TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Thirrje për aplikim (konsumatorë familjarë) panele diellore për ngrohjen e ujit për konsumatorë familjarë faza II (e dytë)

Informacion

Skema për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga klientët familjarë synon subvencionimin në masën 70 % të kostos nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë. Kjo masë synon:

  • Reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe përmirësimi i furnizmit me ujë të ngrohtë sanitar;
  • Reduktimin e emetimeve të CO2

Kjo është thirrja e dytë për aplikim, e cila i drejtohet klientëve familjarë  të interesuar për marrjen e shërbimit të instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit për deri në 2000 (dy mijë) konsumatorë familjarë, të cilët do të përzgjidhen për të përfituar nga kjo skemë mbështetëse.

Klientët familjarë që do aplikojnë për përfitim mase mbështetëse do mund të marrin shërbimin vetëm në një nga subjektet e publikuara nga Agjencia e Eficencës së Energjisë.

Klientët familjarë duhet të aplikojnë me dokumentacionin në përputhje me kriteret e publikuara në faqen zyrtare të AEE, www.eficenca.gov.al duke filluar nga data 1 Nëntor 2022 sipas parimit “i pari që aplikon, i pari merr shërbimin”.

Kriteret

Klientet familjarë që kërkojnë të aplikojnë për përfitimin e mbështetjes për realizimin e investimit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të paraqesin një kontratë ekzistuese me OSHEE/Furnizuesi i Shërbimit Universal ku të jenë të klasifikuar si abonent familjar dhe një historik të konsumit të energjisë për të paktën 6 muaj, që nuk duhet të jetë më pak se 250 kWh për cdo muaj. Ky kriter nuk eshte i zbatueshëm per klientët qe trajtohen me ndihmë ekonomike nga ministria përgjegjëse për punët sociale;
  2. Të vërtetojnë se nuk janë debitorë kundrejt OSHEE/FSHU;
  3. Të zotërojnë çertifikatë pronësie për banesën ose njësinë e banimit (rastet që janë në proces legalizimi nuk do të konsiderohen).

Dokumentacioni

Lista e dokumentave që duhet të paraqesin konsumatorët familjarë për aplikim në platformën online:

  1. Letërnjoftimi (pasaportë/kartë identiteti);
  2. Certifikata Familjare;
  3. Certifikatë Pronësie;
  4. Faturat e energjisë elektrike për 6 muajt e fundit;
  5. Të paraqesin vërtetim debie nga e-albania që të vërtetojë se nuk janë debitorë kundrejt OSHEE/FSHU për pagesën e energjisë elektrike, ose janë në një marrëveshje për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura;
  6. Foto në të cilat tregohet qartë pamja e jashtme e objektit ku do të instalohen panelet diellore për ngrohjen e ujit.
  7. Sipas rastit dokument që vërteton se janë përfitues të ndihmës ekonomike;
  8. Formulari e vetëdeklarimit sipas Shtojcës nr. 2.

Aplikimi

Klientët familjarë të cilët do të kualifikohen për përfitimin nga kjo skemë mbështetëse do të duhet të përzgjedhin një nga subjektet e njoftuara nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë për marrjen e shërbimit.

  • Të gjithë klientët familjarë që plotësojnë kriteret, do të aplikojnë në portalin www.eficenca.al i publikuar , duke ngarkuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar. Portali bën renditjen e aplikimeve të para që pajisen me numrin rendor përkatës në mënyrë automatike.
  • Brenda 2 ditëve punë nga data e pajisjes me numrin përkatës, Agjencia miraton ose refuzon aplikimin dhe njofton aplikuesin në mënyrë elektronike.
  • Me marrjen e konfirmimit nga Agjencia, klienti familiar duhet të konfirmojë porosinë tek subjekti tregtues brenda 7 ditëve pune duke kryer pagesën në masën 30% të faturës. Mandati i pagesës së bërë dërgohet pranë Agjencisë për Efiçencën e Energjisë nga subjekti tregtar dhe regjistrohet.
  • Klientët familjarë që nuk konfirmojnë porosinë dhe si rezultat, nuk dërgojnë mandatin e pagesës prej 30% të faturës brenda afateve të pikës 3 (brenda 7 diteve pune nga konfirmimi i aprovimit të aplikimit) të këtij Kreu, humbasin të drejtën e financimit. Këto klientë kanë të drejtë të aplikojnë përsëri, duke çelur një aplikim të ri.
  • Në rastin kur klienti familjar tërhiqet nga aplikimi, pozicioni i tyre plotësohet nga aplikuesi i rradhës, deri në riplotësimin e kuotave.
  • Nga momenti i parapagimit të faturës nga klienti familjar, subjektet tregtare duhet të instalojnë sistemin brenda 15 ditëve pune. Masat administrative për mosrespektimin e afateve parashikohen në kontratën standard mes Agjencisë për Efiçencën e Energjisë  dhe subjekteve tregtuese.
  • Klientët familjarë në çdo rast duhet të zbatojnë legjislacionin në fuqi për instalimin e këtyre paneleve, si dhe për marrjen e dakordësisë nga bashkëpronarët e tjerë nëse është e aplikueshme.

Apliko këtu https://www.eficenca.al/loginPage

Në rast të nevojës për sqarime, lutem kontaktoni pranë zyrave të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë në adresën e mëposhtme ose me personin e kontaktit:

Agjencia për Efiçencën e Energjisë

Adresa: Rruga Viktor Eftimiu,Tiranë

Personi i Kontaktit: Orjon Islamaj

Email: [email protected]

Shkarko:

Burimi: Agjencia për Efiçensën e Energjisë.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online