Në zbatim të gërmës j), të nenit 3, të Udhëzimit Nr. 20, datë 01.06.2020 “Për elementet bazë dhe teknike, lëshimin dhe shkëmbimin e faturave elektronike dhe faturave shoqëruese”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë subjektet e interesuara në fushën e Teknologjisë së Informacionit, mbi publikim e Specifikimeve Teknike për faturën elektronike.
Dokumentet janë sipas standardit të Bashkimit Europian në shoqërim të Direktivës 2014/55 të BE, datë 16 prill 2014 “Mbi faturimin elektronik në prokurimin publik”. Specifikimet janë gjithashtu në përputhje me kërkesat proceduriale dhe teknike të kuadrit ligjor e nënligjor të projektit të fiskalizimit.
Specifikimet Bazë të publikuara më poshtë janë:
- Specifikimet për përdorimin bazë të faturës elektronike UN/CEFACT – Fatura Ndër-Industriale (skemat XML 16B);
- Specifikime për përdorimin bazë të faturës elektronike – ISO/IEC 19845:2015 (UBL 2.1).
Të listuara më poshtë gjenden edhe Specifikimet Funksionale e Teknike për servisin e faturës elektronike, të cilat janë hartuar mbështetur në Specifikimet Bazë të Bashkimit Europian. Të gjitha këto materiale teknike shërbejnë për zhvillimin e zgjidhjeve software-ike për fiskalizimin e faturave elektronike.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë. Ne mund t’ju ndihmojmë me përdorimin e QuickBooks. KONTAKTO ME NE