- Fitimi i tatueshëm nis nga pasqyrat financiare dhe rregullohet me dispozitat e ligjit tatimor.
- Transaksionet ndërmjet palëve të lidhura duhet të ndjekin parimin e tregut.
- Kontratat afatgjata kanë rregull të vetin për njohjen e të ardhurës në kohë.
- Diferenca mes fitimit kontabël dhe atij tatimor është e pritshme dhe duhet dokumentuar.
Ky është neni që lidh kontabilitetin me tatimin. Fitimi i tatueshëm nuk është fitimi i pasqyrave, por ai pasi zbatohen rregullat e ligjit. Si kalohet nga njëri te tjetri, hap pas hapi, e shpjegon faqja jonë e bazës së tatueshme.
Parimi i tregut prek çdo shoqëri që blen ose shet me një palë të lidhur, edhe kur të dyja janë shqiptare. Metodat dhe dokumentacioni janë te faqja e transferimit të çmimit, ndërsa shpenzimet që njihen janë te faqja e shpenzimeve të zbritshme.
Fitimi i tatueshëm
Fitimi i tatueshëm përfshin çdo të ardhur të realizuar nga një person, subjekt i këtij kreu, gjatë vitit tatimor, duke zbritur shpenzimet e zbritshme.
Fitimi i tatueshëm dhe shpenzimet e zbritshme përcaktohen në bazë të pasqyrave financiare, të cilat përgatiten në përputhje me legjislacionin në fuqi për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare, me dispozitat e këtij ligji, si dhe me aktet nënligjore në zbatim të tij.
Parimi i tregut
Transaksionet ndërmjet palëve të lidhura duhet të jenë në përputhje me parimin e tregut. Fitimet e tatueshme të një personi që merr pjesë në një apo më shumë transaksione të kontrolluara konsiderohen në përputhje me parimin e tregut nëse kushtet e këtyre transaksioneve nuk janë të ndryshme nga kushtet që do të ishin aplikuar ndërmjet palëve të pavarura në transaksione të krahasueshme, të kryera në rrethana të krahasueshme.
Më udhëzim të ministrit përgjegjës për financat, miratohen rregullat dhe procedurat për zbatimin e këtij neni.
Kontratat afatgjata
Një kontratë afatgjatë është një kontratë, e cila është në përputhje me kushtet e mëposhtme:
- lidhet për qëllime të prodhimit, instalimit, ndërtimit ose kryerjes së shërbimeve;
- afati i saj tejkalon ose pritet të tejkalojë 12 muaj.
Të ardhurat, që lidhen me një kontratë afatgjatë, duhet të njihen nga organet përgjegjëse tatimore për qëllim të tatimit mbi të ardhurat personale dhe të tatimit mbi të ardhurat e korporatave, me shumën që korrespondon me pjesën e kontratës së përfunduar në vitin tatimor përkatës. Përqindja e përfundimit të kontratës përcaktohet ose duke iu referuar raportit të kostove të atij viti me shpenzimet e përgjithshme të vlerësuara ose duke iu referuar standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit.
Shpenzimet e zbritshme tatimore, që lidhen me kontratat afatgjata, merren parasysh në vitin tatimor në të cilën ato kryhen në përputhje me standardet kontabile që përcaktohen sipas urdhrit të ministrit përgjegjës për financat.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Shkarko
Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falas
