Përgjigja e shkurtër
Tatimi mbi fitimin është 0% deri më 31 dhjetor 2029 për individët tregtarë, të vetëpunësuarit dhe shoqëritë me të ardhura bruto deri 14,000,000 lekë në vit, sipas nenit 69, pika 1, shkronja dh, të ligjit nr. 29/2023. Mbi këtë prag, shoqëritë paguajnë 15% mbi fitimin, sipas nenit 41.
Verifikuar më nga Andi Haxhillari, Kontabilist i Miratuar. Krahasuar me nenet 24, 41, 61 dhe 69 të ligjit nr. 29/2023, teksti i përditësuar deri te ligji nr. 81/2025.
Tatimi mbi fitimin varet nga forma e biznesit dhe nga xhiroja vjetore. Me xhiro bruto deri 14,000,000 lekë nuk paguhet asgjë deri më 31 dhjetor 2029. Mbi pragun, personi fizik tatohet 15% dhe 23% vetëm mbi tepricën, ndërsa shoqëritë 15%. Paketa fiskale 2027 e lë këtë normë 15% të pandryshuar, pasi rritja në 17% u tërhoq më 28 tetor.
Sa paguan personi fizik, sa shoqëria, si funksionon fasha 23% dhe kush përjashtohet nga tatimi.
Lexo →Regjimi 0% për xhiro deri 14,000,000 lekë, profesionet e lira pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe detyrimet që mbeten.
Lexo →Nga fitimi i pasqyrave te fitimi tatimor, kontratat afatgjata dhe parimi i tregut për palët e lidhura.
Lexo →Çfarë njihet dhe çfarë nuk njihet, kufijtë e përfaqësimit dhe sponsorizimeve, normat e amortizimit dhe borxhi i keq.
Lexo →Mbartja pesëvjeçare, rendi i përdorimit dhe kur humbet e drejta me ndryshimin e pronësisë.
Lexo →Këstet tremujore dhe mujore, si llogaritohen dhe si kërkohet rishikimi kur fitimi bie.
Lexo →Kur zbatohet parimi i tregut, pesë metodat e njohura, dosja brenda 45 ditëve dhe njoftimi vjetor.
Lexo →AlProfit Consult ndjek parapagimet, deklarimet dhe planifikimin e tatimit mbi fitimin, si pjesë e abonimit mujor.
