimi i burimeve (që përfshijnë përfitime ekonomike) në shlyerje;
(c)shuma e shlyerjes mund të matet me besueshmëri.

26.

Një detyrim i kushtëzuar është ose një detyrim i mundur por i pasigurt, ose një detyrim aktual që nuk është njohur për shkak se ai nuk arrin të përmbushë një ose të dy kushtet (b) dhe (c) në paragrafin 25. Një njësi ekonomike nuk do të njohë një detyrim të

kushtëzuar si një detyrim në pasqyrën e pozicionit financiar, me përjashtim të detyrimeve të paparashikuara të një blerjeje në një kombinim biznesi (shih SKK 9 Kombinimet e Bizneseve dhe Konsolidimi).

.

Kapitali i vet

27.

Kapitali i vet (ose “aktivet neto”) është diferenca mes aktiveve dhe detyrimeve të njësisë ekonomike në datën e pasqyrës së

pozicionit financiar.

28.

Kapitali përfaqëson vlerën e aktiveve neto që u përkasin zotëruesve të një njësie ekonomike në datën e pasqyrës së pozicionit financiar. Llogaritja e kapitalit varet nga politikat kontabël të përdorura për vlerësimin e aktiveve dhe detyrimeve, ku disa prej tyre bazohen në vlerën e drejtë, ndërsa disa të tjera në kosto ose në metoda të tjera. Emri i mirë i krijuar brenda njësisë ekonomike nuk njihet në kapital. Rrjedhimisht, aktivet neto të njësisë ekonomike nuk janë domosdoshmërisht të barabarta me

vlerën e drejtë të kapitalit neto të njësisë ekonomike.

29.

Aktivet, detyrimet dhe kapitali i njësisë ekonomike paraqiten në pasqyrën e pozicionit financiar të kësaj njësie ekonomike në

datën e raportimit.

.

Të ardhurat

30.

Të ardhurat përfaqësojnë flukse hyrëse (rritjen e përfitimeve ekonomike) gjatë periudhës së raportimit, që çojnë në rritjen e aktiveve ose pakësimin e detyrimeve, si dhe që rrisin kapitalin e njësisë ekonomike, duke përjashtuar këtu ato që lidhen me

kontributet nga pjesëmarrësit në kapital.

31.

Përkufizimi i të ardhurave përfshin si të ardhurat edhe diferencat (+):

(a)të ardhurat lindin në rrjedhën e aktiviteteve të zakonshme të njësisë ekonomike dhe përmenden në një shumëllojshmëri emrash, duke përfshirë shitjet, tarifat, interesin, dividendët, honoraret dhe qiratë;
(b)diferencat (+) janë zëra të tjerë që plotësojnë përkufizimin e të ardhurave, por nuk janë të ardhura që ndikojnë tek fitimi/ humbja i/e vitit. Kur këto diferenca njihen në pasqyrën e performancës financiare, ato paraqiten veças (si të ardhura të tjera gjithëpërfshirëse) sepse njohja e tyre është e dobishme për marrjen e vendimeve ekonomike.

32.

Njohja e të ardhurave rezulton direkt nga njohja dhe matja e aktiveve dhe detyrimeve. Një njësi ekonomike duhet të njohë të ardhurat në pasqyrën e performancës financiare kur lind një rritje në përfitimet e ardhshme ekonomike që lidhet me një rritje në

një aktiv ose ulje të një detyrimi e cila mund të matet me besueshmëri.

.

Shpenzimet

33.

Shpenzimet janë flukse dalëse (pakësimet e përfitimeve ekonomike) gjatë periudhës raportuese që rezultojnë në pakësimin e

aktiveve apo rritjen e detyrimeve dhe që zvogëlojnë kapitalin e njësisë ekonomike, duke përjashtuar këtu ato që lidhen me shpërndarjet te pjesëmarrësit e kapitalit.

34.

Përkufizimi i shpenzimeve përfshin shpenzimet që lindin në rrjedhën e aktiviteteve të zakonshme të njësisë ekonomike ashtu dhe diferencat (-):

(a)shpenzimet lindin në rrjedhën e aktiviteteve të zakonshme të njësisë ekonomike dhe përfshijnë, për shembull, koston e shitjeve, pagat dhe amortizimin. Ata zakonisht marrin formën e një fluksi dalës ose pakësimit të aktiveve të tilla si paraja dhe ekuivalentët e saj, inventari ose aktivet afatgjata materiale;
(b)diferencat (-) janë zëra të tjerë që plotësojnë përkufizimin e shpenzimeve dhe mund të lindin në rrjedhën e aktiviteteve të zakonshme të njësisë ekonomike por nuk ndikojnë tek fitimi/ humbja i/e vitit. Kur këto diferenca (-) njihen në pasqyrën e performancës financiare, ato paraqiten veças (si shpenzime të tjera gjithëpërfshirëse) sepse njohja e tyre është e dobishme për

marrjen e vendimeve ekonomike.

35.

Njohja e shpenzimeve rezulton direkt nga njohja dhe matja e aktiveve dhe detyrimeve. Një njësi ekonomike duhet të njohë

shpenzimet në pasqyrën e performancës financiare kur lind një ulje në përfitimet e ardhshme ekonomike që lidhet me një pakësim të një aktivi ose rritje të një detyrimi, e cila mund të matet me besueshmëri.

.

36.

Të ardhurat dhe shpenzimet përfshijnë si të ardhurat dhe shpenzimet e realizuara ashtu edhe ato të parealizuara. Për shembull, të

ardhurat e realizuara janë të ardhurat e njohura nga shitja e mallrave. Të ardhurat e parealizuara p.sh, janë diferencat e njohura nga përkthimi i aktiveve ose detyrimeve monetare të mbajtura në monedhë të huaj.

.

Totali i të ardhurave gjithëpërfshirëse dhe fitimi ose humbja

37

Totali i të ardhurave gjithëpërfshirëse është diferenca aritmetike ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, të realizuara dhe atyre

të parealizuara. Ky nuk është një element i veçantë i pasqyrave financiare dhe nuk është i nevojshëm një parim njohjeje i veçantë për të.

38.

Fitimi ose humbja është diferenca aritmetike ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve të realizuara ( përveç atyre zërave të të ardhurave dhe shpenzimeve që ky Standard i klasifikon si zëra të pasqyrës së të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse). Ky nuk

është një element i veçantë i pasqyrave financiare, dhe nuk është i nevojshëm një parim njohjeje i veçantë për të.

39.

Ky Standard nuk lejon njohjen e atyre zërave në pasqyrën e pozicionit financiar, të cilët nuk plotësojnë përkufizimin e aktiveve ose detyrimeve, pavarësisht nëse ato rezultojnë nga zbatimi i konceptit të njohur si “koncepti i përputhshmërisë” për matjen e

fitimit ose humbjes.

.

PARIMET BAZË PËR PËRGATITJEN E PASQYRAVE FINANCIARE

40.

Neni 10 i Ligjit të Kontabilitetit Nr. 9228 “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare” përcakton parimet-bazë për mbajtjen e kontabilitetit dhe përgatitjen e pasqyrave financiare, në përputhje me këtë ligj, si dhe me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit, publikuar nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit. Paragrafët 40 deri 90 përshkruajnë këto parime-bazë. Asnjë nga paragrafët e këtij seksioni (paragrafët 40 deri 90) nuk kanë përparësi ndaj ndonjë kërkese specifike të paragrafëve të tjera të SKK 1 ose

ndonjë SKK-je tjetër.

.

Supozime dhe konsiderata të përgjithshme

.

Konstatimi i të drejtave / detyrimeve dhe përputhshmëria

41.

Me qëllim që të përmbushin objektivat e tyre, pasqyrat financiare përgatiten mbi bazën e të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara. Sipas kësaj metode, efektet e transaksioneve dhe ngjarjeve të tjera njihen në pasqyrat financiare kur ato ndodhin (dhe jo kur paraja ose ekuivalentet e saj arkëtohen ose paguhen) dhe njihen në kontabilitet e raportohen në pasqyrat financiare të periudhave kontabël, të cilave u përkasin. Pasqyrat financiare, të përgatitura në bazë të të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara, i informojnë përdoruesit jo vetëm mbi transaksionet e shkuara të shoqëruara me arkëtime dhe pagesa, por edhe mbi detyrimet për t‟u paguar në të ardhmen si dhe mbi aktive që do të sjellin arkëtime në të ardhmen. Në këtë mënyrë, ato paraqesin informacione mbi transaksionet dhe ngjarjet e shkuara të cilat u shërbejnë përdoruesve më së miri në marrjen e

vendimeve ekonomike.

42

Shpenzimet që lidhen me të ardhurat e fituara gjatë periudhës raportuese njihen në të njëjtën periudhë kontabël si dhe të

ardhurat përkatëse. Shpenzimet e kryera gjatë një periudhe raportuese, që ndryshon nga periudha kur ato i sjellin përfitime njësisë ekonomike, regjistrohen si shpenzime pikërisht në periudhën kur merren përfitimet.

43.

Shpenzimet njihen në të njëjtën periudhë kontabël si dhe të ardhurat që lidhen me to. Nëse të ardhurat që lidhen me shpenzime të caktuara nuk mund të përcaktohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, atëherë për njohjen e tyre do të përdoren mënyra të tërthorta. Për shembull, shpenzimet që lidhen me blerjen e një aktivi afatgjatë material njihen si shpenzime gjatë jetës së dobishme të këtij aktivi (shpenzimet e amortizimit). Shpenzimet, që nuk priten të gjenerojnë të ardhura, njihen si shpenzime në momentin

kur ato ndodhin.

.

Parimi i njësisë ekonomike

44.

Njësia ekonomike mban llogari të aktiveve, detyrimeve dhe transaksioneve ekonomike të veta të veçanta nga ato të aktiveve,

detyrimeve dhe transaksioneve ekonomike të aksionarëve, kreditorëve, punonjësve, klientëve si dhe personave të tjerë.

45.

Vetëm aktivet, detyrimet, kapitali, të ardhurat, shpenzimet dhe flukset e mjeteve monetare të njësisë ekonomike do të regjistrohen në pasqyrat e saj financiare. Përveç transaksioneve të saj ekonomike, pasqyrat e konsoliduara të njësisë ekonomike

do të përfshijnë edhe transaksionet ekonomike të njësive që ajo kontrollon.

.

Parimi i vijimësisë

46.

Pasqyrat financiare përgatiten sipas parimit të vijimësisë, që do të thotë se veprimtaria ekonomike e njësisë ekonomike do të ketë vijimësi dhe njësia ekonomike nuk ka në plan ose nuk do ta ketë të nevojshme ta ndërpresë aktivitetin e saj. Nëse pasqyrat

financiare nuk përgatiten në përputhje me parimin e vijimësisë, parimi tjetër kontabël i përdorur për përgatitjen e tyre, duhet të sqarohet në shënimet shpjeguese.

47.

Gjatë përgatitjes së pasqyrave financiare, drejtuesit duhet të vlerësojnë mundësinë e njësisë ekonomike për të vazhduar aktivitetin e saj për 12 muaj pas datës së pasqyrave financiare. Nëse kjo vazhdimësi aktivitetesh të njësisë ekonomike nuk është e sigurt (për shembull, njësia ekonomike nuk i plotëson kërkesat ligjore), drejtuesit e njësisë ekonomike duhet të sqarojnë në shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare, kushtet dhe rrethanat që e shkaktojnë këtë pasiguri. Nëse njësia ekonomike ka filluar procesin e likuidimit ose është e mundur që brenda 12 muajve të ardhshëm njësia ekonomike do ta likuidojë ose do t‟i duhet që ta likuidojë aktivitetin e saj, atëherë pasqyrat financiare duhet ta reflektojnë këtë fakt si dhe bazën e vlerësimit të

aktiveve dhe detyrimeve.

.

Njohja e aktiveve, detyrimeve, të ardhurave dhe shpenzimeve

48.

Njohja është procesi i përfshirjes në pasqyrat financiare, të një zëri që plotëson përkufizimin e një aktivi, detyrimi, të ardhure ose shpenzimi dhe që plotëson kriteret e mëposhtme:

(a) është e mundur që çdo përfitim ekonomik në të ardhmen, lidhur me këtë zë, do të rrjedhë për ose nga njësia ekonomike; dhe

.

.

(b) zëri ka një kosto ose vlerë që mund të matet me besueshmëri.

49.

Gabimet në njohjen e një zëri që përmbush këto kritere nuk korrigjohen në shënimet shpjeguese mbi politikat kontabël të

përdorura apo në sqarime të tjera të mëtejshme.

.

Probabiliteti i përfitimit të ardhshëm ekonomik

50.

Koncepti i probabilitetit, si kriteri i parë i njohjes, i referohet shkallës së pasigurisë që përfitimet e ardhshme ekonomike të lidhura me një zë të caktuar, do të rrjedhin tek ose nga njësia ekonomike. Vlerësimet e shkallës së pasigurisë të flukseve të përfitimeve të ardhshme ekonomike, kryhen mbi bazën e evidencës së kushteve të disponueshme në fund të periudhës raportuese, në kohën e përgatitjes së pasqyrave financiare. Këto vlerësime kryhen individualisht për zërat individualisht të

rëndësishëm dhe për një grup të madh të zërave individualisht të parëndësishëm.

.

Besueshmëria e matjes

51.

Kriteri i dytë për njohjen e një zëri është që kosto ose vlera që ai ka të mund të matet me besueshmëri. Në shumë raste, kostoja ose vlera e një zëri njihet. Në raste të tjera ajo duhet të vlerësohet. Përdorimi i vlerësimeve të arsyeshme është një pjesë thelbësore e përgatitjes së pasqyrave financiare dhe nuk dëmton besueshmërinë e tyre. Zëri nuk njihet në pasqyrat financiare, në

rastet kur nuk mund të kryhet një vlerësim i arsyeshëm.

52.

Një zë që nuk arrin të përmbushë kriteret e njohjes mund të kualifikohet për njohje në një datë të mëvonshme, si rezultat i

rrethanave ose ngjarjeve të mëvonshme.

53.

Një zë që nuk arrin të përmbushë kriteret e njohjes, mund megjithatë të paraqitet në shënimet shpjeguese ose në materiale të tjera shpjeguese. Kjo ndodh kur njohja e zërit ka rëndësi për vlerësimin e pozicionit financiar dhe performancës financiare të një

njësie ekonomike nga përdoruesit e pasqyrave financiare.

54.

Karakteristika kryesore e të ardhurave është fakti se ato rrisin aktivet neto të një njësie ekonomike përjashtuar kontributet shtesë të bëra nga aksionerët e njësisë ekonomike. Karakteristika kryesore e shpenzimeve është fakti se ato pakësojnë aktivet neto të njësisë ekonomike, përjashtuar shpërndarjet e bëra për aksionerët e njësisë ekonomike. Si të ardhurat dhe shpenzimet

kontabilizohen në bazë të konstatimit të të drejtave dhe detyrimeve – momenti kur transaksioni ekonomik ka në thelb një efekt mbi aktivet neto të një njësie ekonomike dhe jo momenti kur arkëtohen/paguhen flukset monetare të lidhura me transaksionet.

55.

Shpenzimet njihen në të njëjtën periudhë si të ardhurat që lidhen me to. Shpenzimet që lidhen me gjenerimin e përfitimeve ekonomike gjatë periudhave të ardhshme raportuese njihen në pasqyrën e pozicionit financiar si aktiv kur ato kryhen dhe si shpenzim gjatë periudhës (ave) raportuese kur ato priten të gjenerojnë përfitime ekonomike (për shembull, shpenzimet në aktive afatgjata materiale dhe shpenzimet e amortizimit). Kostot që lidhen me gjenerimin e përfitimeve ekonomike gjatë periudhës raportuese aktuale apo ato që nuk janë të rastit për gjenerimin e përfitimeve ekonomike, (të tilla si kostoja e nxjerrjes jashtë

përdorimi të një investimi afatgjatë) njihen si shpenzim gjatë periudhës raportuese në të cilën ndodhin.

56.

Transaksionet me aksionet e veta të njësisë ekonomike (të quajtura edhe “aksionet e thesarit”) përfaqësojnë shpërndarjet e bëra për aksionarët e njësisë ekonomike ose kontributet e marra nga aksionarët e njësisë ekonomike, si rezultat i të cilave ato nuk bien nën përkufizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve. Prandaj, transaksione të tilla nuk do të njihen si të ardhura e as si

shpenzime në pasqyrën e performancës financiare, por si një transaksion kapitali në pasqyrën e ndryshimeve në kapitalin e vet.

57.

Matja është procesi i përcaktimit të shumave monetare me të cilat një njësi ekonomike mat aktivet, detyrimet, të ardhurat dhe

shpenzimet, në pasqyrat e saj financiare. Matja përfshin zgjedhjen e një baze të matjes. Ky standard specifikon cilën bazë të matjes një njësi ekonomike duhet të përdorë për lloje të ndryshme të aktiveve, detyrimeve, të ardhurave dhe shpenzimeve.

58.

Dy bazat e zakonshme të matjes janë kosto historike dhe vlera e drejtë:

(a)për aktivet, kosto historike është shuma e mjeteve monetare ose ekuivalentëve të mjeteve monetare të paguara ose vlera e drejtë e shumës së dhënë për të blerë aktivin në momentin e përftimit të tij. Për detyrimet, kostoja historike është shuma e mjeteve monetare (apo ekuivalentëve të mjeteve monetare) ose vlera e drejtë e aktiveve jo-monetare të marra në këmbim për detyrimin në kohën e lindjes së këtij të fundit, ose në disa rrethana (për shembull, tatimi mbi të ardhurat) shuma e mjeteve monetare ose ekuivalentëve të mjeteve monetare që pritet të paguhet për të shlyer detyrimin në rrjedhën normale të biznesit. Kostoja historike e amortizuar është kostoja historike e një aktivi ose detyrimi plus ose minus atë pjesë të kostos së tij historike njohur më parë si shpenzim ose e ardhur.
(b)vlera e drejtë është çmimi që do të pranohej për të shitur një aktiv ose që do paguhej për të shlyer një detyrim, në një transaksion të zakonshëm midis pjesëmarrësve të tregut, në datën e matjes.

59.

Standardet Kombëtare të Kontabilitetit mund të përcaktojnë baza të tjera matjeje kur këto konsiderohen si më të përshtatshme

nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit.

.

Njohja dhe matja fillestare

60.

Matja fillestare e aktiveve dhe detyrimeve që plotësojnë kriterin e njohjes, bëhet me koston historike, përveç rasteve kur ky

Standard kërkon matje fillestare mbi një bazë tjetër të tillë si vlera e drejtë.

.

Vlerësimi i mëpasshëm

61.

Një njësi ekonomike mat aktivet dhe detyrimet financiare, ashtu siç përcaktohet në SKK 3 – Instrumentet financiare, me kosto

të amortizuar minus ndonjë zhvlerësim të mundshëm. SKK 3 përcakton si duhet të vlerësohen instrumentet financiare.

62.

Shumica e aktiveve jo-financiare të një njësie ekonomike që fillimisht njihen me kosto historike më pas maten mbi baza të tjera të matjes. Për shembull:

(a) një njësi ekonomike vlerëson aktivet afatgjata materiale me koston e amortizuar (ose vlerën e drejtë si një alternativë e lejuar në SKK 5 – Aktivet afatgjata materiale dhe aktivet afatgjata jomateriale);

.

.

(b)një njësi ekonomike vlerëson inventarët me vlerën më të ulët mes kostos dhe çmimit të shitjes minus kostot për të përfunduar shitjen;
(c)një njësi ekonomike njeh një humbje nga zhvlerësimi në lidhje me aktivet jo-financiare që janë në përdorim ose mbahen për shitje;

Vlerësimi i aktiveve me më të voglën mes dy vlerave, ka për qëllim të sigurojë që një aktiv nuk është vlerësuar me shumë sesa vlera që njësia ekonomike pret të rikuperojë nga shitja ose përdorimi i atij aktivi.

63.

Shumica e detyrimeve, përveç detyrimeve financiare, maten me vlerësimin më të mirë të mundshëm të parashikuar që kërkohet

për të shlyer detyrimin në datën e raportimit.

.

Kompensimi

64.

Aktivet / detyrimet dhe të ardhurat / shpenzimet nuk kompensohen me njëra-tjetrën, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë

kërkohet ose lejohet nga një standard kombëtar i kontabilitetit.

65.

Është e rëndësishme që aktivet dhe detyrimet, si dhe të ardhurat e shpenzimet të raportohen më vete. Kompensimi në pasqyrën e performancës financiare ose në pasqyrën e pozicionit financiar, përveç rasteve kur ai e reflekton më mirë përmbajtjen e transaksionit ose ngjarjes, e pakëson aftësinë e lexuesit si për të kuptuar transaksionet, ngjarjet dhe kushtet që kanë ndodhur, ashtu edhe për të vlerësuar flukset e ardhshme të mjeteve monetare. Vlerësimi i aktiveve me vlerën neto, pas zbritjes së shumës

së zhvlerësuar, si për shembull, zhvlerësimi për inventar të vjetruar apo zhvlerësimi për borxhet e këqija në kërkesat e arkëtueshme, nuk është kompensim.

.

Karakteristikat cilësore të pasqyrave financiare

66.

Karakteristikat cilësore janë ato që e bëjnë informacionin e pasqyrave financiare të dobishëm për përdoruesit. Karakteristikat

cilësore kryesore janë katër: kuptueshmëria, rëndësia, besueshmëria dhe krahasueshmëria.

.

Kuptueshmëria

67.

Informacioni në pasqyrat financiare duhet të paraqitet në mënyrë të tillë që ai të jetë informues dhe pa ekuivok për ata përdorues

të pasqyrave financiare që kanë njohuri të mjaftueshme në fushën e kontabilitetit për të kuptuar pasqyrat financiare.

68.

Pasqyrat financiare përgatiten për të informuar një grup të gjerë përdoruesish (përfshirë këtu aksionarët dhe kreditorët, punonjësit, partnerët në biznes, publikun në përgjithësi, institucionet shtetërore dhe të tjerët). Me qëllim që informacioni në pasqyrat financiare të jetë informues dhe sa më i kuptueshëm, terminologjia e përdorur duhet të jetë e njëjtë, përgjatë gjithë materialit. Në përgatitjen e pasqyrave financiare duhet mbajtur parasysh fakti se ato duhet të jenë të qarta e të kuptueshme edhe për përdorues të jashtëm, të cilët mund të mos jenë në dijeni të aktiviteteve të përditshme të njësisë ekonomike. Prandaj, pasqyrat financiare duhet të përgatiten në mënyrë të tillë që ato ta shmangin përdorimin e një gjuhe ose terminologjie specifike të njësisë ekonomike, e cila mund të mos jetë e kuptueshme për lexuesit e jashtëm. Megjithatë, në përgatitjen e pasqyrave financiare mendohet që lexuesit e tyre duhet të kenë njohuri të përgjithshme të mjaftueshme në fushën e kontabilitetit, prandaj

nuk është e nevojshme që pasqyrat financiare të shpjegojnë koncepte të përgjithshme financiare.

69.

Nëse një informacion i të njëjtit transaksion shpjegohet në pjesë të veçanta të pasqyrave financiare, atëherë pasqyrat financiare duhet të përmbajnë referencat përkatëse. Për shembull, zërat e pasqyrës së pozicionit financiar, të pasqyrës së performancës financiare dhe të pasqyrës së fluksit të mjeteve monetare, duhet të përmbajnë referenca me shënimet shpjeguese, të cilat paraqesin një informacion më të hollësishëm në lidhje me to. Nëse informacioni për të njëjtin transaksion ose informacion

financiar sqarohet në dy shënime shpjeguese të veçanta, atëherë këto dy shënime duhet gjithashtu të kenë referencat përkatëse midis tyre.

.

Rëndësia dhe Materialiteti

70.

Pasqyrat financiare paraqesin të gjithë informacionin material që ndikon në pozicionin financiar, performancën financiare dhe fluksin e mjeteve monetare të njësisë ekonomike. Informacioni në këto pasqyra konsiderohet material, nëse mungesa ose pasaktësia në paraqitjen e tij do të ndikonte në vendimet ekonomike të përdoruesve të pasqyrave financiare. Zërat jomateriale

mund të njihen duke përdorur metoda më të thjeshtuara.

71.

Në përgatitjen e pasqyrave financiare rëndësi u duhet vënë atyre aspekteve dhe të dhënave financiare të aktiviteteve ekonomike që janë të rëndësishme për përdoruesit e pasqyrave financiare dhe që mund të ndikojnë në vendimet ekonomike që ata marrin. Rëndimi i pasqyrave financiare me hollësira të tepruara dhe informacion jomaterial dëmton qartësinë dhe kuptueshmërinë e

tyre.

72.

Në përcaktimin e materialitetit duhet të merren parasysh aspektet cilësore dhe sasiore të informacionit. Për transaksione të caktuara mund të ndodhë që shumat e vogla mund të kenë një rëndësi kuptimore më të madhe për përdoruesit se sa transaksione

të tjera të zakonshme.

73.

Manipulimi i qëllimshëm i shumave jomateriale, për të arritur një rezultat të caktuar financiar, është i ndaluar.

74.

Për kontabilizimin dhe raportimin e zërave jomaterialë në pasqyrat financiare mund të përdoren metoda të thjeshtuara kontabël,

për aq kohë sa rezultati nuk do të ndryshojë ndjeshëm, nga rezultatet që do të ekzistonin po të ishin zbatuar politikat kontabël të përshkruara nga Standardet Kombëtare të Kontabilitetit.

75.

Informacioni, në lidhje me zërat dhe transaksionet materiale, do të shpjegohet më vete në shënimet e pasqyrave financiare. Zërat

jomaterialë raportohen në pasqyrat financiare të grupuara me zëra të tjerë jomaterialë të ngjashëm.

76.

Në bazë të konceptit të materialitetit dhe kuptueshmërisë, mund të jetë më e përshtatshme që pasqyrat financiare të përgatiten në

mijë lekë se sa në shuma të plota. Kjo mundëson mënjanimin e detajeve të tepruara dhe përqendrimin në informacionin e duhur financiar.

.

.

Besueshmëria

77.

Informacioni i dhënë në pasqyrat financiare duhet të jetë i besueshëm. Informacioni është i besueshëm kur ai është i lirë nga gabimet materiale dhe paragjykimet si dhe kur përfaqëson me besnikëri atë që ai ka për qëllim të përfaqësojë ose që në mënyrë të arsyeshme pritet të përfaqësojë. Pasqyrat financiare konsiderohen të mos jenë pa paragjykime (dmth. nuk janë neutrale) nëse,

nga zgjedhja ose paraqitja e informacioneve, ato kanë për qëllim të ndikojnë në marrjen e një vendimi ose gjykimi në mënyrë që të arrihet një rezultat apo përfundim i paracaktuar.

.

Parimi i paraqitjes me besnikëri

78.

Që të jetë i besueshëm informacioni, duhet të paraqesë me besnikëri transaksionet dhe ngjarjet e tjera, të cilat ai mundohet ose pritet që t‟i paraqesë. Kështu, për shembull pasqyra e pozicionit financiar duhet të paraqesë me besnikëri transaksionet dhe

ngjarjet e tjera që rezultojnë në krijimin e aktiveve, detyrimeve dhe kapitalit për njësinë ekonomike në datën e raportimit dhe që plotësojnë kriteret e njohjes.

.

Parimi i përparësisë së përmbajtjes ekonomike mbi formën ligjore

79.

Për regjistrimin e transaksioneve ekonomike në pasqyrat financiare merret në konsideratë përmbajtja e tyre ekonomike, e cila

nuk është e thënë që të përputhet gjithmonë me formën e tyre ligjore.

80.

Për regjistrimin e transaksioneve të biznesit nuk mbahet parasysh vetëm baza ligjore, mbi të cilën ato janë formuluar ose krijuar, por edhe përmbajtja e tyre ekonomike, e cila është e një rëndësie maksimale. Ndonëse në shumë raste përmbajtja ekonomike e transaksioneve të biznesit përputhet me formën e tyre ligjore, kjo nuk ndodh gjithmonë. Për shembull, marrëveshje të caktuara për qira financiare mund të quhen formalisht marrëveshje qiraje të zakonshme, por, nëse këto marrëveshje i plotësojnë kriteret e qirasë financiare të përshkruara në Standardin Kombëtar të Kontabilitetit 7 Kontabilizimi i qirave, ato regjistrohen në pasqyrat

financiare, si qira financiare.

.

Parimi i paanshmërisë

81.

Që të jetë i besueshëm informacioni i paraqitur në pasqyrat financiare, duhet të jetë i paanshëm, që do të thotë i painfluencuar.

Pasqyrat financiare nuk konsiderohen të paanshme, nëse nga mënyra se si informacioni zgjidhet ose paraqitet ato influencojnë gjykimin apo marrjen e vendimit me qëllimin për të arritur një rezultat të paracaktuar.

.

Parimi i maturisë

82.

Natyra dhe shkalla e pasigurisë, që në mënyrë të paevitueshme shoqëron ngjarje dhe rrethana të caktuara, paraqitet në shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare dhe për pasiguritë kërkohet ushtrimi i parimit të kujdesit në përgatitjen e pasqyrave financiare. Parimi i kujdesit është përfshirja e një shkalle maturie në ushtrimin e gjykimeve të nevojshme në bërjen e vlerësimeve të kërkuara sipas kushteve të pasigurisë, të tilla që aktivet ose të ardhurat të mos mbivlerësohen dhe detyrimet ose shpenzimet të mos nënvlerësohen. Megjithatë, ushtrimi i kujdesit nuk lejon nënvlerësimin e qëllimshëm të aktiveve ose të

ardhurave, ose mbivlerësimin e qëllimshëm të detyrimeve ose shpenzimeve. Me pak fjalë, kujdesi nuk lejon paragjykime.

83.

Në vlerësimet kontabël, drejtuesit e njësisë duhet ta shmangin optimizmin e tepruar. Përkundrazi, ata duhet t‟i marrin në konsideratë të gjithë faktorët që mund të ndikojnë në vlerën e aktiveve dhe detyrimeve. Për shembull, për vlerësimin e zhvlerësimit për kërkesat e arkëtueshme të dyshimta, drejtuesit e njësisë ekonomike duhet të marrin parasysh përvojën e mëparshme, në lidhje me kërkesat e paarkëtuara, nuk duhet të mendojnë me optimizëm se gjendja është përmirësuar dhe

rrjedhimisht, nuk është nevoja për ta zvogëluar vlerën kontabël të kërkesave të arkëtueshme për shkak të rënies së vlerës.

.

Parimi i plotësisë

84.

Pasqyrat financiare duhet ta japin të gjithë informacionin e nevojshëm për të paraqitur një pamje të vërtetë e të drejtë të

pozicionit financiar, performancës financiare dhe flukseve të mjeteve monetare të njësisë ekonomike.

.

Qëndrueshmëria dhe Krahasueshmëria

85.

Për përgatitjen e pasqyrave financiare duhet të përdoren vazhdimisht të njëjtat politika kontabël, e njëjta paraqitje dhe të njëjtat

formate të pasqyrave financiare.

86.

Qëndrueshmëria në politikat kontabël dhe në formatin e paraqitjes së pasqyrave financiare, është e nevojshme për një krahasim objektiv të treguesve të performancës financiare të njësisë ekonomike në vite. Kërkesat standarde për politikat kontabël,

formatet e paraqitjes së informaciont financiar si dhe informacioni që duhet paraqitur në pasqyrat financiare, përbëjnë bazën për krahasimin e të dhënave financiare të njësive të ndryshme ekonomike.

87.

Ndryshimet në politikat kontabël shpjegohen në paragrafët 98-102 të këtij Standardi.

88.

Paraqitja e informacionit (përfshirë këtu formatet e pasqyrës së pozicionit financiar, pasqyrës së performancës financiare, pasqyrës së fluksit të mjeteve monetare dhe pasqyrës së ndryshimeve në kapital) mund të ndryshojë, vetëm nëse:

(a)ndryshimi kërkohet nga një standard i ri ose i përmirësuar, i miratuar nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit ose nga Ligji “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare”;
(b)formati i ri jep një paraqitje më objektive e më të plotë të pozicionit financiar, performancës financiare dhe fluksit të mjeteve monetare të njësisë ekonomike dhe përputhet me kërkesat e SKK 2 – Paraqitja e Pasqyrave Financiare.

89.

Informacioni krahasues për periudhën paraardhëse duhet të jepet për të gjitha shumat e raportuara në pasqyrat financiare. Informacioni krahasues do të jepet edhe për informacionin përshkrues (narrativ), kur ai ndihmon në kuptueshmërinë e

pasqyrave financiare të periudhës kontabël aktuale.

90.

Kur paraqitja e informacionit ndryshon, duhet të ndryshojë gjithashtu edhe paraqitja e informacionit krahasues të periudhave

kontabël paraardhëse, të paraqitura në pasqyrat financiare, me qëllim që ato të korrespondojnë me paraqitjen e re, përveç rasteve kur efekti i paraqitjes së re mbi periudhat kontabël të mëparshme, nuk mund të përcaktohet me besueshmëri.

.

.

PËRZGJEDHJA DHE NDRYSHIMI I POLITIKAVE KONTABËL

.

Përzgjedhja e politikave kontabël

91.

Politikat kontabël janë parimet specifike, bazat, konvencionet, rregullat dhe praktikat e zbatuara nga një njësi ekonomike në

përgatitjen dhe paraqitjen e pasqyrave financiare.

92.

Politikat kontabël që zbatohen në përgatitjen e pasqyrave financiare, duhet të jenë në përputhje me parimet-bazë të përshkruara në Ligjin nr. 9228 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, publikuar në prill 2004, si dhe me Standardet Kombëtare të

Kontabilitetit të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit.

93.

Përdorimi i politikave të papërshtatshme të kontabilitetit nuk korrigjohet as nëpërmjet përshkrimit në pasqyrat financiare të politikave kontabël të përdorura, dhe as nga sqarimet e dhëna në shënimet shpjeguese.

94.

Në rastet kur Standardet Kombëtare të Kontabilitetit specifikojnë një politikë kontabël të veçantë, njësia ekonomike do të

zbatojë këtë politikë kontabël dhe politika e zbatuar kontabël do të shpjegohet në shënimet e pasqyrave financiare.

95.

Në rastet kur Standardet Kombëtare të Kontabilitetit lejojnë zgjedhjen mes një sërë alternativash të politikave kontabël, politikat

kontabël të zbatuara shpjegohen në shënimet e pasqyrave financiare.

96.

Në rastet kur Standardet Kombëtare të Kontabilitetit nuk specifikojnë një politikë të caktuar kontabël, por kjo rregullohet nga

një SNK/SNRF, atëherë këshillohet që të përdoret politika kontabël e përshkruar në SNK/SNRF si bazë për politikën kontabël. Megjithatë, aplikimi me zgjedhje i SKK-ve dhe SNK/SNRF-ve është i ndaluar.

97.

Nëse SKK 1, nuk adreson në mënyrë specifike një transaksion, ngjarje apo rrethanë tjetër, drejtimi i një njësie ekonomike duhet të përdorë gjykimin e vet në zhvillimin dhe zbatimin e një politike kontabël që rezulton në informacion:

(a)të përshtatshëm për nevojat e vendimmarrjes ekonomike të përdoruesve; dhe
(b)të besueshëm, për faktin se pasqyrat financiare:
(i)përfaqësojnë besnikërisht pozicionin financiar, performancën financiare dhe flukset e mjeteve monetare së njësisë ekonomike;
(ii)përfaqësojnë thelbin ekonomik të transaksioneve, ngjarjeve dhe kushteve të tjera, dhe jo thjesht formën ligjore;
(iii)janë neutrale, dmth të lira nga paragjykimi;
(iv)të matura; dhe
(v)të plota në të gjitha aspektet materiale.

.

Ndryshimi në politikat kontabël

98.

Pasi përzgjidhet një politikë kontabël, ajo zbatohet në mënyrë të qëndrueshme vit pas viti. Politika kontabël mund të ndryshojë vetëm në rastet e mëposhtme:

(a)ndryshimi i një politike kontabël kërkohet nga një SKK i ri ose i përmirësuar, ose nga Ligji “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”;
(b)politika e re kontabël mundëson një paraqitje më objektive të gjendjes financiare dhe performancës financiare të njësisë ekonomike (në përputhje me kërkesat e përshkruara në paragrafin 92).

99.

Një ndryshim në politikat kontabël do të zbatohet në retrospektivë, duke u kthyer prapa deri në fillimin e periudhës më të hershme të paraqitur, përveç rasteve kur (a) një ndryshim në politikën kontabël ka ardhur nga një SKK i ri dhe aty janë përshkruar dispozita të ndryshme për metodën e kalimit në politikën e re, ose (b) efekti i ndryshimit të politikës kontabël, në

periudhat kontabël të mëparshme, nuk mund të vlerësohet me besueshmëri.

100.

Ndryshimi në politikat kontabël zakonisht zbatohet në retrospektivë, d.m.th. sikur politika e re të ishte zbatuar gjithnjë. Informacioni krahasues i periudhave kontabël të mëparshme rishihet në mënyrë të tillë që ai të jetë i paraqitur në përputhje me

politikën e re kontabël. Teprica e çeljes së fitimeve të pashpërndara rregullohet me qëllim që ajo të reflektojë ndryshimet për një ose më shumë periudha kontabël të mëparshme.

101.

SKK të caktuara mund të lejojnë zbatimin e një politike të re kontabël në mënyrë prospektive, d.m.th. pa rregullimin e

informacionit krahasues.

102.

Kur është praktikisht e pamundur të përcaktohen me besueshmëri efektet e ndryshimit të një politike kontabël mbi informacionin krahasues të periudhave kontabël të mëparshme (përfshirë këtu ndikimet mbi tepricat e çeljes së periudhës së

mëparshme), politika e re kontabël do të zbatohet në retrospektivë deri në fillimin e periudhës së raportimit (duke bërë kontabilizimin e efektit nga ushtrime të mëparshme, si një rregullim i tepricës së çeljes të fitimeve të pashpërndara).

.

VLERËSIMET KONTABËL DHE NDRYSHIMET E TYRE

.

Zbatimi i vlerësimeve kontabël

103.

Disa të dhëna financiare, të paraqitura në pasqyrat financiare, bazohen në vlerësime të bëra nga drejtuesit e njësisë ekonomike, dhe jo në fakte të vëzhguara në mënyrë objektive. Shembuj të zbatimit të vlerësimeve kontabël janë:

(a)vlerësimi i zhvlerësimeve për kërkesat e arkëtueshme dhe inventarëve;
(b)vlerësimi i jetës së dobishme të aktiveve afatgjata materiale dhe aktiveve afatgjata jomateriale, si dhe përcaktimi i normave përkatëse të amortizimit;
(c)krijimi i provizioneve për shitjet me garanci ose për mbulimin e kostove që lidhen me procedurat gjyqësore në proces.

104.

Vlerësimet realiste luajnë një rol të rëndësishëm në përgatitjen e pasqyrave financiare. Në vlerësimet kontabël, drejtuesit e njësisë ekonomike duhet t‟i marrin parasysh të gjitha faktet e njohura prej tyre, që mund të kenë ndikim mbi informacionin e raportuar në pasqyrat financiare, si rezultat i vlerësimeve. Për shembull, në njohjen e një provizioni që mbulon kostot e

mundshme, në lidhje me procedurat gjyqësore në proces, drejtuesit e njësisë ekonomike duhet t‟i marrin në konsideratë të gjitha

.

.

faktet që lidhen me procesin (përfshirë këtu ato që shfaqen pas datës së mbylljes së periudhës kontabël) që mund të ndikojnë

ecurinë e tij, si dhe shumat që lidhen me të.

105.

Ndonëse pritet që disa vlerësime kontabël mund të rezultojnë si të pasakta, drejtuesit e njësisë ekonomike duhet të bëjnë vlerësimet më të mira të mundshme, në bazë të njohurive që ata kanë. Kur shfaqen fakte të reja, vlerësimet e bëra më parë duhet

të ndryshohen.

.

Ndryshimet në vlerësimet kontabël

106.

Një ndryshim në vlerësimin kontabël është një rregullim i vlerës kontabël neto të një aktivi ose detyrimi, ose shumës së konsumit periodik të një aktivi, që rezulton nga vlerësimi i gjendjes aktuale, dhe përfitimeve të pritshme të ardhshme dhe detyrimeve lidhur me aktivin dhe detyrimin. Ndryshimet në vlerësimet kontabël rezultojnë prej informacionit të ri apo zhvillimeve të reja dhe, rrjedhimisht, nuk janë korrigjime të gabimeve. Kur ndryshimi në një politikë kontabël është i vështirë të

dallohet nga një ndryshim në vlerësimin kontabël, ndryshimi trajtohet si një ndryshim në vlerësimin kontabël.

107.

Ndryshimet në vlerësimet kontabël do të njihen gjatë periudhës kontabël kur ato kanë ndodhur, dhe jo në retrospektivë.

108.

Në rrethana të caktuara mund të jetë e vështirë të dallohet nëse ndryshimi ka ndodhur në politikën kontabël apo në vlerësimin kontabël. Në raste të tilla, presupozohet që kemi të bëjmë me një ndryshim në vlerësimin kontabël, dhe efekti i ndryshimit njihet

gjatë periudhës kontabël, kur bëhet raportimi (ose në perspektivë), por jo në retrospektivë.

.

KORRIGJIMI I GABIMEVE

109.

Gabimet janë mosraportime ose deklarime të gabuara në pasqyrat financiare të një ose më shumë periudhave kontabël, të cilat vijnë nga mospërdorimi ose keqpërdorimi i informacionit të disponueshëm nga drejtuesit gjatë përgatitjes së pasqyrave

financiare.

110.

Gabime të tilla përfshijnë efektet e gabimeve matematikore, gabimeve në zbatimin e politikave kontabël, paqartësitë apo

keqinterpretimet e fakteve, dhe mashtrimet.

111.

Gabimet ndryshojnë nga ndryshimet në vlerësimet kontabël. Ndryshimet në vlerësimet kontabël bazohen në informacion të mjaftueshëm dhe të besueshëm, si dhe në ndryshimin e tij me kalimin e kohës, dhe nuk kanë të bëjë me keqpërdorimin e tij.

Gabimi karakterizohet nga fakti që, ndonëse drejtuesit e njësisë ekonomike kishin informacion të mjaftueshëm e të besueshëm për të përgatitur pasqyra financiare të sakta në kohën e përgatitjes së tyre, ky informacion nuk u përdor me saktësi.

112.

Gabimet materiale të periudhave kontabël të mëparshme do të korrigjohen, sipas njërës prej dy mënyrave të mëposhtme:

(a)në retrospektivë, që do të thotë se shuma e korrigjimit të një gabimi material, që lidhet me periudhat kontabël të mëparshme, do të raportohet duke rregulluar tepricën e çeljes së fitimeve të pashpërndara. Informacioni krahasues duhet të riparaqitet, nëse është praktikisht e mundshme; ose
(b)duke riparaqitur tepricat e çeljeve për aktivet, detyrimet dhe kapitalin e periudhës më të hershme të mëparshme të paraqitur, në rastet kur gabimi ka ndodhur përpara periudhës më të hershme të paraqitur.

113.

Gabimet jomateriale duhet të korrigjohen në periudhën kontabël aktuale. Korrigjimi i gabimeve jomateriale në retrospektivë nuk lejohet. Koncepti i materialitetit përshkruhet në paragrafët 70-76 të Standardit.

114.

Kur gabimet materiale të periudhave kontabël të mëparshme korrigjohen në retrospektivë, efekti është sikur gabimi të mos kishte ndodhur kurrë. Informacioni krahasues i periudhave kontabël të mëparshme korrigjohet për efektin e gabimit. Nëse një gabim është bërë gjatë një periudhe kontabël para periudhës krahasuese ose gjatë periudhave kontabël edhe më të hershme,

tepricat e çeljes së aktiveve, detyrimeve dhe fitimeve të pashpërndara të periudhës aktuale dhe asaj krahasuese korrigjohen.

115.

Nëse efekti i një gabimi material mbi informacionin krahasues të periudhave kontabël të mëparshme (përfshirë këtu tepricat e çeljes së periudhave të mëparshme) nuk mund të përcaktohen me besueshmëri, tepricat e çeljes së aktiveve, detyrimeve dhe fitimeve të pashpërndara të periudhës kontabël, për të cilën raportohet, korrigjohen për të reflektuar efektin e gabimit nga periudha kontabël të mëparshme. Kur është praktikisht e pamundur të përcaktohet me besueshmëri efekti i akumuluar i një gabimi mbi tepricat e çeljes së periudhës kontabël për të cilën raportohet, gabimi do të korrigjohet në prospektivë, që nga data

më e hershme e mundshme.

.

NGJARJET PAS PËRFUNDIMIT TË PERIUDHËS RAPORTUESE

116.

Kontabilizimi i ngjarjeve që ndodhin pas mbylljes së periudhës raportuese, por para datës kur pasqyrat financiare autorizohen

për t‟u publikuar, varet nga fakti nëse këto ngjarje janë të tilla që kërkojnë rregullim ose jo.

117.

Ngjarja pas periudhës raportuese për të cilën duhet të bëhen rregullime, është një ngjarje që evidenton kushte që kanë ekzistuar në datën e mbylljes së periudhës raportuese. Një njësi ekonomike duhet të rregullojë shumat e njohura në pasqyrat e saj financiare, duke përfshirë dhënien e informacioneve përkatëse shpjeguese, për të pasqyruar ngjarjet rregulluese pas përfundimit

të periudhës raportuese.

118.

Ngjarjet, për të cilat nuk bëhen rregullime janë ngjarjet që nuk evidentojnë kushtet që kanë ekzistuar pas mbylljes së periudhës raportuese. Njësia ekonomike nuk do të korrigjojë shumat e njohura në pasqyrat e saj financiare për të reflektuar ngjarjet për të cilat nuk bëhen rregullime, pas përfundimit të periudhës raportuese. Efekti i ngjarjeve për të cilat nuk bëhen rregullime do të

përshkruhet në shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare nëse ato janë materiale.

.

Deklarimi i dividendëve pas përfundimit të periudhës raportuese

119.

Nëse një njësi ekonomike u deklaron dividendët mbajtësve të instrumentave të kapitalit neto të saj, pas përfundimit të periudhës

raportuese, njësia ekonomike nuk do t’i njohë këto dividendë si një detyrim në fund të periudhës raportuese. Shuma e dividendit mund të paraqitet si një komponent i ndarë nga fitimet e pashpërndara në fund të periudhës raportuese.

.

SHËNIMET SHPJEGUESE

.

120.

Njësia ekonomike duhet të paraqesë në shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare një përmbledhje të politikave kryesore

kontabël, të përdorura në përgatitjen e pasqyrave financiare.

121.

Në rastet kur një ndryshim i këtij Standardi ndikon në periudhën aktuale ose ndonjë periudhë të mëparshme, apo mund të ketë një efekt në periudhat e ardhshme, njësia ekonomike duhet të japë informacionin shpjegues në vijim:

(a)llojin e ndryshimit në politikën kontabël;
(b)për periudhën aktuale dhe çdo periudhë të mëparshme të paraqitur, deri në masën e mundshme, shumën e rregullimit për çdo zë të prekur të pasqyrave financiare;
(c)shumën e rregullimit që lidhet me periudhat para atyre të paraqitura, për aq sa është e zbatueshme;
(d)një shpjegim në rastet kur është i pazbatueshëm përcaktimi i shumave të deklaruara në (b) ose (c) më sipër; Pasqyrat financiare të periudhave të mëpasshme nuk duhet të përsërisin këto informacione shpjeguese.

122.

Në rastet kur një ndryshim i vullnetshëm në politikën kontabël ndikon në periudhën aktuale ose në ndonjë periudhë të mëparshme, njësia ekonomike duhet të japë informacionin shpjegues në vijim:

(a)llojin e ndryshimit në politikën kontabël;
(b)arsyet se përse zbatimi i politikës së re kontabël siguron informacion të besueshëm dhe më të përshtatshëm;
(c)për aq sa është e zbatueshme, shumën e rregullimit për çdo zë të prekur të pasqyrave financiare, treguar veçmas:
(i)për periudhën aktuale;
(ii)për secilën periudhë të mëparshme të paraqitur; dhe
(iii)në total për periudhat para atyre të paraqitura.

123.

Nëse mënyra e paraqitjes së politikave kontabël dhe/ose informacionit kontabël ka ndryshuar, atëherë në shënimet shpjeguese do të shpjegohet:

(a) përshkrimi i ndryshimit dhe arsyeja e ndryshimit; (b) efekti i tij mbi zërat e pasqyrës së pozicionit financiar dhe pasqyrës së performancës financiare; (c) nëse ndryshimi nuk është njohur në retrospektivë, do të jepet shpjegimi i situatës, përshkrimi i efektit të politikës së re, si dhe ushtrimet e mëparshme të ndikuara nga ndryshimi.

124.

Në ato raste kur, për hir të një paraqitje sa më të vërtetë e të besueshme, dispozitat e disa Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit nuk janë zbatuar, atëherë në shënimet shpjeguese do të shpjegohet:

(a)dispozita e SKK-së që nuk është ndjekur;
(b)arsyeja për mosndjekjen e saj;
(c)efekti mbi zërat e pasqyrës së pozicionit financiar dhe të pasqyrës së performancës financiare.

125.

Njësia ekonomike duhet të japë informacione shpjeguese mbi llojin e çdo ndryshimi në vlerësimin kontabël dhe efektin e ndryshimit në aktivet, detyrimet, të ardhurat dhe shpenzimet për periudhën aktuale. Nëse njësia ekonomike mund të vlerësojë

efektin e ndryshimit në një ose më shumë periudha të ardhshme, atëherë duhet të japë informacione shpjeguese për këto vlerësime.

126.

Në ato raste, kur zbulohen gabime materiale nga ushtrime të mëparshme, në shënimet shpjeguese do të paraqitet:

(a)lloji i gabimit të periudhës së mëparshme;
(b)për secilën periudhë të mëparshme të paraqitur, për aq sa është e zbatueshme, shuma e korrigjimit për çdo zë të prekur të pasqyrave financiare;
(c)për aq sa është e zbatueshme, shuma e korrigjimit në fillim të periudhës më të hershme të mëparshme të paraqitur;
(d)një shpjegim nëse nuk është i zbatueshëm përcaktimi i shumave të shpjeguara në (b) ose (c) më sipër.

.

Pasqyrat financiare të periudhave të mëpasshme nuk duhet të përsërisin këto informacione shpjeguese.

127.

Në shënimet shpjeguese duhet të përshkruhen ngjarjet materiale për të cilat mund të bëhen rregullime pas përfundimit të

periudhës raportuese si dhe efekti i tyre mbi shifrat financiare të paraqitura në pasqyrat financiare.

128.

Njësia ekonomike duhet të japë informacionet e mëposhtme shpjeguese për çdo kategori ngjarjeje pas përfundimit të periudhës raportuese, që nuk mund të rregullohet:

(a)llojin e ngjarjes;
(b)një vlerësim të efektit të saj financiar;
(c)një deklaratë që një vlerësim i tillë nuk mund të bëhet.

129.

Nëse ka pasiguri në lidhje me vazhdimësinë e veprimtarisë së njësisë ekonomike, në shënimet shpjeguese duhet të jepen

faktorët që shkaktojnë këtë pasiguri. Nëse pasqyrat financiare janë përgatitur mbi bazën e likuidimit të operacioneve të njësisë ekonomike, atëherë do të shpjegohet arsyeja dhe baza e përgatitjes.

.

DATA DHE RREGULLAT E HYRJES NË ZBATIM TË STANDARDEVE

130.

Ky Standard do të zbatohet në pasqyrat financiare që mbulojnë periudha kontabël, që fillojnë më ose pas datës1 janar 2015. Ky

Standard duhet të zbatohet në mënyrë prospektive.

.

KRAHASIMI ME STANDARDET NDËRKOMBËTARE TË RAPORTIMIT FINANCIAR (SNRF për NVM, 2009)

131.

Tabela tregon se si korrespondojnë përmbajtjet e këtij Standardi me seksionet përkatëse të SNRF-ve për NVM. Paragrafët janë

trajtuar si korresponduese, nëse ato trajtojnë në përgjithësi të njëjtën çështje, pavarësisht nga fakti që përshkrimet në standardet e referuara mund të kenë ndryshim.

.

Paragrafët sipas SKK 1

Paragrafët sipas SNRF për NVM botuar në korrik 2009

.

Paragrafi 1

Asnjë

.

.

Paragrafi 2

Asnjë

.

Paragrafi 3

Asnjë

.

Paragrafi 4

Sek 2.1

.

Paragrafi 5

Sek 2.2

.

Paragrafi 6

Asnjë

.

Paragrafi 7

Asnjë

.

Paragrafi 8

Asnjë

.

Paragrafi 9

Sek 2.15

.

Paragrafi 10

Sek 2.16

.

Paragrafi 11

Sek 2.23

.

Paragrafi 12

Sek 2.24

.

Paragrafi 13

Asnjë

.

Paragrafi 14

Asnjë

.

Paragrafi 15

Sek 2.17

.

Paragrafi 16

Sek 2.18

.

Paragrafi 17

Sek 2.19

.

Paragrafi 18

Asnjë

.

Paragrafi 19

Asnjë

.

Paragrafi 20

Sek 2.37

.

Paragrafi 21

Sek 2.38

.

Paragrafi 22

Asnjë

.

Paragrafi 23

Sek 2.21

.

Paragrafi 24

Sek 2.20

.

Paragrafi 25

Sek 2.39

.

Paragrafi 26

Sek 2.40

.

Paragrafi 27

Asnjë

.

Paragrafi 28

Sek 2.22

.

Paragrafi 29

Asnjë

.

Paragrafi 30

Asnjë

.

Paragrafi 31

Sek 2.25

.

Paragrafi 32

Sek 2.41

.

Paragrafi 33

Asnjë

.

Paragrafi 34

Sek 2.26

.

Paragrafi 35

Sek 2.42

.

Paragrafi 36

Asnjë

.

Paragrafi 37

Sek 2.43

.

Paragrafi 38

Sek 2.44

.

Paragrafi 39

Sek 2.45

.

Paragrafi 40

Sek 2.35

.

Paragrafi 41

Sek 2.36

.

Paragrafi 42

Asnjë

.

Paragrafi 43

Asnjë

.

Paragrafi 44

Asnjë

.

Paragrafi 45

Asnjë

.

Paragrafi 46

Asnjë

.

Paragrafi 47

Asnjë

.

Paragrafi 48

Sek 2.27

.

Paragrafi 49

Sek 2.28

.

Paragrafi 50

Sek 2.29

.

Paragrafi 51

Sek 2.30

.

Paragrafi 52

Sek 2.31

.

Paragrafi 53

Sek 2.32

.

Paragrafi 54

Asnjë

.

Paragrafi 55

Asnjë

.

Paragrafi 56

Asnjë

.

Paragrafi 57

Sek 2.33

.

Paragrafi 58

Sek 2.34

.

Paragrafi 59

Asnjë

.

.

Paragrafi 60

Sek 2.46

.

Paragrafi 61

Sek 2.47

.

Paragrafi 62

Sek 2.49

.

Paragrafi 63

Sek 2.51

.

Paragrafi 64

Sek 2.52

.

Paragrafi 65

Asnjë

.

Paragrafi 66

Asnjë

.

Paragrafi 67

Sek 2.4

.

Paragrafi 68

Asnjë

.

Paragrafi 69

Asnjë

.

Paragrafi 70

Sek 2.5

.

Paragrafi 71

Asnjë

.

Paragrafi 72

Sek 2.6

.

Paragrafi 73

Asnjë

.

Paragrafi 74

Asnjë

.

Paragrafi 75

Asnjë

.

Paragrafi 76

Asnjë

.

Paragrafi 77

Sek 2.7

.

Paragrafi 78

Asnjë

.

Paragrafi 79

Sek 2.8

.

Paragrafi 80

Asnjë

.

Paragrafi 81

Asnjë

.

Paragrafi 82

Sek 2.9

.

Paragrafi 83

Asnjë

.

Paragrafi 84

Sek 2.10

.

Paragrafi 85

Sek 2.11

.

Paragrafi 86

Asnjë

.

Paragrafi 87

Asnjë

.

Paragrafi 88

Asnjë

.

Paragrafi 89

Asnjë

.

Paragrafi 90

Asnjë

.

Paragrafi 91

Sek 10.2

.

Paragrafi 92

Asnjë

.

Paragrafi 93

Asnjë

.

Paragrafi 94

Sek 10.3

.

Paragrafi 95

Asnjë

.

Paragrafi 96

Asnjë

.

Paragrafi 97

Sek 10.4

.

Paragrafi 98

Sek 10.8

.

Paragrafi 99

Sek 10.11

.

Paragrafi 100

Sek 10.12

.

Paragrafi 101

Asnjë

.

Paragrafi 102

Sek 10.12

.

Paragrafi 103

Asnjë

.

Paragrafi 104

Asnjë

.

Paragrafi 105

Asnjë

.

Paragrafi 106

Sek 10.15

.

Paragrafi 107

Sek 10.16

.

Paragrafi 108

Asnjë

.

Paragrafi 109

Sek 10.19

.

Paragrafi 110

Sek 10.20

.

Paragrafi 111

Asnjë

.

Paragrafi 112

Sek 10.21

.

Paragrafi 113

Asnjë

.

Paragrafi 114

Sek 10.22

.

Paragrafi 115

Asnjë

.

Paragrafi 116

Sek 32.2

.

Paragrafi 117

Sek 32.4

.

.

Paragrafi 118

Sek 32.6

.

Paragrafi 119

Sek 32.8

.

Paragrafi 120

Sek 10.13

.

Paragrafi 121

Sek 10.13

.

Paragrafi 122

Sek 10.14

.

Paragrafi 123

Asnjë

.

Paragrafi 124

Asnjë

.

Paragrafi 125

Sek 10.18

.

Paragrafi 126

Sek 10.23

.

Paragrafi 127

Asnjë

.

Paragrafi 128

Sek 32.10

.

Paragrafi 129

Asnjë

.

Paragrafi 130

Asnjë

.

Burimi: Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

Ju duhet ndihmë?

Lini kontaktet tuaja. Ne do t’ju përgjigjemi shumë shpejt.

+355693232349
[email protected]

Kontakto

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online