Shënim mbi bazën ligjore, shtator 2026. Kjo faqe i referohet ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, për tatimin mbi të ardhurat, i cili nuk është më në fuqi. Ai është zëvendësuar nga ligji nr. 29/2023. Përmbajtja më poshtë ruhet për referencë, por para se të veproni verifikoni rregullin aktual.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vijim të informimit për Paketën Fiskale 2019, njofton të gjithë tatimpaguesit për ndryshimet kryesore në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
Më konkretisht:
Norma tatimore e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi sipas nivelit të pagës bruto zbatohet sipas kategorive të mëposhtme:
Normat e tatimit sipas pagës bruto
- 0% për pagën mujore bruto deri 30,000 lekë;
- 13% për pagën mujore bruto 30,001 – 150,000 lekë;
- 23% për pagën mujore bruto mbi 150,000 lekë.
Afatet e pagesës për fitimet e pashpërndara
- tatimi që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019;
- tatimi për dividentin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019.
Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falas