TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Transporti ndërkombëtar i pasagjerëve dhe i mallrave

Transporti ndërkombëtar i pasagjerëve

Bazuar në Ligjin Nr.92/2014, datë 24.07.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, transporti ndërkombëtar i pasagjerëve nga Republika e Shqipërisë me destinacion jashtë Republikës së Shqipërisë, është furnizim shërbimi me shkallë zero të TVSH-së.

Vendi i furnizimit të transportit të pasagjerëve, të cilët nisen nga Shqipëria me destinacion jashtë saj pa ndalesë, është në Shqipëri në proporcion me distancën e përshkruar dhe si i tillë vendi i tatimit është në Shqipëri. Ky shërbim në Shqipëri është i tatueshëm me shkallën e TVSH-së 0 % bazuar në nenin 59 të Ligjit.

Transporti ndërkombëtar i pasagjerëve përfshin:

  1. Transportin ajror ose detar të pasagjerëve që kanë si destinacion një vend jashtë Shqipërisë;
  2. Transportin rrugor të pasagjerëve që kanë si destinacion një vend jashtë Shqipërisë.

Ndërmjetësit e biletave (agjencitë) të transportit ndërkombëtar dhe shërbime për transportin ndërkombëtar të pasagjerëve

Agjencitë e biletave të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve, të cilët janë në cilësinë e ndërmjetësve transparentë dhe veprojnë në emër dhe për llogari të një personi tjetër bazuar në nenin 62 të Ligjit, ofrojnë shërbimin si agjent për biletat e udhëtimit për transportin ndërkombëtar të pasagjerëve, duke e tatuar me shkallën 0 % të TVSH-së.

Gjithashtu furnizimi i shërbimit në rolin e agjentit të mbledhjes dhe pagesës së tarifës për kalimin me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë si shërbim i lidhur me transportin ndërkombëtar të pasagjerëve, është i tatueshëm me 0% TVSH.

Transporti ndërkombëtar i mallrave

Vendi i furnizimit të shërbimit të transportit të mallrave nga një person i tatueshëm për një person të tatueshëm, është në vendin e marrësit të shërbimit.

  • Në rastin kur marrësi i shërbimit të transportit ndërkombëtar të mallrave është një person i tatueshëm në Shqipëri, vendi i furnizimit të shërbimit të transportit është në Shqipëri.

Kujdes!

Në këtë rast, ky shërbim është i tatueshëm me TVSH në Shqipëri, pavarësisht destinacionit të mallrave.

  • Nëse personi i tatueshëm marrës i shërbimit të transportit të mallrave me destinacion jashtë Shqipërisë është një person i tatueshëm jashtë Shqipërisë, atëherë vendi i tatimit është në vendin e marrësit dhe për këtë nuk tatohet në Shqipëri.
  • Në rastin kur transporti ndërkombëtar i mallrave është një proces i vazhdueshëm përfshirë eksportin e mallrave që transportohen deri në dorëzimin e tyre në destinacionin që ndodhet jashtë territorit shqiptar, atëherë pavarësisht vendit ku fillon transporti i mallrave, ky shërbim transporti konsiderohet shërbim i lidhur drejtpërdrejtë me eksportin e mallrave dhe zbatohet shkalla e TVSH-së 0%. Për këtë transportuesi duhet të vërtetojë që ka kryer shërbimin e transportit ndërkombëtar deri ne destinacionin jashtë Shqipërisë, të mallrave për të cilat vërteton se është kryer procedura e eksportit, nëpërmjet deklaratës së eksportit.

Në rastin kur malli i transportuar nuk ka shkuar ne destinacion jashtë Shqipërisë, shërbimi i transportit është i tatueshëm me 20%.

Për arsye të thjeshtimit të procedurës, ndërmarrjet që kryejnë transport ndërkombëtar, por që për arsye procedure nuk mund të sigurojnë dokumentacionin e kërkuar për të provuar transportin ndërkombëtar, aplikojnë TVSH 20% për shërbimin dhe klienti ka të drejtë të aplikojë zbritjen e TVSH-së në përputhje me aktivitetin që kryen.

Kujdes!

Nuk përfiton nga trajtimi me 0% të TVSH-së, furnizimi i shërbimit të transportit ndërkombëtar i kryer për një person të pa-tatueshëm, si p.sh. transporti i pajisjeve të banimit jashtë Shqipërisë, të një individi.

Shkarko.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online