TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Rimbursimi i Kësteve për të Vetëpunësuarit dhe Entitetet me të Ardhura deri në 14 Milionë Lekë

Është botuar në Fletoren Zyrtare Akti normativ, me qëllim rimbursimin e kësteve të parapagimit të tatimin mbi të ardhurat; për kategorinë e profesioneve të lira të cilat paguan këstet.

Përfituesit e rimbursimit

Të vetëpunësuarit dhe entitetet me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë në vit, që ofrojnë shërbime profesionale sipas përcaktimeve të ligjit dhe vendimeve përkatëse.

Rimbursimi i kësteve

Parapagimet apo këstet e paguara/gjeneruara sipas nenit 63 do të rimbursohen ose fshihen nga administrata tatimore deri më 30 dhjetor 2024.

Mekanizmi i rimbursimit

Shumat e kësteve do të pasqyrohen në klasën përkatëse të të ardhurave dhe do të transferohen në llogarinë bankare të tatimpaguesit përmes degës së thesarit.

Rregullat procedurale

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve do të miratojë aktet e brendshme për zbatimin e dispozitës.

AKT NORMATIV

Nr. 4, datë 27.11.2024

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 29/2023, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Pas pikёs 5, tё nenit 69, “Dispozita kalimtare”, tё ligjit nr. 29/2023, “Pёr tatimin mbi tё ardhurat”, tё ndryshuar, shtohet pika 6, me këtë përmbajtje:

“6. Parapagimet/këstet e paguara apo të gjeneruara në zbatim të nenit 63, të këtij ligji, nga të vetëpunësuarit, si dhe entitetet me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë në vit, të cilat furnizojnë shërbime profesionale sipas përcaktimeve të pikёs 1, të nenit 4, dhe tabelës analitike nr. 2, të vendimit nr. 753, datë 20.12.2023, tё Kёshillit tё Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’”, të shfuqizuar me vendimin nr. 52, datё 27.6.2024, tё Gjykatёs Kushtetuese tё Republikёs sё Shqipёrisё, u rimbursohen tatimpaguesve apo u fshihen nga administrata tatimore, brenda datës 30 dhjetor 2024.

Shuma e kësteve të paguara do të pasqyrohet te klasa përkatëse e të ardhurave dhe, nëpëmjet degës së thesarit, administrata tatimore kryen rimbursimin në llogarinë bankare të tatimpaguesit.

Drejtori i përgjthshëm i Tatimeve, me akt të brendshëm, miraton rregullat procedurale për zbatimin e kësaj pike.”.

Neni 2

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online