Këto ditë, si pjesë e procesit të ligjit të ri për tatimit mbi të ardhurat, janë gjeneruar këstet e parapagimit të tatimit mbi fitimin. Ky është proces dhe zbatim normal i ligjit, por, meqenëse nga ndryshimet ligjore preken një pjesë e konsiderueshme e profesioneve të lira, pagesa e kësteve dhe menaxhimi i parashikimit të tatimit, kërkon vëmendje të shtuar.
Këstet e parapagimit të tatimit; për personat fizikë por edhe për entitetet, bazohen në deklaratën vjetore të tatimit për vitin 2023. Të gjithë bizneset, nëse vlerësojnë që fitimi dhe rrjedhimisht tatimi i llogaritur i periudhës 2024 do të jetë dukshëm më i ulët, kanë të drejtë kërkojnë rivlerësimin e tyre.
Lexo më shumë https://alprofitconsult.al/perllogaritja-per-kestet-e-tatim-fitimit-2024/ mbi përllogaritjen e kësteve të tatimit.
Për të ardhur në ndihmë individëve dhe bizneseve që menaxhojnë dhe preken nga ky proces, Alprofit Consult, ka përgatitur një draft të thjeshtë të kërkesës për rishikimin e kësteve të parapagimit të tatimit.
Lexo më shumë mbi këstet e parapagimit të tatimit https://alprofitconsult.al/dispozita-te-mbledhjes-se-tatimit-mbi-fitimin-ndryshimet-ligjore-pas-janar-2024/
Në këtë link dhe më poshtë do të gjeni një format shembull të thjeshtë të shkresës për rishikimin e kësteve.