SEKSIONI L – AKTIVITETE TË PASURIVE TË PALUAJTËSHME (REAL ESTATE)
Ky seksion përfshin ushtrimin e aktivitetit si qiradhënës, agjentë dhe /ose komisionerë në një ose më shumë nga aktivitetet e mëposhtme: Shitja, qiradhënia e pasurive të paluajtshme, kryerja e shërbimeve të tjera të pasurive të paluajtshme ose të vepruarit si agjentë dorëzënës të pasurive të paluajtshme.
Aktivitetet e këtij seksioni mund të kryhen në pronë të vet ose të marrë hua dhe mund të bëhet me pagesë ose kontratë. Gjithashtu përfshihen ndërtimi i strukturave të kombinuara me mirëmbajtjen e pronësisë ose qiradhënien e këtyre strukturave.
Ky seksion përfshin menaxherët e mirëfilltë të pasurive të paluajtshme.
68 Aktivitete të pasurive të paluajtshme
68.1 Blerja dhe shitja e pasurive të paluajtshme
68.10 Blerja dhe shitja e pasurive të paluajtshme në pronësi të vet
Kjo klasë përfshin:
- blerjen dhe shitjen e pasurive të paluajtshme në pronësi të vet ose dhënien e tyre me qira:
- ndërtesa rezidenciale dhe shtëpi banimi
- ndërtesa jo rezidenciale, përfshirë salla ekspozitash, qendra tregtare dhe dyqane, etj
- tokë dhe troje
Kjo klasë gjithashtu përfshin
- ndarjen e pasurive të paluajtshme në pjesë, pa përmirësimin e gjëndjes
Kjo klasë nuk përfshin:
- zhvillimin e projektit të objektit për shitje, shih 41.10
- ndarjen e pasurive të paluajtshme në pjesë, me përmirësimin e gjendjes, shih 42.99
68.2 Dhënia me qira dhe funksionimi i pasurive të paluajtshme të veta ose të marra me qira
68.20 Dhënia me qira dhe funksionimi i pasurive të paluajtshme të veta ose të marra me qira
Kjo klasë përfshin:
- qiradhënien dhe funksionimin e pasurive të paluajtshme të veta ose të huajtura:
- ndërtesa rezidenciale dhe shtëpi banimi
- ndërtesa jo rezidenciale, përfshirë salla ekspozitash, qendra tregtare dhe dyqane, etj
- tokë dhe troje
- sigurimin e shtëpive dhe apartamenteve të mobiluar ose jo për përdorim të gjatë, zakonisht me bazë mujore ose vjetore
Kjo klasë gjithashtu përfshin:
- funksionimin e vendbanimeve rezidenciale të lëvizshme
Kjo klasë nuk përfshin:
- funksionimin e hoteleve, shtëpive lëvizëse, kampingjeve, kampeve me furgona dhe të tjera vend banimi me qëndrim të shkurtër jo-rezidencial, shih ndarjen 55
- funksionimin e suite hoteleve dhe akomodime të ngjashme, shih 55.10
68.3 Aktivitete të pasurive të paluajtshme me pagesë ose kontratë
68.31 Agjencitë e pasurive të paluajtshme
Kjo klasë përfshin aktivitete të pasurive të paluajtshme nga agjencitë e pasurive të paluajtshme:
- agjentët dhe komosionerët e pasurive të paluajtshme
- agjentët dhe dorëzanës të pasurive të paluajtshme
Kjo klasë nuk përfshin:
- aktivitetet ligjore, shih 69.10
68.32 Menaxhimi i pasurive të paluajtshme me pagesë ose kontratë
Kjo klasë përfshin aktivitetin pasurive të paluajtshme me pagesë ose kontratë përfshirë shërbimet e lidhura me pasuritë e paluajtshme:
- ndërmjetësim në blerje, shitje dhe dhënie me qira të pasurive të paluajtshme me pagesë ose më kontratë
- menaxhimin e pasurive të paluajtshme me pagesë ose më kontratë
- shërbimet e vlerësimit të pasurive të paluajtshme
Kjo klasë nuk përfshin:
- aktivitetet ligjore, shih 69.10
- shërbimet mbështetësë, shih 81.10
- menaxhimin e hapësirave të tilla: baza ushtarake, burgje, e të tjera (përveç shërbimeve informatike), shih 81.10
Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)