SEKSIONI M – AKTIVITETE PROFESIONALE, SHKENCORE DHE TEKNIKE
Ky seksion përfshin aktivitete të specializuara profesionale, shkencore dhe teknike. Këto aktivitete kërkojnë shkallë të lartë trajnimi, dhe sigurojnë për përdoruesit njohuri dhe aftësi të specializuara.
68 Aktivitete ligjore dhe të kontabilitetit
Kjo ndarje përmban përfaqësimin ligjor të interesave të njërës palë kundrejt palës tjetër, përpara ose jo gjykatës ose trupit tjetër gjykues, ose nën mbikëqyrjen e personave që janë anëtarë të avokatisë, si këshillim dhe për- faqësim në çështjet civile, këshillim dhe përfaqësim në aktet kriminale, këshillim dhe përfaqësim në lidhje me debatet në punë. Kjo ndarje gjithashtu përfshin përgatitjen e dokumentave ligjore si statute, marrëveshje të bashkëpunimit ose dokumente të ngjashme të nevojshme për krijimin e shoqërisë, patentat dhe e drejta e autorit, aktivitete të noterisë publike, noterive të ligjit civil, përmbarues, arbitrave, kontrollorëve dhe gjyqtarëve. Gjithashtu përfshihet mbajtja e llogarive dhe shërbimet e kontabilistëve si auditimi dhe mbajtja e llogarive, sisteme të hartimit të llogarive, përgatitja e gjendjes financiare.
68.1 Aktivitete ligjore
69.10 Aktivitete ligjore
Kjo klasë përfshin:
- përfaqësimin ligjor të interesave të njërës palë kundrejt palës tjetër, përpara ose jo gjykatës ose trupit tjetër gjykues, ose nën mbikëqyrjen e personave që janë anëtarë të avokatisë:
- këshillimin dhe përfaqësimin në çështjet civile
- këshillimin dhe përfaqësimin në aktet kriminale
- këshillimin dhe përfaqësimin në lidhje me debatet në punë
- këshillimin dhe informacionin e përgjithshëm, përgatitjen e dokumentave ligjore:
- statute, marrëveshje të bashkëpunimit ose dokumente të ngjashme të nevojshme për krijimin e shoqërisë
- patenta dhe e drejta e autorit
- aktivitete të tjera të noterisë publike, noterive të ligjit civil, përmbaruesve, arbitrave, kontrollorëve dhe gjyqtarëve
Kjo klasë nuk përfshin:
- aktivitetet e trupit gjykues, shih 84.23
69.2 Aktivitete të llogarive, mbajtjes së llogarive dhe aktivitete auditimi; konsulencë për taksat
69.20 Aktivitete të llogarive, mbajtjes së llogarive dhe aktivitete auditimi; konsulencë për taksat
Kjo klasë përfshin:
- regjistrimin e transaksioneve tregtare nga bizneset ose të tjerëve
- përgatitjen e auditimeve, llogarive financiare
- kontrollin e llogarive dhe vërtetimi i saktësisë së tyre
- përgatitjen e pagesës së detyrimeve tatimore për individë e ndërmarrje
- aktivitetet këshillimore dhe përfaqësim (përveç përfaqësimit juridik ligjor) në emër të klientëve përpara autoriteteve tatimore
Kjo klasë nuk përfshin:
- përpunimin e të dhënave dhe aktivitete tabulimi, shih 63.11
- konsultat e menaxhimit si hartimi i sistemeve të llogarive, programeve të llogaritjes së kostos, proçedura të kontrollit buxhetor, shih 70.22
- mbledhjen e faturave, shih 82.91
70 Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit
Kjo ndarje përfshin dhënien e këshillave dhe asistencës ndaj ndërmarrjeve dhe organizatave të tjera mbi manaxhimin, planifikimi strategjik dhe organizues; planifikimi financiar dhe i buxhetit; objektiva dhe politika marketingu; politika të burimeve njerëzore, praktika dhe planifikim; programimi i prodhimit, dhe planifikimi i kontrolleve. Kjo ndarje gjithashtu përfshin mbikëqyrjen dhe manaxhimin e njësive të tjera të të njëjtës kompani ose ndërmarrje, p.sh. aktivitetet e drejtuesve të tyre.
70.1 Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve
70.10 Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve
Kjo ndarje përfshin:
- dhënien e këshillave dhe asistencës ndaj ndërmarrjeve dhe organizatave të tjera mbi menaxhimin, planifikimin strategjik dhe organizues
- planifikimin financiar dhe atë të buxhetit
- objektivat dhe politikat e marketingut
- politikat e burimeve njerëzore, praktikat dhe planifikimin
- programimin e prodhimit, dhe planifikimin e kontrolleve
Kjo ndarje gjithashtu përfshin:
- mbikëqyrjen dhe menaxhimin e njësive të tjera të të njëjtës kompani ose ndërmarrje, p.sh. aktivitetet e drejtuesve të tyre
Kjo klasë nuk përfshin:
- aktivitetet e kompanive holding, jo pjesmarrëse në menaxhim, shih 64.20
70.2 Aktivitete të konsulencës menaxheriale
70.21 Aktivitete të marrëdhënieve publike dhe të komunikimit
Kjo klasë përfshin dhënien e këshillave, udhëzimeve dhe asistencën operative ndaj ndërmarrjeve dhe organi- zatave të tjera mbi marrëdhëniet publike dhe komunikimit.
Kjo klasë nuk përfshin:
- agjencitë e publicitetit dhe shërbime të përfaqsimit të mediave, shih 73.1
- kërkime tregu dhe opinioni publik mbi votimet, shih 73.20
70.22 Aktivitete të këshillimit për biznes dhe këshilla të tjera për manaxhimin
Kjo klasë përfshin:
- dhënien e këshillave, udhëzimeve dhe asistencën operative ndaj bizneseve dhe organizatave të tjera mbi marrëdheniet publike, si planifikimi strategjik dhe organizimit
- marrjen e vendimeve të natyrës financiare, objektiva marketingu dhe politika
- politikat e burimeve njerëzore, praktikat dhe planifikimin
- programimin e prodhimit dhe planifikimin e kontrollit.
Këto shërbime përfshijnë këshillimin, asistencë operacionale dhe udhëzime ndaj ndërmarrjeve dhe shërbi- meve publike në lidhje me:
- hartimin e metodave të llogarisë ose proçedurave, programeve të llogaritjes së kostos, proçedurave të kontrollit buxhetor.
- këshillimin dhe ndihmën ndaj ndërmarrjeve dhe shërbime publike në planifikim, organizim, eficencë dhe kontroll informacion manaxhimi etj.
Kjo klasë nuk përfshin:
- ndërtimin e programeve kompjuterikë për sistemet e llogarive, shih 62.01
- këshillim juridik dhe përfaqësim, shih 69.10
- aktivitete të llogarive, mbajtjes së llogarive, dhe aktiviteteve të audutimit, konsulencë për taksat, shih 69.20
- aktivitete këshilluese arkitekturore, inxhnjerike, shih 71.11, 71.12,
- aktivitete këshilluese për mjedisin, agronominë, sigurinë e të tjera të ngjashme, shih 74.90
- shërbimet e konsulencës të kërkimeve, shih 78.10
- aktivitete konsulence arsimimi, shih 85.60
71 Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike
Kjo ndarje përfshin dhënien e shërbimeve arkitekturore, inxhinierike, shërbime projektesh, shërbime të in- spektimit të godinave dhe survejimi dhe hartimi i hartave. Gjithashtu përfshihet kryerja e shërbimeve të testi- meve fizike, kimike, dhe analitike.
71.1 Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike dhe konsulenca teknike të lidhura me to
Ky grup përfshin dhënien e shërbimeve arkitekturore, shërbimeve inxhinierike, shërbimeve projektimi, shër- bime të inspektimit të ndërtesave dhe shërbime të vrojtimit dhe hartimit të hartave.
71.11 Aktivitete arkitekturore
Kjo klasë përfshin:
- aktivitete konsultimi arkitekturor:
- konceptimi dhe hartimi i projekteve të ndërtimit
- hartimi i planit urbanistik, dhe i arkitekturës së hapësirave urbane
Kjo klasë nuk përfshin:
- aktivitete të konsulencës kompjuterike, shih 62.02, 62.09
- dekoracioni i brendshëm, shih 74.10
71.12 Aktivitete inxhinierike dhe konsulenca teknike të lidhura me to
Kjo klasë përfshin:
- projekte inxhinierike dhe aktivitete konsultimi për:
- makineri, procese dhe impiante industriale
- projekte për punime inxhinierike, hidraulike, transporti
- projekte për menaxhimin e ujrave
- projekte dhe realizimi i projekteve elektrike dhe elektronike të inxhinjerisë së minierave, kimike, mekanike, inxhinierisë industriale dhe të sistemeve, inxhinierisë së sigurimit
- përpunimin e projekteve që përdorin ajër të kondicionuar, frigorifer, kontroll inxhinierik sanitar dhe i mjedisit dhe inxhinieri akustike etj.
- vrojtimet gjeofizike, gjeologjike dhe sizmike
- aktivitete vrojtimi gjeodet:
- aktivitete të vrojtimit të tokës dhe kufirit
- aktivitete të vrojtimit hidrologjik
- aktivitete të vrojtimit nënsipërfaqësor
- aktivitete kartografike dhe të informacionit hapësinor
Kjo klasë nuk përfshin:
- shpimet test lidhur me veprimtarinë e minierave, shih 09.10, 09.90
- zhvillimin ose publikimin e programeve shoqëruese, shih 58.29, 62.01
- aktivitetet e konsulentëve të kompjuterave, shih 62.02, 62.09
- kontroll teknik, shih 71.20
- aktivitete kërkimi dhe zhvillimi dhe të tjera lidhur me inxhinierinë, shih 72.1
- fotografi ajrore, shih 74.20
71.2 Kontrollet dhe analizat teknike
71.20 Kontrollet dhe analizat teknike
Kjo klasë përfshin:
- kryerjen e testeve analitike fizike, kimike dhe të tjera të llojeve të ndryshme të materialeve dhe produkteve, përfshirë:
- kontrolli akustik dhe i vibrimit
- kontrolli i përbërjes dhe pastërtisë se mineraleve etj.
- tkontrolli në fushën e higjienës se ushqimeve, përfshirë testimet veterinare dhe kontrollet në lidhje me prodhimet ushqimore.
- kontrolli e karakteristikave fizike dhe paraqitjen e materialeve si fortësia, trashësia, jetëgjatësia, radioaktiviteti etj.
- kontrolli i cilësisë dhe besimit
- tkontrolli i efektshmërisë të të gjitha makinerive, motorë, automjete, pajisje elektronike etj.
- kontroll adiografik i saldimeve dhe bashkimeve
- analizat e dëmtimit
- kontrolli dhe matja e treguesve të mjedisit: ndotja e ajrit dhe ujit etj.
- çertifikimin e produkteve, përfshirë mallrat e konsumit, automjetet, avionët, konteinerëve të presuar, uzinave bërthamore etj.
- kontrolli periodik i sigurisë në rrugë të automjeteve
- kontrolli me përdorimin e modeleve ose maketeve (p.sh. të avionëve, anijeve, moleve etj)
- funksionimin e laboratorëve të policisë
Kjo klasë nuk përfshin:
- kontrolli e mostrave të kafshëve , shih 75.00
- diagnostikimin me pamje, kontroll dhe analiza e mostrave mjeksore dhe dentare, shih 86
72 Kërkim dhe zhvillim shkencor
Kjo ndarje përfshin aktivitetin e tre lloj kërkimeve dhe zhvillimeve: 1) kërkim themelor: punë teorike dhe eksper- imentale e ndërmarë kryesisht për të fituar njohuri të reja mbi themelin e fenomenit dhe fakteve të observuara, pa aplikacion të veçantë ose kqyrje, 2) kërkim i aplikuar: ndërmarrja e vrojtimit të posacëm për të përftuar njo- huri të reja, të drejtuara fillimisht ndaj një qëllimi ose objektive specifike dhe 3) zhvillimi eksperimental: punë sistematike njohuri e nxjerrë ose ekzistuese fituar nga kërkimi dhe /ose eksperienca praktike, për të prodhuar materiale të reja, produkte dhe pajisje, për instalimin e proçeseve të reja, sistemeve dhe shërbimeve dhe për të përmirësuar thellësisht ato tanimë të prodhuar ose të instaluar
Aktivitetet e kërkimit dhe zhvillimit eksperimental në këtë ndarje janë nënndarë në dy kategori: shkenca naty- rore dhe inxhinieri; shkenca shoqërore dhe humane
Kjo ndarje nuk përfshin:
– kërkimet e tregut, shih 73.20
72.1 Kërkimet dhe zhvillimet eksperimentale në shkencat natyrore dhe inxhinjeri
Ky grup përmbledh kërkimin themelor, kërkimin e aplikuar zhvillimin eksperimental në shkencat natyrore dhe inxhinjeri
72.11 Kërkimet dhe zhvillimet eksperimentale në bioteknologji
Kjo klasë përfshin kërkimin dhe zhvillimin eksperimental në bioteknologji:
- kërkimin dhe zhvillimin eksperimental në ADN (kodimi):
- genoma, farmako–gjenetike, geneprobes, DNA sequencing/synthesis/amplification, inxhinjeri gjenetike
- kërkimin dhe zhvillimin eksperimental në proteina dhe molekula (blloqet funksionale):
- protein/peptide sequencing/synthesis, lipid/protein/glyco engineering, proteomics, hormones dhe fakorët e rritjes, receptorët e qelizave/signalling/pheromones
- kërkimin dhe zhvillimin eksperimental në qeliza dhe në kultura indi dhe inxhinjeri:
- qelizë/ /kulturë indi, inxhinjeria e indeve, hybridization, cellular fusion, vaccine/immune stimulants, embryo manipulation
- kërkimin dhe zhvillimin eksperimental në procesin e bioteknologjive:
- bioreactors, fermentation, bioprocessing, bioleaching, biodesulphurization, biopulping, biofiltration, bioremediation
- kërkimin dhe zhvillimin eksperimental në organizmat nën-qelizorë:
- gene therapy, viral vectors
72.19 Kërkime të tjera dhe zhvillime eksperimentale në shkencat natyrore dhe inxhinjeri
Kjo klasë përfshin:
- kërkimet dhe zhvillimet eksperimentale në shkencat natyrore dhe inxhinjeri përveç kërkimeve bio- teknologjike dhe zhvillimit eksperimental
- kërkimin dhe zhvillimin në shkencat natyrore
- kërkimin dhe zhvillimin në inxhinjeri dhe teknologji
- kërkimin dhe zhvillimin në shkencat mjeksore
- kërkimin dhe zhvillimin në shkencat bujqësore
- kërkime dhe zhvillime të përgjithshme, me mbizotërim të shkencave natyrore dhe inxhinjerisë
72.2 Kërkime dhe zhvillime eksperimentale në shkencat shoqërore dhe humane
72.20 Kërkime dhe zhvillime eksperimentale në shkencat shoqërore dhe humane
Kjo klasë përfshin:
- kërkimin dhe zhvillimin në shkencat sociale
- kërkimin dhe zhvillimin në shkenca humane
- kërkime dhe zhvillime të përgjithshme, me mbizotërim të shkencave sociale dhe humane
Kjo klasë nuk përfshin:
- kërkimet e tregut, shih 73.20
73 Publiciteti dhe kërkimet e tregut
Kjo ndarje përfshin krijimin e fushatave publicitare dhe vendosjen e publiciteteve të tilla në gazeta, periodikë, radio dhe televizion, ose të tjera media si edhe dizenjimi i strukturave të paraqitjes dhe vendosjes.
73.1 Publicitet
73.12 Agjenci publiciteti
Kjo klasë përfshin kryerjen e një game të plotë shërbime publiciteti (p,sh. nëpërmjet kapaciteteve të brëndëshme ose nën kontraktimeve), përfshirë këshillim, shërbime krijimi, prodhimin e materialit publicitar dhe blerjen. Kjo përfshin:
- krijimin dhe realizimin e fushatave publicitare:
- krijimin dhe vendosjen e reklamave në gazeta,periodikë, radio, televizion, internet dhe të tjera media.
- krijimi dhe vendosja e reklamave të jashtme, p.sh stendë afishimi, panele, buletin dhe korniza, veshje dritaresh, pamje të ekspozitave, vetura dhe autobuzë etj.
- reklamat ajrore
- shpërndarja dhe përhapja e materialit të reklamave
- krijimi i stendave dhe i strukturave të tjera dhe vendeve për vendosjen e reklamave
- bërjen e fushatave publicitare dhe të tjera shërbime reklamuese me qëllim tërheqjen dhe mbajtjen e klientëve
- promocioni i prodhimeve
- marketingu i pikave të shitjes
- reklama me postë të drejtpërdrejtë
- konsulencë marketingu
Kjo klasë nuk përfshin:
- material stampimi të reklamave, shih 58.19
- prodhimin e mesazheve komerciale për radio, televizion dhe film, shih 59.11
- kërkim tregu, shih 73.20
- fotografi reklamuese, shih 74.20
- organizatorët e kongreseve dhe ekspozitave tregtare, shih 82.30
- aktivitete të drejpërdrejta postare, shih 82.99
73.12 Shërbime të përfaqësimit të mediave
Kjo klasë përfshin:
- përfaqësimin e mediave, p.sh. shitjen ose rishitjen e kohës dhe hapësirës për reklamat në media të ndryshme
Kjo klasë nuk përfshin:
- aktivitetet e mardhënieve publike, shih 70.21
73.2 Studimi i tregut dhe sondazhet
73.20 Studimi i tregut dhe sondazhet
Kjo klasë përfshin:
- studimin e potencialit të tregut, pëlqimin dhe familjaritetin për blerjen e produkteve, pëlqyeshmeria e klientëve me qëllim promocionin e zbritjeve dhe zhvillimin e produkteve të reja, përfshirë analizat statistikore të rezultateve
- sondazhet në opinionin publik kolektiv rreth çështjeve politike, ekonomike dhe atyre sociale dhe analiza statistikore e tyre
74 Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike
Kjo ndarje përfshin sigurimin e shërbimeve profesionale, shkencore dh teknike (përveç aktiviteteve juridike dhe të kontabilitetit; aktiviteteve të arkitekturës dhe inxhinjerisë, testimeve teknike dhe analizave; menaxhimin dhe aktivitete të konsulencës të manaxhimit; kërkim dhe zhvillim dhe aktivitete të reklamave)
74.1 Aktivitete të specializuara skicimi
74.10 Aktivitete të specializuara skicimi
Kjo klasë përfshin:
- skicimin e modeleve të tekstileve, veshjeve, këpucëve, bizhuterive, mobiljeve dhe të tjera dekoracione të brëndëshme dhe të tjera artikuj të modës si edhe të tjera orendi personale dhe shtëpie
- shërbimet e skicuesve grafikë
- aktivitetet e dekoratorëve për mjedise të brëndëshme
Kjo klasë nuk përfshin:
- skicimin arkitekturor dhe inxhinjerik, shih 71.11, 71.12
- programimin e faqeve të web, shih 62.01
- projektet inxhinierike që lidhen me skicimin e makinerive, materialeve, instrumentave, etj. shih 71.12
74.2 Aktivitete fotografike
74.20 Aktivitete fotografike
Kjo klasë përfshin:
- prodhimin e fotografive komerciale dhe të klientëve:
- fotografi portret për pasaporta, shkolla, martesa etj.
- fotografi për tregtarë, publikues, modele, pasuri të patundëshme, ose për qëllime turizmi
- fotografi ajrore
- xhirime video të ngjarjeve: dasma, mbledhje etj.
- përpunimin e filmave:
- zhvillimi, shtypshkrimi dhe zmadhimi i negativave të mara nga klienti ose filmat kinematografië
- laboratore të zhvillimit të filmave dhe të stampimit të tyre
- dyqane fotografie një orëshe (jo pjesë e dyqaneve të aparateve fotografikë)
- montimi i negativave
- kopja dhe restaurimi ose ritushimi transparent lidhur më fotografitë
- aktivitetet e fotogazetarëve Kjo klasë gjithashtu përfshin:
- mikrofilmimin e dokumentave
Kjo klasë nuk përfshin:
- përpunimin e filmave për filmat kinematografikë dhe të industrisë televizive, shih 59.11
- aktivitete kartografike dhe të informacionit hapsinor, shih 71.12
74.3 Aktivitete përkthimi dhe interpretimi
74.30 Aktivitete përkthimi dhe interpretimi
Kjo klasë përfshin:
– aktivitetet e përkthimit dhe interpretimit
74.9 Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike p.k.t
74.90 Të tjera aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike p.k.t
Kjo klasë përfshin një varietet të gjerë të shërbimeve në përgjithësi realizuar ndaj klientëve komercialë.
Kjo përfshin ato aktivitete për të cilët kërkohën nivele të përparuara profesionale, shkencore dhe teknike por nuk përfshin funksionet rutinë në vazhdim të bizneseve që zakonisht janë afat shkurtra
Kjo klasë përfshin:
- aktivitetin e komisionerëve të biznesit, p.sh. përgatitja për blerjen dhe shitjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, përfshirë praktikat profesionale, por duke mos përfshirë komisionerët e pasurive të paluajtëshme.
- aktivitetin e komisionerëve të patentave (përgatitja për blerjen dhe shitjen e patentave)
- aktivitetet e vlerësimit përvec pronës se paluajtëshme dhe sigurimeve (për antikitete, bizhuteri etj).
- auditimin e faturave dhe informacion për tarifat e transportit
- aktivitetet e parashikimit të motit
- konsulencë sigurimi
- konsulencë agronomie
- konsulencë mjedisi
- konsulenca të tjera teknike
- aktivitetet e konsulentëve përveç atyre të arkitekturës, inxhinjerisë dhe menaxhimit
Kjo klasë gjithashtu përfshin:
- aktivitetet e kryera nga agjentë dhe agjenci në emër të individëve që zakonisht janë të interesuar nëpërmjet botuesve dhe producentëve etj. në përfshirjen në një film, prodhim teatral, ose të ngjashme ose në aktivitete sportive dhe gjetjen e punës në librari, pjesë teatrale, punime artistike, fotografë etj.
Kjo klasë nuk përfshin:
- tregtinë me shumicë me ankand të automjeteve të përdorur, shih 45.1
- aktivitetet e ankandit on-line (me pakicë), shih 47.91
- aktivitetet e ankandit të shtëpive(me pakicë), shih 47.99
- aktivitetin e komisionerëve të pasurive të paluajtëshme, shih 68.3
- aktivitetet e mbajtjes së llogarive, shih 69.20
- aktivitetet e konsulentëve të manaxhimit, shih 70.22
- aktivitetet e konsulencës të arkitekturës dhe inxhinjerisë, shih 71.1
- projektimin industrial dhe të makinerive, shih 71.1
- ekspozimin e lajmërimeve dhe të tjera forma publiciteti, shih 73.11
- krijimin e stendave dhe të tjera struktura ekspozimi dhe vende ekspozimi, shih 73.11
- aktivitetet e organizuesve të kongreseve e konferencave dhe ekspozitave tregtare, shih 82.30
- aktivitetet e drejtuesve të pavarur të ankandeve, shih 82.99
- administrimin e programeve të besimit, shih 82.99
- konsultimin për kredi dhe hua të klientit, shih 88.90
75 Aktivitete Veterinare
Kjo ndarje përfshin sigurimin e kujdesit shëndetësor të kafshëve dhe aktivitetin e kontrollit të fermave të kaf- shëve ose të kafshëve shoqëruese. Këto aktivitete kryhen nga veterinerë të kualifikuar në spitale veterinare si edhe kur vizitojnë ferma, stalla ose shtëpi, në kabinetin e vet të konsultimit ose gjetkë. Gjithashtu përfshihet aktiviteti i ambulancave të kafshëve.
75.0 Aktivitete veterinare
75.00 Aktivitete veterinare
Kjo klasë përfshin:
- kujdesjen e shëndetit të kafshëve dhe aktiviteti i kontrollit të fermave të kafshëve
- kujdesin e shëndetitt të kafshëve dhe aktiviteti i kontrollit të kafshëve shoqëruese
Këto aktivitete kryhen nga veterinerë të kualifikuar që punojnë ose në spitale veterinare si edhe në vizitat në ferma, stalla ose shtëpi, në kabinetet e tyre mjekësore ose gjetkë.
Kjo klasë gjithashtu përfshin:
- aktivitetet e asistentëve veterinerë ose personelit tjetër ndihmës veterinar
- aktivitetet kliniko-patologjike dhe të tjera aktivitete diagnostikuese që lidhen me kafshët
- aktivitetet e ambulancave të kafshëve
Kjo klasë nuk përfshin :
- aktivitetet e strehimit të kafshëve pa kujdesin shëndetsor, shih 01.62
- qethjen e dhenve, shih 01.62
- shërbimin e testimit të kopeve, shërbime të tufave, tredhja e kafshëve, shih 01.62
- aktivitetet e lidhura me inseminimin artificial, shih 01.62
- aktivitetet e strehimit të kafshëve të shoqërimit pa përkujdesje shëndetësore, shih 96.09