TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Fiskalizimi: Kalendari i trajnimeve

Prej datës 16 Nëntor deri në 31 Dhjetor 2020, në çdo Drejtori Rajonale Tatimore do të zhvillohen trajnime online në lidhje me Ligjin nr.87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e monitorimit të qarkullimit”.

Në fazë e dytë të trajnimeve, dedikuar Procesit të Fiskalizimit, ftohen të marrin pjesë të gjithë tatimpaguesit, përfaqësuesit e tyre, ekonomistë, kontabilistë, zyra konsulence si dhe personat e interesuar, të cilët janë të interesuar për këtë proces dhe zbatimin e tij.

Kjo Fazë e dytë, e cila ka si qëllim informimin dhe trajnimin e tatimpaguesve ,mbi përdorimin e platformës SelfCare dhe Faturën Elektronike, për të garantuar një cilësi sa më të lartë përgatitje është organizuar në dy pjesë si vijo:

  • Në periudhën 16 – 27 Nëntor 2020 do të ofrohet trajnim online për të gjitha institucionet publike dhe tatimpaguesit të cilët gjatë vitit 2019-2020 kanë plotësuar kushtet për të qenë në marrëdhënien B2G. Këta tatimpagues do të kontaktohen nga Drejtoritë e Shërbimit në Drejtoritë Rajonale Tatimore për tu informuar mbi datat dhe oraret e trajnimeve.
  • Në periudhën 01 – 31 Dhjetor 2020 do të ofrohet trajnim online për të gjithë tatimpaguesit të cilët plotësojnë kushtet për të qenë në marrëdhënien B2C. Çdo subjekt, i interesuar për të marrë pjesë në këto trajnime, mund të kontaktojë Drejtorinë Rajonale ku është i regjistruar, për të siguruar pjesëmarrjen dhe për të marrë informacion paraprak.

Në zbatim te Ligjit nr.87/2019, i ndryshuar, në varësi të llojit të të transaksionit, efektet e zbatimit të tij fillojnë:

  • për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.
  • për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021.
  • për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021.

Ndërkohë që, në zbatim të nenit 46 “Dispozitat kalimtare” të Ligjit Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar tatimpaguesit e rinj të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit apo në Administratën Tatimore, si edhe tatimpaguesit ekzistues, në çdo kohë kanë të drejtë të lëshojnë fatura në përputhje me procedurat e fiskalizimit përcaktuar këtë ligj dhe sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore.

Përmes disa sesioneve trajnuese paraprake, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka trajnuar dhe angazhuar ekspertët e saj më të mirë në të gjithë vendin, me synim ofrimin e asistencës dhe informimin sa më të gjerë të të gjithë tatimpaguesve, për të proces shumë të rëndësishëm, si për Administratën Tatimore dhe gjithë tatimpaguesit.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Shkarko Kalendari i trajnimeve per tatimpaguesit 16 – 27 Nentor 2020 Web


Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë.  KONTAKTO ME NE

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online