Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve, në zbatim të VKM 143, datë 13.02.2020, ”Procedurat për lëshimin e autorizimit për subjektet e rindërtimit dhe për përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të furnizimit të mallrave e shërbimeve për qëllime të procesit të rindërtimit”, bёn me dije se vijon me lëshimin e autorizimeve dhe monitorimin e plotë të këtij procesi.
Të gjithë tatimpaguesit që kanë dërguar kërkesë për përjashtim nga TVSH-ja, për procesin e rindërtimit dhe nuk kanë marrë një përgjigje, janë të lutur të interesohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sepse një numër i konsiderueshëm i shkresave kthim përgjigje janë kthyer nga posta, pasi kjo e fundit nuk ka arritur të gjejë adresën e deklaruar nga tatimpaguesi.
Administrata Tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht për të ofruar ndihmë dhe informacion për çdo subjekt të interesuar, si dhe për të vijuar me zbatimin nё mёnyrё rigoroze të këtij proçesi.
Mё poshtё do tё gjeni listёn e tatimpaguesve tё cilёt janё pajisur me Autorizime. Kjo listё do të përditësohet ditët në vijim.