Postim historik, 2 shkurt 2020. Ky postim është një lajm ose njoftim nga viti 2020 dhe mund të mos reflektojë më rregullat në fuqi. Për informacionin aktual shihni faqen tonë të burimeve tatimore.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve organizoi një takim të zgjeruar njohës dhe orientues me përfaqësues nga Shoqata e Bankave, banka të nivelit të dytë, si edhe Kompanitë e Sigurimit, mbi praktikën që do të ndiqet në zbatim të Ligjit “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”.
Informacioni për t’u shkëmbyer përfshin balancat e llogarive financiare në fund të vitit që raportohet, fitimet kapitale (përfshirë interesat, dividendët, të drejtat dhe të ardhurat nga shitja e aseteve financiare), të raportuara te qeveritë nga institucionet financiare, duke mbuluar llogaritë e mbajtura nga individët dhe entitetet përfshirë trustet dhe fondacionet.
Ligji parashikon që Institucionet Financiare (IF) vetëm për shkëmbimin e parë të informacionit do të raportojnë brenda Korrikut 2020, për llogaritë para ekzistuese deri më 01.01.2019 dhe ato të reja të hapura nga 01.01.2019 deri më 31.12.2019. Raportimet nga IF-të për vitet në vijim do të kryhen brenda muajit Maj.
Institucionet financiare raportuese janë:
Lista e subjekteve që raportojnë
- Institucionet financiare depozituese, të licencuara nga Banka e Shqipërisë.
- Shoqëri të kursim, kreditit, të licencuara nga Banka e Shqipërisë.
- Ente investuese, të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
- Shoqëritë e sigurimit dhe ri-sigurimit, të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Çfarë kërkon procesi i raportimit
- ndjekjen e rregullave në mbledhjen, raportimin dhe ruajtjen e të dhënave nga ana e institucioneve financiare,
- kapacitete IT që të bëjë të mundur shkëmbimin e informacionit,
- marrjen e masave për të siguruar nivel të lartë të konfidencialitetit dhe sigurisë së të dhënave të shkëmbyera.
Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falas
