TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Njoftim për tatimpaguesit që operojnë në fushën e tregtimit të produkteve farmaceutike.

Me hyrjen në fuqi të, Ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar, efektet e tij fillojnë të zbatohen, bazuar në transaksione si vijon: 

  1.  për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.
  2. për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021.
  3.  për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021.

Në vijim të takimeve, me qëllim të asistimi të tatimpaguesve në përgjithësi dhe sektorit tuaj në veçanti, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), së bashku me Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë kanë trajtuar shqetësimin lidhur me raportimin e transaksioneve ndërmjet subjekteve tatimpaguese “Farmacive” me FSDKSH-në, dhe kanë arritur në konkluzionin si vijon:

Deri në implementimin e plotë të sistemit të fiskalizimit të gjitha raportimet ditore të kryera ndërmjet tatimpaguesve “Farmacive” dhe FSDKSH do të vazhdojnë të kryhen siç janë kryer nëpërmjet faturave përmbledhëse, por me kusht që këto fatura përmbledhëse të jenë të fiskalizuara nëpërmjet një zgjidhjeje software-ike të certifikuar.

Përsa më sipër, faturat përmbledhëse të muajit Korrik 2021, do të bëhen vetëm nëpërmjet zgjidhjeve software-ike të certifikuara për transaksionet pa para në dorë brenda datës 10 Gusht 2021, me përjashtim të rasteve kur procesi i fiskalizimit nuk është zbatuar për shkaqe të pavarura nga tatimpaguesit.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.


Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë  KONTAKTO ME NE.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online