Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i sjell në vëmendje të gjithë tatimpaguesve, të cilët në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 576 datë 22.7.2020, plotësojnë kushtet për të mos qenë pjesë e skemës së TVSH-së, se duhet të paraqiten:
- pranë shoqërive me të cilat kanë kontraktuar shërbimin për mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale ekzistuese, për të ndryshuar regjimin e TVSH-së.
- pranë Drejtorive Rajonale Tatimore, për t’u pajisur me bllok faturash të thjeshta tatimore Model 4.
Si alternativë, të gjithë tatimpaguesit që kryejnë shitje me para në dorë dhe përmbushin njëkohësisht kushtet e pikës 1 të VKM nr. 220 datë 12.03.2020 “Për përcaktimin e kategorisë së tatimpaguesve dhe të kritereve të përdorimit të procedurës së thjeshtëzuar të fiskalizimit’, i ndryshuar, mund të përdorin platformën SelfCare, e cila është pa pagesë, pa pasur nevojë të përdorin dhe të mirëmbajnë pajisjet fiskale ekzistuese.
Kushtet për përdorimin e platformës SelfCare për shitje me para në dorë, që duhet të përmbushen nga tatimpaguesit, sipas VKM të sipërpërmendur, janë:
- Nuk janë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar;
- Kanë përgjegjësi tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël;
- Nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit.
- Kanë statusin ligjor “Person fizik” dhe kategorinë e punësimit “I vetëpunësuar i vetëm.”
Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale , të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, si dhe të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë. KONTAKTO ME NE