Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falasPostim historik, 6 maj 2020. Ky postim ishte një masë e përkohshme e qeverisë gjatë pandemisë COVID-19 të vitit 2020 dhe sot nuk zbatohet më. Për çështje aktuale tatimore apo financiare të biznesit tuaj na kontaktoni këtu.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit se procesi i aplikimit për përfitimin e ndihmës financiare të Paketës së 2-të, sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020 (Paketa nr.2) është në vijim.
Duke qenë se aplikimi për punonjësit përfitues duhet të kryhet nga subjektet, të cilët plotësojnë kushtet sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bën thirrje të gjithë subjekteve, të cilët nuk kanë aplikuar ende, se duhet të plotësojnë formularin e “Kërkesës” në llogarinë e-filling për përfitimin e ndihmës financiare për punonjësit e tyre.
Masat përfituese sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020 janë si me poshte:
Masa 1
- Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14,000,000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ urdhrave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.
- Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/urdhrave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.
Përfituesit nga masa e tretë
- Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14,000,000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)
- Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listepagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

