Lloji i deklarimit | Afati i deklarimit | Afati i pagesës |
Deklarimi i tatimit mbi fitimin | Jo më vonë se data 31 Mars e vitit që pason periudhën tatimore | Këst 3-mujor: jo më vonë se data 30 e muajit të fundit të 3-mujorit (30 Mars, 30 Qershor, 30 Shtator, 30 Dhjetor); ose këst mujor: jo më vonë se data 15 e çdo muaji. |
Deklarimi vjetor i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin | Jo më vonë se data 10 Shkurt e vitit që pason periudhën tatimore | Këstet 3-mujore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, të biznesit të vogël, brenda datës 20 prill, për muajt: janar, shkurt e mars; brenda datës 20 korrik, për muajt: prill, maj e qershor; brenda datës 20 tetor, për muajt: korrik, gusht e shtator; dhe brenda datës 20 dhjetor, për muajt: tetor, nëntor dhe dhjetor. |
Deklarimi mujor i tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (TAP) | Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik | Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore, për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik. |
Deklarimi mujor i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore | Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik | Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore, për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik. |
Deklarimi i tatimit në burim | Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës | Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës. |
Deklarimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) | Jo më vonë se data 14 e muajit pasardhës | Jo më vonë se data 14 e muajit pasardhës. |
Deklarimi i tatimit mbi lojrat e fatit | Jo më vonë se data 10 e muajit pasardhës | Jo më vonë se data 10 e muajit pasardhës |
Deklarimi i taksave kombëtare | Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës | Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës |
Deklarimi i tarifave kombëtare | Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës | Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës
|