Postim historik, 29 mars 2020. Ky postim i përket pagave, kontributeve ose procedurave tatimore siç ishin në vitin 2020. Shifrat dhe rregullat aktuale ndryshojnë çdo vit, prandaj për vlerat në fuqi sot shihni faqen tonë të burimeve për pagat dhe kontributet.
Në bazë të VKM nr.254 datë 27.03.2020 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë, ndihmës ekonomike e të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19”, i cili hyn në fuqi prej datës 1 Prill 2020, ju informojmë për kriteret dhe mënyrën e aplikimit që duhet të kryejnë subjektet përfitues, të cilët:
- për vitin 2019 kanë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,
- duhet të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim, si dhe
- duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin
Kush përfiton pagën minimale
- personat fizikë të vetëpunësuar;
- punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;
- të punësuarit në personat fizikë tregtarë.
- të punësuarit në personat juridikë,
- Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NUIS
- Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit:
Të dhënat e kërkuara për përfituesit
- emrin, atësinë, mbiemrin
- numrin personal të identifikimit të përfituesit
- bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare
- IBAN të llogarisë bankare të individit përfitues
Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falas
