Administrata Tatimore informon tatimpaguesit se për shkak të disa zhvillimeve të reja në sistemin e fiskalizimit, nga data 10 gusht faturat me status dorëzuar do të kalojnë automatikisht në statusin pranuar.
“Ky zhvillim ka impakt tek tё gjithё ata tatimpagues, tё cilёt ende nuk kanё ndёrmarrё asnjё veprim pёr faturat elektronike të blerjes, (pranim/refuzim). Tё gjitha faturat qё shfaqen me status Dorёzuar, pra që nuk ёshtё bёrё asnjё veprim mbi to, ekzekutimi i kësaj procedure do të kalojë automatikisht në statusin PRANUAR (accepted)”
Sqaron Administrata Tatimore.
DPT ju kёrkon tё kryeni tё gjitha verifikimet pёrkatёse për faturat e blerjes, pasi nё momentin e kalimit nё ambientin LIVE, kёto fatura do tё pranohen automatikisht.
Ndryshimi i kryer në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar, synon ta lehtësojë sa më shumë këtë proces per tatimpaguesit.
Ndërkohë, për çdo pyetje apo paqartësi lidhur me procesin e Fiskalizimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju fton t’i drejtoheni në çdo kohë platformës Help Desk, në faqen http://helpdesk.tatime.gov.al, të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale ku jeni të regjistruar apo Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 00 02.