Njoftim për vend të lirë pune: Kontabilist/e.

Ky njoftim është i mbyllur. U publikua më 13 mars 2024 dhe nuk pranon më aplikime. Vendet e lira sot i gjeni te faqja e karrierës.

Ky njoftim nuk është më aktiv.

Afati i aplikimit për këtë pozicion ka mbaruar. Ne vazhdojmë të pranojmë kandidatura gjatë gjithë vitit, edhe kur nuk kemi një vend të lirë të shpallur.

Shiko rolet dhe dërgo kandidaturën

POZICIONI I PUNËS: Kontabilist/e

RRETH PUNËDHËNËSIT

Alprofit Consult – Zyrë Kontabiliteti

Ne ofrojmë shërbime profesionale të personalizuara në këto fusha: (a) Këshillim financiar, (b) Shërbime kontabiliteti, (d) Shërbime të taksave, (e) Implementim të programit financiar QuickBooks e trajnime në fushën e kontabilitetit.

Kemi rreth 8 vjet eksperiencë në këtë fushë dhe pjesë e vazhdueshme e administrimit financiar të klientëve/bashkëpunëtorëve tanë. Qasja jonë është jo vetëm ofrim i shërbimeve të jashtme të një zyre kontabiliteti, por mbështetje e vazhdueshme për klientët tanë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Regjistrimi i të gjitha transaksioneve në sistemin e informacionit kontabël.
  2. Kryerja e deklarimeve tatimore periodike.
  3. Ofrimi i shërbimit të këshillimit ndaj klientëve të studios dhe mbështetje e vazhdueshme.
  4. Përfshirja graduale në të gjitha proceset e ofrimit të shërbimit ndaj klientit.

KUSHTET

  1. Aftësi shumë të mira komunikimi.
  2. Dëshirë dhe vullnet për të zgjeruar njohuritë dhe praktikuar profesionin e ekonomistit.
  3. Diplomuar në fushën e Financës, Kontabilitetit ose në fusha të ngjashme.
  4. Njohuri të mira të fushës së financës, raportimit financiar, buxhetimit, kontabilitetit të drejtimit dhe legjislacionit tatimor.
  5. Të kenë minimumi 3-5 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.

APLIKIMI

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV – në e tyre, bashkëlidhur me dokumentet që tregojnë edukimin dhe çertifikimet e ndjekura; në formë elektronike, në adresën: [email protected]

AFATI I FUNDIT PËR PRANIMIN E APLIKIMIT:  30 Mars 2024

Shkarko këtu Njoftimin për vend të lirë pune.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR