Në kuadër të vijimësisë së proçesit të fiskalizimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë subjektet e fushës së Teknologjisë së Informacionit, mbi krijimin e komisionit të përbashkët të çertifikimit të prodhuesve/mirëmbajtësve të zgjidhjeve softuerike.
Në zbatim të VKM Nr.239, datë 20.03.2020 “Për kërkesat teknike dhe funksionale të zgjidhjes software-ike për proçedurën e faturimit dhe të fiskalizimit si dhe proçedurën e kriteret për regjistrimin e prodhuesve e të mirëmbajtësve të zgjidhjeve software-ike”, është firmosur urdhëri i përbashkët midis Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për emërimet në komisionin e përbashkët çertifikues, duke krijuar në këtë mënyrë mundësinë për aplikim dhe çertifikim të çdo subjekti të interesuar.
Në shoqërim të udhrërit të përbashkët është firmosur edhe rregullorja e përbashkët mbi saktësimin e procedurave të çertifikimit me qëllim qartësimin e të gjithë hapave të proçesit të çertifikimit duke filluar nga aplikimi e deri tek marrja e çertifikatës.
Në zbatim të kësaj rregulloreje ngarkohet grupi i përbashkët i punes me specialistë sipas fushave përakatëse i cili do të shqyrtojë kërkesat e cdo aplikanti, të dhënat dhe dokumentacionin e paraqitur si dhe vetë zgjidhjen e softuerit.
Theksojmë se, aplikimi për çertifikimin kryhet pranë Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit nëpërmjet Platformës së Ndërveprimit Qeveritar e-Albania.
Administrata Tatimore nxit të gjithë subjektet e interesuara që të bëjnë aplikimin për çertifikimin duke u bërë kështu pjesë e proçesit shumë të rëndësishëm të fiskalizimit.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë. Ne mund t’ju ndihmojmë me përdorimin e QuickBooks. KONTAKTO ME NE