SEKSIONI I – AKOMODIMI DHE SHËRBIMI USHQIMOR
Ky seksion përfshin kushte akomodimi për qëndrime te shkurtra për vizitore dhe udhetare të tjerë, dhe ush- qim te plote e pije për konsum të menjëhershëm Llojet dhe sasia e shërbimeve shtesë të ofruara brënda këtij sektori mund të variojnë shumë.
Ky seksion nuk përfshin akomodimin me kohë të gjatë si vend qëndrimi kryesor, i cili është klasifikuar në ak- tivitetet e Real estate (seksioni L). gjithashtu është përjashtuar përgatitja e ushqimeve dhe pijeve që nuk janë për konsum të menjëhershëm ose që janë shitur nëpërmjet kanaleve shpërndarës të pavarur, p.sh. nëpërmjet tregtisë me shumicë ose pakicë. Përgatitja e këtyre ushqimeve klasifikohet në Përpunim (seksioni C).
55 Akomodimi
Kjo ndarje përfshin kushte akomodimi për qëndrime të shkurtëra për vizitorë dhe udhëtarë të tjerë. Gjithashtu, përfshin akomodim të gjatë për studentët, punëtorët dhe individë të ngjashëm. Disa njësi mund të ofrojnë vetëm akomodim, ndërsa të tjerë një kombinim te akomodimit me vaktet dhe/ose lehtësira argëtuese.
Kjo ndarje nuk përfshin aktivitetet në lidhje me akomodimin afatgjatë si rezidence primare në lehtësira si apartamente me qira me bazë mujore ose vjetore, klasifikuar në Real Estate (seksioni L)
55.1 Hotele dhe struktura të ngjashme
55.10 Hotele dhe struktura të ngjashme
Kjo klasë përfshin kushte akomodimi kryesisht për qëndrime të shkurtra, ditore ose javore për vizitorët. Kjo përfshin ofrimin e mobilimit të dhomave dhe suitave. Shërbimet përfshijnë pastrimin ditor dhe rregullimin e shtretërve. Shërbime shtesë mund të ofrohen të tilla si: shërbime ushqimi, pije, parking, lavanteri, pishina, palestra, gjimnastikë lehtësirat argetusese dhe lehtesirat për konfereca dhe kongrese
Kjo klasë përfshin akomodimin e dhënë nga:
- hotele
- resort hotelier (kompleks turistik)
- suite / apartament hotel
- motele
Kjo klasë nuk përfshin:
- shtëpi dhe apartamente të mobiluar ose jo, ose apartamente për qëndrime më të gjata, të përhershme, zakonisht me bazë mujore ose vjetore, shih ndarjen 68
55.2 Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime kolektive
55.20 Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime kolektive
Kjo klasë përfshin kushte akomodimi për qëndrime të shkurta ditore ose javore për vizitorët, të organizuara në dhoma të mobilura ose hapësira fjetjeje dhe ngrënie me lehtësira gatimi dhe kuzhina plotësisht të pajisura. Kjo mund të ketë formen e apartamenteve në godina të vogla të vecanta ose në godina me shumë kate, grum- bull godinash, ose shtëpi njëkatëshe të veçanta, ose vila, ose kabina. Në këton raste ka shumë pak, ose nuk ka asnjë shërbim plotësues.
Kjo klasë përfshin akomodimin e dhënë nga:
- shtëpi pushimi për fëmijë dhe të tjerë.
- apartamente dhe shtëpi njëkatëshe për vizitorë
- shtëpi pushimi familjare pa shërbim në dhome.
- bujtina të rinjsh dhe streha malore
Kjo klasë nuk përfshin:
- akomodime të shkurtra me mobilim me pastrim ditor, shtrim shtrati, shërbim ushqimi dhe pije, shih 55.10
- shtëpi dhe apartamente të mobiluar ose jo, ose apartamente për qëndrime më të gjata, të përhershme, zakonisht me bazë mujore ose vjetore, shih ndarjen 68
55.3 Parqe automjetesh, kamionësh dhe kampingje për argëtim
55.30 Hapësirat për kampingje dhe për parqe, për çadra ose rulota argëtimi
Kjo klasë përfshin ofrimin e hapësirave dhe të lehtësirave për akomodimin ne kampingje e parqe, për çadra, automjete ose rulota argëtimi, kampe peshkimi dhe gjuetie për vizitorët me qëndrim të shkurtër.
Kjo klasë nuk përfshin akomodimin e dhënë nga:
– strehat malore, shih klasën 55.20
55.9 Akomodime të tjera
55.90 Akomodime të tjera
Kjo klasë përfshin ofrimin e kushteve për akomodimin afatgjatë dhe të përkohshëm në dhoma të veçanta dhe të përbashkta, fjetore për studentë, migrantë, puntorë dhe individë të tjerë.
Kjo klasë përfshin:
- konvikte për studentë
- fjetore shkollash
- bujtina puntorësh
- dhoma dhe shtëpi me qira
- vagona treni me fjetje
56 Shërbime ushqimi dhe pije
Kjo ndarje përfshin aktivitetet e shërbimeve të ushqimit dhe pijeve duke ofruar vaktet e plota për konsum të menjëhershëm, si në restorantet tradicionalë, vet-shërbimi ose restorante me shërbim katering (ushqim i pa- ketuar), qoftë në vende të përhershme apo të përkoshme, me ose pa mbulesë. I rendësishem është fakti që ofrohen vaktet për konsum të menjëhershëm dhe jo mënyra se si ofrohen ato.
Nuk përfshihen në këtë klasë prodhimi i vakteve për konsum jo të përnjëhershëm ose të planifikuara të jenë konsum jo i përnjëhershëm apo përgatitja e ushqimit i cili nuk konsiderohet të jetë një vakt ( Shiko ndarjen 10: fabrikimin e produkteve te ushqimit dhe 11; fabrikimin e pijeve)
Gjithashtu, përjashtohet shitja e ushqimeve të vetë fabrikuara të cilat nuk konsiderohen të jenë nje vakt ose vakte të cilat nuk janë për konsum të menjëhershem (shiko seksionin G tregëtia e shitjes me shumicë
dhe pakicë).
56.1 Restorante dhe shërbim ushqimor i lëvizshëm
56.10 Restorante dhe shërbim ushqimor i lëvizshëm
Kjo klasë përfshin ofrimin e shërbimit të ushqimit për konsumatorët, qoftë nëse u shërbehet ulur apo vetëshër- bim, edhe nëse ata e konsumojnë ushqimin në lokal ose e marrin me vete apo e porosisin. Kjo përfshin për- gatitjen e vakteve për konsum të menjëhershëm dhe shërbimin me mjete motorike ose me karro jo motorike
Kjo klasë përfshin:
- restorante
- kafeteri
- vende ngrënie ku ushqimet merren me vete
- karroca shitës ambulantë të akullores
- karro të lëvizëshme ku shiten ushqime
- përgatitje ushqimi në tregje dhe markete
Kjo klasë gjthashtu përfshin:
- aktivitetin e restoranteve dhe bar që lidhen me transportin kur ai kryhet nga njësi të veçanta
Kjo klasë nuk përfshin:
- kryerjen e lehtësirave të ushqimit me konçesion, shih 56.29
56.2 Katering me porosi për raste dhe shërbime të tjera ushqimore
Ky grup përfshin aktivitetin katering (furnizim me ushqim të paketuar) për ngjarje të veçanta për një periudhë të caktuar kohë dhe operimin e ushqimit me konçesion, të tillë si; në sportet dhe lehtësira të ngjashme
56.21 Katering me porosi për raste
Kjo klasë përfshin kushtet shërbimit të ushqimit bazuar në marrëveshje kontraktuale me konsumatorët në vendet e specifikuara nga klienti për një rast të veçantë.
Kjo klasë përfshin:
- furnizuesit e ushqimeve për raste me porosi
Kjo klasë nuk përfshin:
- prodhimin e artikujve ushqimorë që prishen, për rishitje, shih 10.89
- shitjen me pakicë të artikujve ushqimorë që prishen, shih ndarja 47
56.29 Aktivitetet e shërbimeve ushqimore të tjera
Kjo klasë përfshin Katering (furnizim me ushqime të paketuara) industrial psh: ofrimin e shërbimit ushqimor bazuar në marrëveshje kontraktuale me konsumatorët për një periudhë kohe të caktuar. Gjithashtu, përf- shin operimin me konçensione të ushqimit si lehtesirat për sportet dhe të ngjashme.Ushqimi zakonisht është pergatitur në njësi qëndrore.
Kjo klasë përfshin:
- kontraktorët e shërbimeve të përgatitjes së ushqimit për kompanitë e transportit
- aktivitetin e përgatitjes së ushqimeve për sportet dhe lehtësira të ngjajshme
- aktivitetin e rrjetit të kafeterive (p.sh. për fabrika, zyra, spitale ose shkolla) me një bazë koncesioni
Kjo klasë nuk përfshin:
- prodhimin e artikujve ushqimorë që prishen për rishitje, shih 10.89
- shitjen me pakicë e artikujve ushqimorë që prishen, shih ndarja 47
56.3 Aktivitete të shërbimit të pijeve
56.30 Aktivitete të shërbimit të pijeve
Kjo klasë përfshin aktivitetin e përgatitjes dhe servirjes së pijeve për konsum të menjëhershëm në lokal. Kjo klasë përfshin:
- bare
- taverna
- pritje koktail
- diskoteka (me mbizotërim servirje pijesh)
- sallon birre
- lokal kafeje
- bar me lëng frutash
- shitës pijesh lëvizës
Kjo klasë nuk përfshin:
- rishitjen e paketuar / pije të përgatitura, shih 47
- diskotekat dhe sallone vallzimi pa shërbim pije, shih 93.22