Ne besojmë që profesioni i ekonomistit është i lidhur shumë ngushtë me leximin e vazhdueshëm dhe njohjen me praktikat më të mira. Njohja me shumë profesionistë të fushës ka përforcuar bindjen tonë që ky është kushti kryesor i të pasurit sukses.
Programet e ndryshme të kurseve praktike, në fushën e kontabilitetit, janë një mundësi mjaft e mirë për çdo koleg të ri, ose praktikues apo pjestar të menaxhimit të sipërmarrjeve, për të kuptuar më shumë rreth profesionit të ekonomistit.
Meqenëse një pjesë e mirë e detyrave tona është e lidhur shumë ngushtë me trajnimin dhe monitorimin e vazhdueshëm të ekonomistëve dhe menaxherëve në marrjen e vendimeve, aktiviteti i këshillimit dhe trajnimit ka lindur shumë natyrshëm në zyrën tonë të kontabilitetit.
Ne zhvillojmë kurse të vazhduara të kontabilitetit praktik, kryesisht e me grupe shumë të vogla, maksimumi 6 persona. Kjo, sepse ne besojmë që kursi, më shumë se sa shpjegimi i termave apo mësimi pasiv i një programi kontabiliteti, është mësimi i shprehive të nevojshme të profesionit të ekonomistit.
Tek ne do të gjeni profesionistë me eksperiencë, përkushtim maksimal gjatë dhe pas organizimit të kursit, këshillim dhe mundësi për gjetjen e vendeve të reja të punës, nga klientët tanë apo rrjeti ynë i bashkëpunëtorëve.
Ne përdorim metodat më të fundit bashkëkohore dhe programet më të personalizuara në rastin tuaj. Gjatë gjithë kohës së trajnimit, Ju do të konsideroheni pjesë e stafit tonë dhe do të keni mundësi angazhimi në çështje, praktike dhe aktivitete me klientët tanë.
Ju do të keni mundësi të angazhoheni direkt në detyrat tona të përditshme, të punoni me disa nga kolegët tanë, përfshiheni në projektet me klientët, merrni pjesë në aktivitetet faktike të zyrës dhe klientëve, punoni direkt me ekspertët më të suksesshëm, të kontaktoni me kolegë brenda dhe jashtë vendit dhe shumë aktivitete të tjera.
Ne do të punojmë së bashku për të gjetur programin më të përshtatshëm për ju. Do t’ju dëgjojmë për të kuptuar rreth formimin tuaj, pikave tuaja të forta, por dhe të dobëta. Do të njihemi me programet tuaja afatmesme dhe afatgjata, dhe së bashku do të hartojmë programin tuaj të kursit.
Paketa e plotë e kurseve të kontabilitetit.
Informimi paraprak mbi programet e trajnimit
Njohja me stadin tuaj të zhvillimit profesional
Gjetja e programit më të përshtatshëm të trajnimit
Përfshirja në listën e rekomandimeve për mundësi punësimi
Komunikim i vazhduar periodik pas përfundimit të trajnimit
Rekomandimin tonë për punësime apo angazhime në të ardhmen.
Një ekip Profesionistësh.
Ne mund t’ju ndihmojmë me kurse të kontabilitetit praktik dhe mundësinë e zhvillimit të praktikës profesionale.
Analizojmë biznesin tuaj.
Tek ne do të gjeni profesionistë me eksperiencë, përkushtim maksimal gjatë dhe pas organizimit të kursit, këshillim dhe mundësi për gjetjen e vendeve të reja të punës.
Ne ju ftojmë që të përfitoni nga seanca e parë falas e kursit të kontabilitetit. Ju lutemi telefononi në +355693232349, ose shkruani në [email protected] për të lënë një takim.