VENDIM
Nr. 128, datë 2.3.2022
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 953, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR. 92/2014, ‘PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË’, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 159, të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 8 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Në pikat 1, shkronja “a”, 3, paragrafi i dytë, 4.1, shkronjat “b” e “c”, fjalët “50 milionë (pesëdhjetë milionë) lekë”, “50 milionë lekë”, “50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë” zëvendësohen me “500 000 000 (pesëqind milionë) lekë”.
2. Shkronja “ç”, e pikës 1, dhe pika 4.4 shfuqizohen.
Neni 2
Pika 1, e nenit 8/1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Në zbatim të pikës 10, të nenit 49, të ligjit, furnizimi i inputeve bujqësore, siç janë plehrat kimike, pesticidet, farat dhe fidanët, përveç hormoneve të klasifikuara në kodet 2937 të NKM-së, është furnizim me normë të reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar 10 (dhjetë) për qind.
Lista e kategorive të inputeve bujqësore është e përcaktuar në aneksin 4, që i bashkëlidhet këtij vendimi.”.
Neni 3
Pas pikës 1, të nenit 11, shtohet pika 2, me këtë përmbajtje:
“2. Për personat e tatueshëm, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve të tilla, si: noter, përmbarues gjyqësor shtetëror dhe privat, kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në është zero, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre. Të gjithë këta janë persona të tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, edhe nëse kryejnë veprimtari të përjashtuara sipas ligjit.”.
Neni 4
Në anekset 1.1 dhe 3, bashkëlidhur vendimit, fjalët “50 milionë (pesëdhjetë milionë) lekë” dhe “50 MILIONË LEKË” zëvendësohen me “500 000 000 (pesëqind milionë) lekë”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe neni 2 i shtrin efektet nga data 5 janar 2022.
Shkarko këtu Vendimin e ndryshuar.
Burimi: Qendra e Botimeve Zyrtare.