Pikat kryesore
  • Nga janari 2024, VKM nr. 753/2023 hoqi profesionet e lira (IT, juristë, ekonomistë, arkitektë, mjekë etj.) nga norma 0% dhe i vendosi të paguanin 15% tatim mbi fitimin.
  • Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 52, datë 27.6.2024, shfuqizoi pikërisht këto dispozita, duke e konsideruar përjashtimin vetëm të profesioneve të lira si shkelje të parimit të proporcionalitetit.
  • Këstet e paguara për 2024-n u kthyen ose u fshinë, dhe sot edhe profesionet e lira me të ardhura bruto deri në 14,000,000 lekë në vit paguajnë 0% deri më 31 dhjetor 2029.
Përditësuar më 18 tetor 2026. Publikuar më 30 dhjetor 2023. Njoftimi origjinal lajmëronte ndryshimin e janarit 2024. Ai ndryshim nuk zbatohet më, i shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese gjashtë muaj më vonë.

Më 22 dhjetor 2023 u miratua VKM nr. 753, datë 20.12.2023, që hiqte profesionet e lira nga norma 0% e tatimit mbi fitimin dhe i vendoste të paguanin 15%, duke filluar nga janari 2024. Në kategorinë e profesioneve të lira u përfshinë shumica e shërbimeve (IT, agjenci imobiliare, shërbime teknike si ekonomist, jurist, arkitekt, dhe shëndetësia), ndërsa tregtia, prodhimi, ndërtimi, transporti dhe akomodimi mbetën jashtë.

Tabela e mëposhtme tregon ndarjen sipas kodit të veprimtarisë (NVE) siç ishte përcaktuar në atë kohë. Vlen vetëm si dokument historik, jo si rregull aktual.

Ndarja NVE sipas VKM nr. 753/2023, dispozitë e shfuqizuar që nga qershori 2024.

Lexo edhe: Tatimi zero deri në 2029, kush përfiton dhe si funksionon, vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, dhe rimbursimi i kësteve të parapaguara për profesionet e lira.

Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.

Dërgomë njoftimet falas

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR