TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Për Regjistrin Elektronik te Ekspertëve.

Ministria e Drejtësisë ka krijuar, administron dhe ka vënë në dispozicion të publikut Regjistrin Elektronik të Eksperteve, bazuar në nenin 224/d, të Kodit të Procedurës Civile. Ky regjistër ndihmon çdo institucion të sistemit gjyqësor, Prokurorisë apo institucion tjetër publik  që të ketë akses  në të dhe të marrë ekspertizën e kërkuar.

Regjistrimi në Regjistrin eksperteve të Ministrisë së Drejtësisë bëhet me përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga neni 224/d i  Kodit të Procedurës Civile dhe Udhëzimeve të mëposhtme:

Personat të cilët përmbushin kriteret, mund të shprehin interesin e tyre personal për t’u regjistruar pranë këtij Regjistri duke plotësuar dokumentat e mëposhtëm:

Depozitimi i aplikimeve së bashku me dokumentet shoqëruese të përcillen elektronikisht nëpërmjet shërbimit “Aplikim për Ekspert Gjykate” në Platformën Qeveritare e-Albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13318.

Për çdo informacion tjetër të nevojshëm kontaktoni në adresën email: [email protected]

Burimi: Instituti Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA).

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online