Informacion
Bazuar në parashikimet e nenit 43 dhe 46 të ligjit nr. 9723/2007 “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar, brenda datës
Subjektet e detyruara nga ligji duhet të depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, nëpërmjet shërbimit elektronik në portalin eAlbania në këtë link dokumentet e mëposhtëme:
- Pasqyrat financiare vjetore
- Raportin e ecurisë së veprimtarisë ,
- Raportin e auditimit (të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme)
Kujdes
Pavarësisht formës ligjore, depozitimin e akteve të mësipërme duhet ta kryejë çdo subjekt i regjistruar në Regjistrin Tregtar, kur këto subjekte kanë detyrim hartimin e tyre.
Depozitimi i bilancit vjetor në Qendrën Kombëtare të Biznesit
Aplikim online për depozitimin e bilancit vjetor kontabël dhe raporteve të auditimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ky shërbim elektronik mundëson depozitimin në QKB të bilancit vjetor kontabël dhe raporteve të auditimit (kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme).
Shërbimi mund t’i ofrohet vetëm një subjekti/biznesi që është i regjistruar tashmë në QKB. Mbështetur në Ligjin Nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit, i ndryshuar, neni 43, pika 3 (a), subjektet kanë detyrimin të depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme.
Dokumentacioni i nevojshëm
- Pasqyrat financiare vjetore të skanuara në format PDF
- Raporti i auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme).
- Vendimi për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesës ligjore). Kujdes:
- Dokumentacioni shoqërues duhet të jetë në format PDF;
- Madhësia e dokumenteve (File) që do të ngarkohen nuk duhet të jetë më e madhe se 5MB.
- Emërtimi i dokumenteve (File) që ngarkohet nuk duhet të përmbajë simbole (‘/ # “ $ * etj)
Hapat e procedurës
Hapat që duhet të ndiqni për të hapur një llogari si biznes:
- Administratori duhet të hapë llogarinë si individ (Tek opsioni “Regjistrohu”).
- Tek opsioni “Hyr”, do të logohet administratori, i cili duhet të përzgjedhë mënyrën e identifikimit “Identifikimi i qytetarëve/bizneseve me fjalëkalim”.
- Pas logimit në portal, administratori duhet të logohet në sistem për të hapur një llogari si biznes (tek opsioni “Hapësira ime”), në menunë “Regjistro biznes”.
- Tek opsioni “Hyr”, do të logohet subjekti, i cili duhet të përzgjedhë mënyrën e identifikimit “Identifikimi i qytetarëve/bizneseve me fjalëkalim: NIPT dhe fjalëkalimin (password) që administratori ka vendosur gjatë regjistrimit të biznesit.
Klikoni këtu për instruksione lidhur me procesin e depozitimit online të bilancit vjetor. Shiko më poshtë edhe videon e plotë të udhëzimeve për depozitimin e pasqyrave.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Depozitimi i bilancit vjetor kontabël dhe raporteve të auditimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit bëhet brenda një afati prej 24 orësh nga momenti i aplikimit
Kostot
Pa pagesë
Më shumë
Për çdo informacion apo paqartësi, QKB ka ngritur një sportel të dedikuar (Sporteli Nr.1) pranë zyrave qendrore, ku mund të adresoni shqetësimet tuaja. Për më shumë vizitoni: www.qkb.gov.al, ww.e-albania.al
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)