VENDIM
Nr. 753, datë 20.12.2023
PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR. 29/2023, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 14, pika 3, 17, pika 6, 49 dhe 69, pika 1, shkronja “dh”, të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Lista e veprimtarive për zbatimin e regjimit të veçantë për personat fizikë tregtarë dhe të vetëpunësuar
1. Në zbatim të nenit 14, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar, ndarja e veprimtarive të parashikuara në këtë nen bëhet duke u bazuar në kodet e përcaktuara në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe të publikuar nga INSTAT-i.
2. Bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), ndarja e llojeve të veprimtarive ekonomike përkatësisht sipas veprimtarive të parashikuara në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 14, të ligjit, pasqyrohet në tabelën analitike nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
“Neni 14 i Ligjit 29/2023
Regjimi i veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar
1. Personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar, me qarkullim vjetor deri në 10 000 000 lekë, për qëllime të njohjes së shpenzimeve të zbritshme kanë të drejtë të zgjedhin një nga metodat e mëposhtme:
a) pranimin e një regjimi të veçantë, përmes të cilit shpenzimet e supozuara zbriten apriori sipas shumave të specifikuara në këtë shkronjë dhe pa iu nënshtruar kontrollit të regjistrimeve kontabël lidhur me to nga administrata tatimore;
i. 60% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese;
ii. 90% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë;
iii. 70% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual;
iv. 60% të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj., të kësaj natyre;
v. 50% të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtaritë artizanale dhe atyre zejtare;
vi. 30% të të ardhurave për individët e vetëpunësuar; ose
b) përllogaritjen e shpenzimeve të zbritshme bazuar në dokumentacionin dhe faturat respektive për çdo shpenzim.
2. Personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni zgjedhin dhe deklarojnë pranë administratës tatimore metodën të cilën do të zgjedhin. Kalimi nga një metodë në tjetrën nuk mund të bëhet më shpesh se një herë në tre vjet.
3. Përcaktimi i llojit të veprimtarive të kryera nga personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me legjislacionin në fuqi rregullues lidhur me këto veprimtari të kryera nga personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar.
4. Personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar, të cilët kanë aplikuar regjimin e veçantë sipas shkronjës “a” të pikës 1 të këtij neni, nuk i lejohet të kërkojë zbritje apo kompensim tjetër përveç kompensimit personal sipas nenit 22 të këtij ligji
Neni 2
Vlerësimi i kostos dhe i çmimit të shitjes së sipërfaqeve të ndërtimit të përfituara si rezultat i një kontrate shkëmbimi truall me ndërtesë
1. Në zbatim të pikës 6, të nenit 17, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar, parashikohet dispozita ligjore në lidhje me tatimin e fitimin kapital të realizuar nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme të përfituar nga një kontratë shkëmbimi. Në momentin e shkëmbimit të truallit me sipërfaqe ndërtimi, në bazë të një kontrate shkëmbimi, nuk lind detyrim për llogaritje të fitimit kapital nga transferimi i pasurisë së paluajtshme si për shoqëritë e ndërtimit, ashtu edhe për pronarët e truallit, pavarësisht nga statusi. Në këtë rast, fitimi kapital lind në momentin e tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme të fituar nga shkëmbimi.
2. Me termin “fitim kapital i realizuar” kuptohet diferenca pozitive ndërmjet vlerës në shitje dhe vlerës në blerje të pasurisë së paluajtshme. Në rastet kur kjo diferencë rezulton negative, atëherë fitimi kapital do të konsiderohet zero në çdo transaksion.
3. Në rastin e shitjes së një pasurie të paluajtshme të përfituar nga një kontratë shkëmbimi truall–ndërtesë, për të llogaritur fitimin kapital të realizuar, vlera në blerje dhe vlera në shitje përcaktohen, si më poshtë vijon:
a) Vlera në blerje do të konsiderohet vlera e pjesës së truallit që i takon sipërfaqes së ndërtesës që shitet:
i. Vlera e truallit, për metër katror (m2) të dhënë në këmbim të përfitimit të sipërfaqes së banimit/tregtisë/shërbimit përcaktohet bazuar në vlerën, që ka pasur trualli i dhënë në transaksionin e fundit përpara shkëmbimit. Kur pronari i truallit e ka përfituar këtë truall me një transaksion, sikurse janë kontratë blerjeje, shkëmbimi, trashëgimi, dhurimi, heqje dorë apo rivlerësim i pasurisë së paluajtshme, për të cilin është llogaritur tatimi dhe ky akt është regjistruar pranë organit kompetent për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, vlera në blerje do të jetë vlera sipas regjistrimit të fundit të kësaj pasurie mbi të cilën është llogaritur tatimi. Kjo vlerë, në rast se ekziston një akt tjetërsimi pasurie, u mundësohet noterëve gjatë kërkesës për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme nga organi kompetent për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme;
ii. Në rastet kur për truallin e këmbyer nuk ekziston një vlerë sipas parashikimeve të nënndarjes “i”, të kësaj shkronje, si vlerë e truallit për metër katror (m2) të dhënë në këmbim të përfitimit të sipërfaqes së banimit ose tregtisë, ose shërbimit do të konsiderohet vlera, sipas çmimeve për metër katror (m2) sipërfaqe trualli të dhënë, që parashikohen në hartën e vlerave të tokës në Republikën e Shqipërisë, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në fuqi në momentin e regjistrimit të kontratës së shkëmbimit ndërmjet investitorit e pronarit të truallit në organin përgjegjës për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme;
b) Vlera në shitje e ndërtesës përcaktohet në kontratën e shitjes, e cila është nënshkruar nga palët, shitësi dhe blerësi:
i. Kontrata parashikon sipërfaqen në metër katror (m2) të pasurisë objekt të kontratës, çmimin për metër katror (m2) dhe vlerën e saj. Kontrata shoqërohet me hartën, planimetrinë dhe dokumentet e tjera, që shërbejnë për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme sipas legjislacionit të fushës. Kjo vlerë në shitje e përcaktuar në kontratën e shitjes, për efekt të llogaritjes së detyrimit tatimor nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme, krahasohet me çmimet e referencës;
ii. Në rastet kur vlera e pasurisë sipas çmimit të shitjes për metër katror (m²) të përcaktuar në kontratë është më e ulët se vlera sipas çmimeve referuese, atëherë si çmim i supozuar shitjeje merret në konsideratë çmimi i referencës së zonës/qytetit. Çmimet e referencës janë çmimet mesatare referuese për metër katror (m2) sipërfaqe ndërtimi që përdoren për vlerësimin e vlerës së taksueshme për banesat, bazuar në udhëzimin e përbashkët të ministrit përgjegjës për financat dhe institucionit që ka në fushën e përgjegjësisë regjistrimin e pasurive të paluajtshme, të nxjerrë në zbatim të pikës 8, të nenit 17, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar.
Neni 3
Shpenzimet dhe të ardhurat në sektorin e ndërtimit
1. Dispozitat e këtij neni zbatohen për përcaktimin e fitimit të tatueshëm të sipërmarrjeve, që operojnë në ndërtimin dhe/ose shitjen e ndërtesave për qëllim strehimi, veprimtari prodhuese, tregtare ose veprimtari të shërbimit, sipas parashikimit në nenin 49, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar.
2. Tatimpaguesit që operojnë si sipërmarrës të punimeve të ndërtimit, për llogaritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve veprojnë, si më poshtë vijon:
a) Në rastet kur tatimpaguesit operojnë si sipërmarrës në punime ndërtimi në rolin e kontraktorit, nënkontraktorit, supervizorit, mbikëqyrësit etj., të ardhurat nga biznesi janë të ardhurat e faturuara, bazuar në situacionet e punimeve të kryera apo paradhëniet e marra nga porositësit e punimeve;
b) Shpenzimet e tatimpaguesve, që operojnë si sipërmarrës në punime ndërtimi në rolin e kontraktorit, nënkontraktorit, supervizorit, mbikëqyrësit etj. përbëhen nga shpenzimet e biznesit brenda kufizimeve të ligjit për tatimin mbi të ardhurat.
3. Tatimpaguesit, që operojnë si ndërtues dhe shitës të punimeve të ndërtimit, për llogaritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve veprojnë, si më poshtë vijon:
a) Në rastet kur tatimpaguesit operojnë si ndërtues të objekteve të ndërtimit dhe njëkohësisht janë pronarë plotësisht apo pjesërisht të produktit të ndërtimit, të cilin e shesin apo e japin me qira, të ardhurat nga biznesi janë të ardhurat nga pjesa, që shitet e produktit të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga qiraja për pjesën e produktit të ndërtimit që jepet me qira:
i. Në rastet kur tatimpaguesi është 100% pronar i truallit ku ndërtohet, të ardhurat nga shitja apo dhënia me qira e produktit të ndërtimit do të llogariten për 100 % të produktit të ndërtimit;
ii. Në rastet kur tatimpaguesi nuk është pronar 100% i truallit ku ndërtohet, por ka një kontratë shkëmbimi truall–ndërtesë me pronarët e truallit, të ardhurat nga shitja apo dhënia me qira e produktit të ndërtimit llogariten për pjesën përfituese të produktit të ndërtimit bazuar në kontratën e shkëmbimit ndërmjet palëve;
b) Të ardhurat nga shitja e produkteve të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga dhënia me qira e tyre llogariten bazuar në kontratat e shitjes, por duke marrë në konsideratë çmimet minimale të shitjes apo tarifat minimale të qiradhënies të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë;
c) Shpenzimet e tatimpaguesve, që operojnë si ndërtues të objekteve të ndërtimit dhe njëkohësisht janë pronarë plotësisht apo pjesërisht të produktit të ndërtimit, përbëhen nga shpenzimet e zbritshme të biznesit për fazën e ndërtimit, fazën e shitjes apo të mirëmbajtjes për pjesën e objekteve që jepen me qira, sipas dispozitave të ligjit për tatimin mbi të ardhurat;
ç) Në rastet kur shoqëritë e ndërtimit disponojnë në aktivet e shoqërisë troje të blera dhe, bazuar në lejet e ndërtimit, përdorin pjesë të tyre për ndërtimin e godinave me qëllim rishitjeje, për pjesën e truallit, i cili i përket pjesës së shitur të godinës, truall që çregjistrohet si pronë e entitetit në ASHK dhe kalon në pronësi/bashkëpronësi të blerësve të produktit të ndërtimit, vlera në kontabilitet e tij kalohet si shpenzim i zbritshëm i veprimtarisë së ndërtimit me qëllim shitjeje. Nëse entiteti mban produkte ndërtimi për nevoja të veprimtarisë së tij, si: zyra, magazina, dhënie me qira, bare, restorante etj., pjesa përkatëse e truallit, që u përket proporcionalisht këtyre aktiveve, nuk do kalojë si shpenzim i zbritshëm biznesi.
3. Tatimpaguesit, që operojnë si investitorë dhe shitës të produkteve të ndërtimit, për llogaritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve veprojnë, si më poshtë vijon:
Në rastet kur tatimpaguesit operojnë si investitorë, financues të produktit të ndërtimit, të ardhurat nga biznesi janë të ardhurat nga shitja e produktit të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga qiraja për pjesën e produktit të ndërtimit që mbahet nga ana e tyre për t’u dhënë me qira.
a) Të ardhurat nga shitja e produkteve të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga dhënia me qira e tyre llogariten bazuar në kontratat ligjore të shitjes, por duke marrë në konsideratë çmimet minimale të shitjes apo tarifat minimale të qiradhënies të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë;
b) Shpenzimet e tatimpaguesve, që operojnë si investitorë (financues) të produktit të ndërtimit dhe njëkohësisht janë pronarë të këtij produkti, përbëhen nga shpenzimet e faturuara për ta nga sipërmarrësit e punimeve apo shpenzimet e tjera të nevojshme në fazën e shitjes apo të dhënies me qira, sipas dispozitave të ligjit për tatimin mbi të ardhurat.
Neni 4
Lista e shërbimeve objekt tatimi nga 1 janari 2024
1. Në zbatim të nenit 69, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar, përcaktohet lista analitike e veprimtarive ekonomike të tatimpaguesve, persona fizikë të vetëpunësuar dhe entitete, që ofrojnë shërbime profesionale, me të ardhura vjetore deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale nga biznesi apo tatim mbi të ardhurat e korporatës, duke filluar nga viti fiskal 2024. Lista analitike përbëhet nga veprimtaritë sipas kodeve të parashikuara në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), të paraqitura në tabelën analitike nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Në rastet kur tatimpaguesit nuk janë të qartë në lidhje me kategorizimin e veprimtarisë ekonomike që ushtrojnë apo për normën e tatimit mbi të ardhurat në lidhje me veprimtarinë e tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), përcakton ndarjen dhe aktivitetin, në të cilin bën pjesë tatimpaguesi përkatës.
“Pjesë nga neni 69 i Ligjit 29/2023
Dispozitë kalimtare
1. Lehtësitë dhe përjashtimet tatimore të parashikuara në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, vazhdojnë të zbatohen si më poshtë:
…..
dh) për:
i. individët tregtarë;
ii. të vetëpunësuarit, si dhe;
iii. entitetet:
me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029. Norma e tatimit 0% nuk aplikohet për tatimpaguesit e përcaktuar në nënndarjet “ii” dhe “iii” të kësaj shkronje, të cilët furnizojnë shërbime profesionale. Lista analitike e shërbimeve profesionale përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me legjislacionin në fuqi rregullues lidhur me këto shërbime profesionale.
…
“
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shkarko VKM Nr. 753, datë 20.12.2023
Shkarko Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2)
Tabela analitike nr. 1
Lloji i veprimtarisë | Ndarja NVE Rev 2 | Kodi NVE Rev 2 | Përshkrimi |
Veprimtaritë prodhuese | Ndarja 01 | A111, A112, A113, A114, A115, A116, A119, A121, A122, A123, A124, A125, A126, A127, A128, A129, A130, A141, A142, A143, A144, A145, A146, A147, A149, A150, A161, A162, A163, A164, A170 | Prodhimi bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shërbime të lidhura me to |
Ndarja 02 | A210, A220, A230, A240 | Pyjet dhe shfrytëzimi i pyjeve | |
Ndarja 03 | A311, A312, A321, A322 | Peshkimi dhe Akuakultura | |
Ndarja 05 | B510, B520 | Nxjerrja e qymyrit dhe linjiteve | |
Ndarja 06 | B610, B620 | Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror | |
Ndarja 07 | B710, B721, B729 | Nxjerrja e mineraleve metalore | |
Ndarja 08 | B811, B812, B891, B892, B893, B899 | Nxjerrja e mineraleve të tjera nga minierat apo karrierat | |
Ndarja 09 | B910, B990 | Aktivitete mbështetëse minerare | |
Ndarja 10 | C1011, C1012, C1013, C1020, C1031, C1032, C1039, C1041, C1042, C1051, C1052, C1061, C1062, C1071, C1072, C1073, C1081, C1082, C1083, C1084, C1085, C1086, C1089, C1091, C1092 | Përpunimi i produkteve ushqimore | |
Ndarja 11 | C1101, C1102, C1103, C1104, C1105, C1106, C1107 | Prodhimi i pijeve | |
Ndarja 12 | C1200 | Prodhimi i produkteve të duhanit | |
Ndarja 13 | C1310, C1320, C1330, C1391, C1392, C1393, C1394, C1395, C1396, C1399 | Përpunimi i tekstileve | |
Ndarja 14 | C1411, C1412, C1413, C1414, C1419, C1420, C1431, C1439 | Konfeksionimi i veshjeve | |
Ndarja 15 | C1511, C1512, C1520 | Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure | |
Ndarja 16 | C1610, C1621, C1622, C1623, C1624, C1629 | Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobilieve; prodhimin e artikujve | |
Ndarja 17 | C1711, C1712, C1721, C1722, C1723, C1724, C1729 | Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre | |
Ndarja 18 | C1811, C1812, C1813, C1814, C1820 | Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara | |
Ndarja 19 | C1910, C1920 | Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës | |
Ndarja 20 | C2011, C2012, C2013, C2014, C2015, C2016, C2017, C2020, C2030, C2041, C2042, C2051, C2052, C2053, C2059, C2060 | Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike | |
Ndarja 21 | C2110, C2120 | Përpunimi i produkteve farmaceutike dhe preparateve farmaceutike | |
Ndarja 22 | C2211, C2219, C2221, C2222, C2223, C2229 | Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës | |
Ndarja 23 | C2311, C2312, C2313, C2314, C2319, C2320, C2331, C2332, C2341, C2342, C2343, C2344, C2349, C2351, C2352, C2361, C2362, C2363, C2364, C2365, C2369, C2370, C2391, C2399 | Prodhimi i produkteve minerale jo metalike | |
Ndarja 24 | C2410, C2420, C2431, C2432, C2433, C2434, C2441, C2442, C2443, C2444, C2445, C2446, C2451, C2452, C2453, C2454 | Metalurgjia | |
Ndarja 25 | C2511, C2512, C2521, C2529, C2530, C2540, C2550, C2561, C2562, C2571, C2572, C2573, C2591, C2592, C2593, C2594, C2599 | Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve | |
Ndarja 26 | C2611, C2612, C2620, C2630, C2640, C2651, C2652, C2660, C2670, C2680 | Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë | |
Ndarja 27 | C2711, C2712, C2720, C2731, C2732, C2733, C2740, C2751, C2752, C2790 | Prodhimi i pajisjeve elektrike | |
Ndarja 28 | C2811, C2812, C2813, C2814, C2815, C2821, C2822, C2823, C2824, C2825, C2829, C2830, C2841, C2849, C2891, C2892, C2893, C2894, C2895, C2896, C2899 | Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve p.k.t | |
Ndarja 29 | C2910, C2920, C2931, C2932 | Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove | |
Ndarja 30 | C3011, C3012, C3020, C3030, C3040, C3091, C3092, C3099 | Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit | |
Ndarja 31 | C3101, C3102, C3103, C3109 | Prodhimi i mobileve | |
Ndarja 32 | C3211, C3212, C3213, C3220, C3230, C3240, C3250, C3291, C3299 | Industri të tjera p.k.t | |
Ndarja 35 | D3511, D3512, D3513, D3514, D3521, D3522, D3523, D3530 | Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar | |
Ndarja 36 | E3600 | Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë | |
Ndarja 37 | E3700 | Ujërat e zeza | |
Ndarja 38 | E3811, E3812, E3821, E3822, E3831, E3832 | Aktivitetet e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve; rikuperimi i materialeve | |
Ndarja 39 | E3900 | Shërbime të tjera të pastrimit e të menaxhimit të mbetjeve | |
Ndarja 41 | F4110, F4120 | Ndërtimi i ndërtesave | |
Ndarja 42 | F4211, F4212, F4213, F4221, F4222, F4291, F4299 | Punime inxhinierike | |
Ndarja 43 | F4311, F4312, F4313, F4321, F4322, F4329, F4331, F4332, F4333, F4334, F4339, F4391, F4399 | Punime të specializuara ndërtimi | |
Ndarja 98 | T9810, T9820 | Aktivitete të prodhimit të mallrave e shërbimeve të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vet | |
Veprimtaritë e tregtimit me shumicë | Ndarja 46 | G4611, G4612, G4613, G4614, G4615, G4616, G4617, G4618, G4619, G4621, G4622, G4623, G4624, G4631, G4632, GG4633, G4634, G4635, G4636, G4637, G4638, G4639, G4641, G4642, G4643, G4644, G4645, G4646, G4647, G4648, G4649, G4651, G4652, G4661, G4662, G4663, G4664, G4665, G4666, G4669, G4671, G4672, G4673, G4674, G4675, G4676, G4677, G4690 | Tregtia me shumicë, përveç automjeteve dhe motoçikletave |
Veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual | Ndarja 45 | G4511, G4519, G4520, G4531, G4532, G4540 | Tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave |
Ndarja 47 | G4711, G4719, G4721, G4722, G4723, G4724, G4725, G4726, G4729, G4730, G4741, G4742, G4743, G4751, G4752, G4753, G4754, G4759, G4760, G4761, G4762, G4763, G4764, G4765, G4771, G4772, G4773, G4774, G4775, G4776, G4777, G4778, G4779, G4781, G4782, G4789, G4791, G4799 | Tregtia me pakicë, përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave | |
Ndarja 49 | H4910, H4920, H4931, H4932, H4939, H4941, H4942, H4950 | Transporti tokësor dhe me tubacione | |
Ndarja 50 | H5010, H5020, H5030, H5040 | Transporti ujor | |
Ndarja 51 | H5110, H5121, H5122 | Transporti ajror | |
Veprimtaritë bare, restorante, disko, etj., të kësaj natyre | Ndarja 56 | I5610, I5621, I5629, I5630 | Shërbime ushqimi dhe pije |
Veprimtaritë e shërbimeve, veprimtaritë artizanale dhe zejtare | Ndarja 52 | H5210, H5221, H5222, H5223, H5224, H5229 | Magazinimi dhe aktivitete mbështetëse për transportin |
Ndarja 53 | H5310, H5320 | Aktivitete të postës dhe korrierës | |
Ndarja 55 | I5510, I5520, I5530, I5590 | Akomodimi | |
Ndarja 60 | J6010, J6020 | Aktivitete të programimit dhe shpërndarjes | |
Ndarja 61 | J6110, J6120, J6130, J6190 | Telekomunikacioni | |
Ndarja 85 | P8510, P8520, P8531, P8532, P8541, P8542, P8551, P8552, P8553, P8559, P8560 | Arsimi | |
Ndarja 91 | R9101, R9102, R9103, R9104 | Bibliotekat, arkivat, muzeumet dhe të tjera aktivitete kulturore | |
Ndarja 92 | R9200 | Aktivitete të lojërave të fatit dhe basteve | |
Ndarja 93 | R9311, R9312, R9313, R9319, R9321, R9329 | Aktivitete sportive, argëtuese dhe çlodhëse | |
Individët e vetëpunësuar | Ndarja 33 | C3311, C3312, C3313, C3314, C3315, C3316, C3317, C3319, C3320 | Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve |
Ndarja 58 | J5811, J5812, J5813, J5814, J5819, J5821, J5829 | Aktivitete publikimi | |
Ndarja 59 | J5911, J5912, J5913, J5914, J5920 | Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete publikimi të muzikës | |
Ndarja 62 | J6201, J6202, J6203, J6209 | Shërbime të teknologjisë së informacionit | |
Ndarja 63 | J6311, J6312, J6391, J6399 | Aktivitete të shërbimit të informacionit | |
Ndarja 64 | K6411, K6419, K6420, K6430, K6491, K6492, K6499 | Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve | |
Ndarja 65 | K6511, K6512, K6520, K6530 | Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm | |
Ndarja 66 | K6611, K6612, K6619, K6621, K6622, K6629, K6630 | Aktivitete të tjera financiare | |
Ndarja 68 | L6810, L6820, L6831, L6832 | Aktivitete të pasurive të paluajtshme | |
Ndarja 69 | M6910, M6920 | Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit | |
Ndarja 70 | M7010, M7021, M7022 | Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit | |
Ndarja 71 | M7111, M7112, M7120 | Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike | |
Ndarja 72 | M7211, M7219, M7220 | Kërkim dhe zhvillim shkencor | |
Ndarja 73 | M7311, M7312, M7320 | Publiciteti dhe kërkimet e tregut | |
Ndarja 74 | M7410, M7420, M7430, M7490 | Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike | |
Ndarja 75 | M7500 | Aktivitete Veterinare | |
Ndarja 77 | N7711, N7712, N7721, N7722, N7729, N7731, N7732, N7733, N7734, N7735, N7739, N7740 | Aktivitete të marrjes e dhënies me qira | |
Ndarja 78 | N7810, N7820, N7830 | Aktivitete të punësimit | |
Ndarja 79 | N7911, N7912, N7990 | Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit | |
Ndarja 80 | N8010, N8020, N8030 | Aktivitete të sigurimit dhe hetimit | |
Ndarja 81 | N8110, N8121, N8122, N8129, N8130 | Shërbime ndaj ndërtesave dhe shesheve | |
Ndarja 82 | N8211, N8219, N8220, N8230, N8291, N8292, N8299 | Administrim zyrash, mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse të ndërmarrjeve | |
Ndarja 84 | O8411, O8412, O8413, O8421, O8422, O8423, O8424, O8425, O8430 | Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm | |
Ndarja 86 | Q8610, Q8621, Q8622, Q8623, Q8690 | Aktivitete të shëndetit | |
Ndarja 87 | Q8710, Q8720, Q8730, Q8790, | Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e social | |
Ndarja 88 | Q8810, Q8891, Q8899 | Aktivitete të kujdesit social pa akomodim | |
Ndarja 90 | R9001, R9002, R9003, R9004 | Aktivitete krijuese, arte, dhe aktivitete çlodhëse | |
Ndarja 94 | S9411, S9412, S9420, S9491, S9492, S9499 | Aktivitetet e shoqatave e organizatave | |
Ndarja 95 | S9511, S9512, S9521, S9522, S9523, S9524, S9525, S9529 | Riparimi i kompjuterëve dhe artikujve personale dhe familjarë | |
Ndarja 96 | S9601, S9602, S9603, S9604, S9609 | Aktivitete të tjera shërbimi | |
Ndarja 97 | T9700 | Aktivitete të familjeve si punëdhënës të personelit shtëpiak | |
Ndarja 99 | U9900 | Aktivitete të organizatave dhe organizmave ndërkombëtare |
Tabela analitike nr. 2
Ndarja | Grupi/ klasa | Kodi NVE Rev 2 | Lloji i aktivitetit |
Ndarja 59 | Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete të prodhimit të muzikës | ||
59.2 | Regjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës | ||
59.20 | J5920 | Regjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës | |
Ndarja 62 | Shërbime të teknologjisë së informacionit | ||
62.0 | Programacioni, këshillime dhe aktivitete të tjera informatike | ||
62.01 | J6201 | Aktivitete të programimit informatik | |
62.02 | J6202 | Aktivitete të këshillimeve informatike | |
62.03 | J6203 | Aktivitete të menaxhimit të instalimeve informatike | |
62.09 | J6209 | Shërbime të tjera të teknologjisë së informacionit | |
Ndarja 63 | Aktivitete të shërbimit të informacionit | ||
63.1 | Përpunimi i të dhënave, aktivitete mbajtëse (hosting) të informacionit dhe aktivitete të lidhura me to, portat web | ||
63.11 | J6311 | Përpunimi i të dhënave, aktivitete mbajtëse (hosting) të informacioni dhe aktivitete të lidhura me to | |
63.12 | J6312 | Portat web | |
63.9 | Shërbime të tjera të informacionit | ||
63.91 | J6391 | Aktivitete të agjencive të lajmeve | |
63.99 | J6399 | Shërbime të tjera informacioni p.k.t | |
Ndarja 64 | Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve | ||
64.1 | Ndërmjetësim Monetar | ||
64.19 | K6419 | Ndërmjetësime të tjera financiare | |
64.9 | Ndërmjetësime të tjera financiare | ||
64.91 | K6491 | Leasing (Qiramarrja financiare) | |
64.92 | K6492 | Aktivitete të tjera garantimit të kredisë | |
64.99 | K6499 | Ndërmjetësime të tjera financiare, përveç sigurimit dhe fondeve të pensionit, p.k.t. | |
Ndarja 65 | Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm | ||
65.1 | Sigurimi | ||
65.11 | K6511 | Sigurimi i jetës | |
65.12 | K6512 | Sigurime jo jetësore | |
65.2 | Risigurimi | ||
65.20 | K6520 | Risigurimi | |
65.3 | Financimi i Pensioneve | ||
65.30 | K6530 | Financimi i Pensioneve | |
Ndarja 66 | Aktivitete të tjera financiare | ||
66.1 | Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve | ||
66.11 | K6611 | Administrimi i tregjeve financiare | |
66.12 | K6612 | Aktivitete të sigurimit dhe kontratave të të mirave | |
66.19 | K6619 | Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar, përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve p.k.t | |
66.2 | Aktivitete ndihmëse të sigurimeve dhe financimit të pensioneve | ||
66.21 | K6621 | Vlerësimi i riskut dhe dëmit | |
66.22 | K6622 | Aktivitete të agjentëve të sigurimit dhe komisionerëve | |
66.29 | K6629 | Të tjera aktivitete ndihmëse të sigurimeve dhe financimit të pensioneve | |
66.3 | Menaxhimi i fondeve | ||
66.30 | K6630 | Menaxhimi i fondeve | |
Ndarja 68 | Aktivitete të pasurive të paluajtshme | ||
68.1 | Blerja dhe shitja e pasurive të paluajtshme | ||
68.10 | L6810 | Blerja dhe shitja e pasurive të paluajtshme në pronësi të vet | |
68.2 | Dhënia me qira dhe funksionimi i pasurive të paluajtshme të veta ose të marra me qira | ||
68.20 | L6820 | Dhënia me qira dhe funksionimi i pasurive të paluajtshme të veta ose të marra me qira | |
68.3 | Aktivitete të pasurive të paluajtshme me pagesë ose kontratë | ||
68.31 | L6831 | Agjencitë e pasurive të paluajtshme | |
68.32 | L6832 | Menaxhimi i pasurive të paluajtshme me pagesë ose kontratë | |
Ndarja 69 | Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit | ||
69.1 | Aktivitete juridike | ||
69.10 | M6910 | Aktivitete juridike | |
69.2 | Aktivitete të llogarive, mbajtjes së llogarive dhe aktivitete auditimi; konsulencë për taksat | ||
69.20 | M6920 | Aktivitete të llogarive, mbajtjes së llogarive dhe aktivitete auditimi; konsulencë për taksat | |
Ndarja 70 | Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit | ||
70.1 | Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve | ||
70.10 | M7010 | Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve | |
70.2 | Aktivitete të konsulencës menaxheriale | ||
70.21 | M7021 | Aktivitete të marrëdhënieve publike dhe të komunikimit | |
70.22 | M7022 | Aktivitete të këshillimit për biznes dhe këshilla të tjera për menaxhimin | |
Ndarja 71 | Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike | ||
71.1 | Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike dhe konsulenca teknike të lidhura me to | ||
71.11 | M7111 | Aktivitete arkitekturore | |
71.12 | M7112 | Aktivitete inxhinierike dhe konsulenca teknike të lidhura me to | |
71.2 | Testimet dhe analizat teknike | ||
71.20 | M7120 | Testimet dhe analizat teknike | |
Ndarja 73 | Publiciteti dhe kërkimet e tregut | ||
73.1 | Publicitet | ||
73.11 | M7311 | Agjenci publiciteti | |
73.12 | M7312 | Shërbime të përfaqësimit të mediave | |
73.2 | Studimi i tregut dhe sondazhet | ||
73.20 | M7320 | Studimi i tregut dhe sondazhet | |
Ndarja 74 | Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike | ||
74.1 | Aktivitete të specializuara skicimi | ||
74.10 | M7410 | Aktivitete të specializuara skicimi | |
74.2 | Aktivitete fotografike | ||
74.20 | M7420 | Aktivitete fotografike | |
74.3 | Aktivitete përkthimi dhe interpretimi | ||
74.30 | M7430 | Aktivitete përkthimi dhe interpretimi | |
74.9 | Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike p.k.t | ||
74.90 | M7490 | Të tjera aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike p.k.t | |
Ndarja 75 | Aktivitete veterinare | ||
75.0 | Aktivitete veterinare | ||
75.00 | M7500 | Aktivitete veterinare | |
Ndarja 77 | Aktivitete të marrjes e dhënies me qira | ||
77.1 | Dhënia me qira dhe hua e mjeteve të transportit | ||
77.11 | N7711 | Dhënia me qira dhe hua e mjeteve të transportit | |
77.12 | N7712 | Dhënia me qira dhe hua e kamionëve | |
77.2 | Dhënia me qira dhe hua e orendive personale dhe shtëpiake | ||
77.21 | N7721 | Dhënia me qira dhe hua e pajisjeve të kohës së lirë dhe mallra sportive | |
77.22 | N7722 | Dhënia me qira e video-kasetave dhe disqeve | |
77.29 | N7729 | Dhënia me qira dhe hua e sendeve personale dhe e orendive shtëpiake të papërfshira | |
77.3 | Dhënia me qira dhe hua e makinerive, pajisjeve dhe mallra të tjera të trupëzuara | ||
77.31 | N7731 | Dhënia me qira dhe hua e makinerive bujqësore dhe pajisjeve | |
77.32 | N7732 | Dhënia me qira dhe hua e makinerive dhe pajisjeve të ndërtimit e të punimeve inxhinierike | |
77.33 | N7733 | Dhënia me qira dhe hua e makinerive dhe pajisjeve të zyrës (përfshirë kompjuterët) | |
77.34 | N7734 | Dhënia me qira dhe hua e pajisjeve të transportit të ujit | |
77.35 | N7735 | Dhënia me qira dhe hua të pajisjeve të transportit ajror | |
77.39 | N7739 | Dhënien me qira dhe hua të makinerive dhe pajisjeve të tjera dhe mallrave të prekshëm të papërfshira | |
77.4 | Dhënia me qira e të mirave jo-financiare të patrupëzuara | ||
77.40 | N7740 | Dhënia me qira e të mirave jo-financiare të patrupëzuara | |
Ndarja 78 | Aktivitete të punësimit | ||
78.0 | Aktivitete të agjencive të punësimit | ||
78.10 | N7810 | Aktivitete të agjencive të punësimit | |
78.2 | Agjenci të punësimit të përkohshëm | ||
78.20 | N7820 | Agjenci të punësimit të përkohshëm | |
78.3 | Sigurimi i burimeve njerëzore dhe menaxhimi i funksioneve të burimeve njerëzore | ||
78.30 | N7830 | Sigurimi i burimeve njerëzore dhe menaxhimi i funksioneve të burimeve njerëzore | |
Ndarja 79 | Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit | ||
79.1 | Agjenci udhëtimi dhe aktivitete të operatorëve turistikë | ||
79.11 | N7911 | Aktivitete të agjencive të udhëtimit | |
79.12 | N7912 | Aktivitete të operatorëve turistikë | |
79.9 | Të tjera aktivitete shërbimi për rezervim | ||
79.90 | N7990 | Të tjera aktivitete shërbimi për rezervim | |
Ndarja 80 | Aktivitete të sigurimit dhe hetimit | ||
80.1 | 80.1 Aktivitete private sigurimi | ||
80.10 | N8010 | 80.10 Aktivitete private sigurimi | |
80.2 | 80.2 Aktivitete të shërbimeve të sigurimit | ||
80.20 | N8020 | 80.20 Aktivitete të shërbimeve të sigurimit | |
80.3 | 80.3 Aktivitete hetimi | ||
80.30 | N8030 | 80.30 Aktivitete hetimi | |
Ndarja 82 | Administrim zyrash, mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse | ||
82.1 | Administrim zyrash dhe aktivitete mbështetëse | ||
82.11 | N8211 | Aktivitete të kombinuara të shërbimit të administrimit të zyrave | |
82.2 | Aktivitete të qendrave telefonike (call center) | ||
82.20 | N8220 | Aktivitete të qendrave telefonike (call center) | |
82.3 | Organizatorë të konferencave dhe panaireve | ||
82.30 | N8230 | Organizatorë të konferencave dhe panaireve | |
82.9 | Aktivitete shërbimi mbështetëse për bizneset p.k.t. | ||
82.91 | N8291 | Aktivitete të agjencive të mbledhjes së dokumentacionit dhe zyra krediti | |
82.99 | N8299 | Aktivitete të tjera shërbimi mbështetëse për bizneset p.k.t | |
Ndarja 84 | Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm | ||
84.2 | Kryerja e shërbimeve ndaj komunitetit | ||
84.23 | O8423 | Drejtësi dhe aktivitete juridike | |
Ndarja 85 | Arsimi | ||
85.1 | Arsimi parashkollor | ||
85.10 | P8510 | Arsimi parashkollor | |
85.2 | Arsimi fillor (cikli i parë i arsimit bazë) | ||
85.20 | P8520 | Arsimi fillor | |
85.3 | Arsimi mesëm | ||
85.31 | P8531 | Arsimi mesëm i përgjithshëm (klasat 7-8-9 të arsimit bazë + klasat 10-11-12 të gjimnazit) | |
85.32 | P8532 | Arsim mesëm teknik dhe profesional | |
85.4 | Arsimi lartë | ||
85.41 | P8541 | Arsimi pas të mesmes jo i lartë | |
85.42 | P8542 | Arsimi lartë | |
85.5 | Arsim tjetër | ||
85.51 | P8551 | Arsimi për sporte dhe argëtim | |
85.52 | P8552 | Arsim kulturor | |
85.53 | P8553 | Aktivitete të shkollave të drejtimit të mjeteve | |
85.59 | P8559 | Të tjera shkollime | |
85.6 | Shërbime arsimore mbështetëse | ||
85.60 | P8560 | Shërbime arsimore mbështetëse | |
Ndarja 86 | Aktivitete të shëndetit | ||
86.1 | Aktivitete të spitaleve | ||
86.10 | Q8610 | Aktivitete të spitaleve | |
86.2 | Aktivitete të mjekëve dhe dentistëve | ||
86.21 | Q8621 | Aktivitete të mjekëve të përgjithshëm | |
86.22 | Q8622 | Aktivitete të mjekëve të specializuar | |
86.23 | Q8623 | Aktivitete të dentistëve | |
86.9 | Të tjera aktivitete të shëndetit | ||
86.90 | Q8690 | Të tjera aktivitete të shëndetit | |
Ndarja 87 | Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e social | ||
87.1 | Aktivitete të qendrave të kujdesit infermieror | ||
87.10 | Q8710 | Aktivitete të qendrave të kujdesit infermieror | |
87.2 | Aktivitete të qendrave të kujdesit për prapambetjet mendore, shëndetit mendor dhe abuzimit me substanca narkotike | ||
87.20 | Q8720 | Aktivitete të qendrave të kujdesit për prapambetjet mendore, shëndetit mendor dhe abuzimit me substanca narkotike | |
87.3 | Aktivitete qendrave të kujdesit shëndetësor për të moshuarit dhe personave me paaftësi | ||
87.30 | Q8730 | Aktivitete qendrave të kujdesit shëndetësor për të moshuarit dhe personave me paaftësi | |
87.9 | Aktivitete të qendrave të tjera kujdesit p.k.t | ||
87.90 | Q8790 | Aktivitete të qendrave të tjera kujdesit p.k.t | |
Ndarja 88 | Aktivitete të kujdesit social pa akomodim | ||
88.1 | Aktivitete të kujdesit social pa akomodim për të moshuar dhe të paaftë | ||
88.10 | Q8810 | Aktivitete të kujdesit social pa akomodim për të moshuar dhe të paaftë | |
88.9 | Të tjera aktivitete të kujdesit social pa akomodim | ||
88.91 | Q8891 | Aktivitete të kujdesit ditor të fëmijëve | |
88.99 | Q8899 | Aktivitete të tjera të kujdesit sociale pa akomodim p.k.t. | |
Ndarja 90 | Aktivitete krijuese, arte, dhe aktivitete çlodhëse | ||
90.0 | Aktivitete krijuese, arte, dhe aktivitete çlodhëse | ||
90.01 | R9001 | Shfaqje artistike | |
90.02 | R9002 | Aktivitete mbështetëse për shfaqje artistike | |
90.03 | R9003 | Krijimtari artistike | |
90.04 | R9004 | Shfrytëzimi i strukturave dhe pajisjeve artistike | |
Ndarje 93 | Aktivitete sportive, argëtuese dhe çlodhëse | ||
93.1 | Aktivitete sportive | ||
93.11 | R9311 | Funksionimi i strukturave sportive | |
93.12 | R9312 | Aktivitete të klubeve sportive | |
93.13 | R9313 | Palestra | |
93.19 | R9319 | Aktivitete të tjera sportive | |
93.2 | Të tjera aktivitete argëtuese dhe çlodhëse | ||
93.21 | R9321 | Aktivitete të parqeve të argëtimit dhe atyre me orientim të caktuar | |
93.29 | R9329 | Aktivitete të tjera argëtimi dhe çlodhëse p.k.t. | |
Ndarja 96 | Aktivitete të tjera shërbimi | ||
96.0 | Aktivitete të tjera shërbimi | ||
96.04 | S9604 | Aktivitete të mirëmbajtjes trupore |