TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Tatimi mbi të ardhurat e korporatës: Dispozita të përgjithshme mbi përcaktimin e fitimit : pjesa e parë (ndryshimet ligjore pas Janar 2024)

Fitimi i tatueshëm

Fitimi i tatueshëm përfshin çdo të ardhur të realizuar nga një person, subjekt i këtij kreu, gjatë vitit tatimor, duke zbritur shpenzimet e zbritshme.

Fitimi i tatueshëm dhe shpenzimet e zbritshme përcaktohen në bazë të pasqyrave financiare, të cilat përgatiten në përputhje me legjislacionin në fuqi për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare, me dispozitat e këtij ligji, si dhe me aktet nënligjore në zbatim të tij.

Parimi i tregut

Transaksionet ndërmjet palëve të lidhura duhet të jenë në përputhje me parimin e tregut. Fitimet e tatueshme të një personi që merr pjesë në një apo më shumë transaksione të kontrolluara konsiderohen në përputhje me parimin e tregut nëse kushtet e këtyre transaksioneve nuk janë të ndryshme nga kushtet që do të ishin aplikuar ndërmjet palëve të pavarura në transaksione të krahasueshme, të kryera në rrethana të krahasueshme.

Më udhëzim të ministrit përgjegjës për financat, miratohen rregullat dhe procedurat për zbatimin e këtij neni.

Kontratat afatgjata

Një kontratë afatgjatë është një kontratë, e cila është në përputhje me kushtet e mëposhtme:

  • lidhet për qëllime të prodhimit, instalimit, ndërtimit ose kryerjes së shërbimeve;
  • afati i saj tejkalon ose pritet të tejkalojë 12 muaj.

Të ardhurat, që lidhen me një kontratë afatgjatë, duhet të njihen nga organet përgjegjëse tatimore për qëllim të tatimit mbi të ardhurat personale dhe të tatimit mbi të ardhurat e korporatave, me shumën që korrespondon me pjesën e kontratës së përfunduar në vitin tatimor përkatës. Përqindja e përfundimit të kontratës përcaktohet ose duke iu referuar raportit të kostove të atij viti me shpenzimet e përgjithshme të vlerësuara ose duke iu referuar standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit.

Shpenzimet e zbritshme tatimore, që lidhen me kontratat afatgjata, merren parasysh në vitin tatimor në të cilën ato kryhen në përputhje me standardet kontabile që përcaktohen sipas urdhrit të ministrit përgjegjës për financat.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Shkarko

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online